For 25 years, FSFE contributors have participated at FOSDEM. Support our work for software freedom by helping us gain 25 new FSFE supporters at this year’s FOSDEM!

News

Që të punojë për Software-in e Lirë gjatë 2016-s, FSFE-ja ka nevojë për dhurimet tuaja

më:

Shumë individë dhe kompani në shoqërinë tonë përfitojnë nga Software-i i Lirë. Që prej 2001-shit Free Software Foundation Europe i fuqizon njerëzit të kontrollojnë teknologjinë. Që me punën tonë të arrijmë diçka, synojmë 140 000€ dhurime, deri më 31 janar, nga të cilat kemi marrë tashmë 60 000€.

Ju lutemi, na ndihmoni të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë duke dhuruar sot:

Dhuruesit tanë na bënë të mundur të arrijmë sukseset vijuese:

Për vitin tjetër duam të përqendrohemi te ushtrimi i trysnisë lidhur me kërkesat tona që krejt software-i i financuar me paranë publike të botohet si Software i Lirë, dhe për të drejtën e gjithkujt për të eksperimentuar me hardware-in dhe software-in e tyre.

Për të arritur këto synime:

Veç kësaj, do të vazhdojmë përpjekjet tona të tanishme për të hequr pengesat ndaj lirisë së software-it dhe të nxisim njerëzit të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë. Një veprimtari thelbësore mbetet udhëheqja e kompanive për kalimin në Software të Lirë, duke ndihmuar degët e tyre ligjore të kuptojnë licencat e Software-it të Lirë.

Sfidat janë në rritje: traktate ndërkombëtare opake dhe procese komplekse politikash kërkojnë trajtime të kujdesshme që të punohet me efektshmëri për lirinë e software-it. Është e nevojshme që të jemi në gjendje të ndjekim si duhet zhvillime të tilla.

Ja pse përkrahja juaj është kyçe për ne. Ndaj, ju lutemi, na ndihmoni duke u bërë një anëtar mbështetës ose përmes një dhurimi korporate.