We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Buletin

Buletini i FSFE-së – shkurt 2015

Shkruar nga  më  

E ♥ Software-in e Lirë

14 shkurti po vjen dhe sajti ynë do të bëhet rozë dhe do të përmbytet me zemra, si kremtim për krijuesit e Software-it të Lirë. Që prej 2010-s kemi përfituar nga rasti çdo ditë të Shën Valentinit të festojmë jo vetëm për të dashurit tanë, por edhe për njerëz të përkushtuar që punojnë fort për të na dhënë mundësinë të përdorim Software të Lirë.

Mund të lexoni diçka më tepër se si e kremtuam Ditën E ♥ Software-in e Lirë më 2014-n, që të keni një ide për frymën e këtyre rasteve, dhe jeni më se i mirëpritur të merrni pjesë në festimet e këtij viti!

Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok

Zgjedhjet e anëtarësisë shok thuajse kanë mbërritur! Tre kandidatët, (Nicolas Dietrich, Max Mehl, dhe Felix Stegerman) po synojnë vendin që tani mbahet nga Repentinus. Repentinus u uron mbarësi në këtë garë për zëvendësimin e tij, dhe shpreson që ky të jetë edhe urimi i lexuesve tanë. Fitoftë kandidati më i mirë!

Votimi do të mbahet nga 20 shkurti më 6 mars, dhe lejohen të votojnë krejt anëtarët shok të rregullt, me anëtarësi aktive më 19 shkurt, 2015, 12am (UTC+1). Pra, keni ende plot kohë për ripërtëritjen e Anëtarësisë suaj Shok dhe për të qenë në gjendje të ndikoni në përfundimin e zgjedhjeve.

Tranzicion

Cilido që do të bëhet përfaqësuesi i Anëtarësisë Shok, do të bëhet pjesë e një ekipi bazë krejt të ndryshëm nga ai që gjeti Repentinus thuajse dy vjet më parë.

Së pari, presim që Jonas Öberg të zërë vendin e drejtorit ekzekutiv, afërsisht në të njëjtën kohë që përfaqësuesi i anëtarësisë shok do të bëhet pjesë e ekipit bazë dhe e Asamblesë së Përgjithshme. Për më tepër, më vonë, brenda këtij viti, kur Asambleja e Përgjithshme të mbajë takimin e vet vjetor, do të zgjedhë një president të ri. Pritet që AP-ja do të ripohojë zëvendëspresidentin tonë të tanishëm, Matthias Kirschner si presidentin e ri. Këto ndryshime janë të njohura prej pak kohësh, për të brendshmit, por u njoftuan publikisht nga presidenti ynë Karsten Gerloff vetëm më 26 janar.

Diçka krejt ndryshe

Aktivizohuni: përqafoni një programues

Për shkurtin do të donin që krejt ju të bëheni tok, me ne, në kremtimin e kontributit të programuesve të Software-it të Lirë. Më datë 14, ju lutemi, u dërgoni programuesve, përkthyesve dhe artistëve email-e, kartolina, dhe torta, përqafojini (me leje, kuptohet), ose përdorni çfarëdo mundësie tjetër të sjellshme dhe me frymë krijuese për t’u bërë të ditur se sa shumë i vlerësoni ata dhe punën që bëjnë me Software-in e Lirë që ju përdorni çdo ditë.

Faleminderit krejt vullnetarëve, anëtarëve shok dhe korporatave dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Heiki Ojasild
përfaqësues i Anëtarësisë Shok, FSFE