Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

Buletin

Buletini i FSFE-së - tetor 2017

Shkruar nga  dhe Polina Malaja më  

I thoni BE-së të Ruajë Ndarjen e Kodit Me të Tjerët, në debatin e tanishëm rreth të Drejtave të Kopjimit në Be!

Në propozimin për një Direktivë të BE-së mbi të Drejta Kopjimi në Tregun e Përbashkët Dixhital, BE-ja është duke rishikuar rregullat për të drejta kopjimi, që të jenë më të përshtatshme për epokën dixhitale moderne. Në vend të pranimit të realiteteve se si lëndë të ndryshme ndahen me të tjerët në internet, propozimi i tanishëm i Direktivës së BE-së mbi të Drejta Kopjimi, dhe veçanërisht neni 13 me objekt furnizuesit e depozitimit online, rrezikon aftësinë tonë të përdorim depo publike kodi dhe të ndajmë kod me të tjerët në internet.

Rregullat e reja të përfshira në Artikullin 13 synojnë të fusin detyrime të reja për platforma strehimi kodi, që të mund të parandalohet çfarëdo cenimi i mundshëm të drejtash kopjimi: nëse nuk i sendërtojnë këto rregulla, platformat do të përfundojnë të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjëse për veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Pra, neni 13 imponon përdorimin e filtrave të kushtueshëm mbi ngarkime, që të mund të identifikojnë kod cenues të mundshëm. Problemi me një kërkesë të tillë është se nuk ka filtra të automatizuar që mund të identifikojnë me saktësi nëse njëfarë kodi ndahet me të tjerët ashtu si pritet dhe pa cenuar një licencë përkatëse Software-i të Lirë. Për më tepër, neni 13 imponon mbi platforma strehimi kodi një detyrim me qitje të largët mbikëqyrjeje: kërkim i përhershëm për veprimtari cenuese nga përdoruesit e tyre. Neni 13 e trajton çdo përdorues platformash strehimi kodi si një cenues potencial të drejtash kopjimi, lënda e të cilit, përfshi depo të plota kodi, mund të hiqet nga platforma, ose të pengohen të ngarkojnë në platformë, në çfarëdo kohe. Nëse kodi mund të "shpublikohet" kaq lehtë, do të dëmtohet krejt software-i i ngritur mbi të.

Për më tepër informacion mbi se si neni 13 përbën një kërcënim ndaj aftësisë së krijimit të software-it online, ju lutemi, vizitoni Save Code Share dhe lexoni artikullin tonë atje.

FSFE booth at FrOSCon in the University of Applied Sciences Bonn-Rhein-Sieg, Germany

Stendë e FSFE-së te FrOSCon në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bonn-Rhein-Sieg, Gjermani


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Mos humbni rastin! Veprimtari të ardhshme me FSFE-në

Po përgatitim një takim të një lloji të ri të bashkësisë së FSFE-së. Do të zhvillohet më 25 & 26 nëntor në Berlin. Ndaj i ftojmë krejt anëtarët aktivë të bashkësisë, dhe ata që do të donin të riaktivizoheshin, të mblidhemi dhe të bashkëpunojmë. Vendet janë të kufizuara për shkak kufizimesh hapësire. Nëse do të donit të merrni pjesë, lexoni tërë hollësitë te faqja wiki përkatëse.

Hidhuni Në Veprim

U thoni erudeputetëve dhe Këshillit të Europës të garantojnë zhvillimin e software-it në bashkëpunim dhe në internet, dhe në veçanti ndarjen e Software-it të Lirë me të tjerët, përmes nënshkrimit të Letrës së Hapur, si individ dhe/ose organizëm Save Code Share! Ju lutemi, i tregoni njerëzve në rrethet tuaj mbi pasojat negative të propozimit të tanishëm EU Copyright Directive #savecodeshare. U thoni ligjbërësve në BE se nuk ka vend për filtra ngarkimesh kur vjen puna në ndarje me të tjerët kodi Software të Lirë!

Kontribuoni te buletini ynë

Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për përkthyesit tanë, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.

Redaktorët tuaj, Polina Malaj dhe Erik Albers


Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s