"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe s’është përkthyer ende. Ajo që po shihni më poshtë, është faqja në versionin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Events

Event Archive for 2016

Asambleja e FSFE-së në Chaos Communication Conference 33C3

27 – 30 December 2016

Nga 27-30 dhjetor, FSFE-ja do të mbajë një asamble gjatë Chaos Communication Congress të 33-të, në të cilin ofrojmë një hapësirë të përbashkët për të diskutuar, për t’u takuar, për të programuar dhe për t’u organizuar. Do të ketë gjithashtu edhe disa sesione të vetë-organizuara çdo ditë rreth aspektesh të ndryshme që kanë të bëjnë me Software-in e Lirë. Më tepër hollësi së shpejti. Shëndet, dhe sigurohuni të shihni deri më 20 nëntor thirjen tonë për pjesëmarrje në të. 

FSFE @DIGITEC 2016: Digital Future në Bruksel, Belgjikë

29 November 2016

Nesër, më 29 nëntor, nga ora 14:15 - 15:30 presidenti i parë i FSFE-së, Georg Greve do të mbajë një fjalë në "Software-i i Lirë: e ardhmja për institucionet europiane", gjatë sesioneve të pasdites të DIGITEC 2016, në SQUARE - Brussels Meeting Centre (Salla 213-215). Do të jetë i pranishëm edhe Matthias Kirschner, presidenti i tanishëm i FSFE-së.  

Stendë FSFE në FIfF-Konferenz 2016 , Berlin, Gjermani

25 – 27 November 2016

FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë në FIfF-Konferenz 2016 – in.visible systems, në Mathematikgebäude TU Berlin (MA), Hörsaal HE101, Workshopraum MA141, nga 25 deri 27 nëntor. Forum InformatikerInnen für Frieden organizon këtë konferencë që do të mbulojë tema që lidhen me hacking, shkencën, politikën dhe aktivizmin. Hyrja në këtë veprimtari është falas, ndaj, ju lutemi, ejani! Do të kemi ca artikuj tregtarë, ngjitëse, dhe material promocional interesant, ndaj mos ngurroni të vini dhe të na përshëndetni!!  

Diskutim në Linköping, Suedi

24 November 2016

Të enjten, më 24 dhjetor, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg do të marrë pjesë në një diskutim rreth Lirisë së Panoramës, të drejtave të kopjimit, të qenët i hapur dhe demokracisë, në Linköping, Suedi. Debati është i hapur për këdo dhe fillon më 18:00.  

Fjala e Matthias Kirschner-it për Grupin e Përdoruesve .NET Berlin-Brandenburg në Berlin, Gjermani

23 November 2016

Më 23 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë për Grupin e Përdoruesve .Net Berlin-Brandenburg, për të paraqitur një pamje të përgjithshme të misionit dhe projekteve të FSFE-së. Ai do të rreket gjithashtu të refuzojë keqkuptimet më të rëndomta rreth nocionit të Software-it të Lirë. Veprimtaria do të zhvillohet në sqlXpert, Alte Jakobstraße 78, në Berlin. Catering është i mbuluar. Mos humbni rastin të përfshiheni në këtë diskutim intrigues! 

Kuvendi i Burimit të Hapur i Parisit, në Paris, Francë

16 – 17 November 2016

Analistja e Politikave dhe bashkërenduesja ligjore e FSFE-së, Polina Malaja do të marrë pjesë në konferencë duke mbajtur një fjalë me temën "DSM, EIF, RED: Akronime në nivel BE-je dhe pse kanë rëndësi për lirinë e software-it".  

Takim me Matthias Kirschner-in i grupit vendor të FSFE-së në Berlin, Gjermani

10 November 2016

Këtë të enjte, më 10 nëntor, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë frymëzuese rreth "Rrugës së gjatë të fuqizimit të njerëzve të kenë kontrollin mbi teknologjinë" për takimin e grupit vendor të FSFE-së për Berlinin. Mirëpiriten vizitorë që e kanë për herë të parë! Fillimi zyrtar i fjalës është më 20:00, por shumë prej nesh do të gjenden atje që nga 19:30, për ndonjë kafe te e-Lok. Vendi i zhvillimit: e-Lok Jugendclub, Laskerstraße 6-8, 10245 Berlin

FSFE-ja me biseda dhe stendë informative në OpenRheinRuhr, Oberhauzen, Gjermani

05 – 06 November 2016

OpenRheinRuhr është një panair dhe kongres mbi Software-in e Lirë, që mbahet më 5 deri 6 nëntor, në Rheinischen Industriemuseum, në Oberhauzen, Gjermani. Të shtunën, 5 nëntor, do të ketë biseda nga Matthias Kirschner, Max Mehl dhe Erik Albers. Përveç këtyre, do të ketë një stendë informative dhe mundësi për t’u takuar me nëpunës dhe vullnetarë të FSFE-së. 

FSFE @ Dita e Software-it të Lirë dhe Aksesit të Hapët, nga Fondacioni Kombëtar Grek i Kërkimeve, Athinë, Greqi

26 October 2016

GFOSS – Open Technologies Alliance në bashkëpunim me Enterprise Europe Network-Hellas dhe Qendrën Kombëtarë të Dokumentimit janë të gëzuar t’ju ftojnë në "Ditën e Software-it të Lirë, Aksesit të Hapët dhe Sipërmarrjes", të mërkurën, 26/10/2016, në orën 18:00. Veprimtaria është pjesë e Javës së Aksesit të Hapët për 2016-n dhe hyrja është e lirë. Matthias Kirschner, presidenti i FSFE-së do të mbajë fjalën e hapjes për veprimtarinë, analistja e politikave dhe bashkërenduese ligjore në FSFE do ta mbajë edhe ajo një fjalë lidhur mbi software-in e lirë - mbi çështje ligjore dhe politika që lidhen me të. Veprimtaria do të transmetohet në internet nga këtu: http://media.ekt.gr/live 

Presidenti i FSFE-së në Athinë, Greqi

25 October 2016

Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner, do të vizitojë Athens Hackerspace për të mbajtur një fjalim dhe për të diskutuar me bashkësinë greke të Software-it të Lirë. 

FSFE @ Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës, Athinë, Greqi

24 October 2016

Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner, dhe bashkërenduesja ligjore e FSFE-së, Polina Malaja, do të mbajnë dy biseda me studentët e Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës (NTUA) në Greqi. Veprimtaria zhvillohet nën përkujdesjen e bashkësisë së Software-it të Lirë në NTUA'. 

Stendë e FSFE-së në LinuxCon + ContainerCon Europe 2016, Berlin, Gjermani

04 – 06 October 2016

FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë në LinuxCon+ContainerCon Europe 2016, në Berlin, një veprimtari e gjerë ku programues, përgjegjës sistemesh, arkitektë sistemesh, dhe talente nga krejt nivelet teknike mblidhen tok në një vend që të zhvillojnë më tej platformën GNU/Linux. Nëse doni të takoheni me ne, kaloni nga stenda jonë, ku do të keni mundësinë të hyni në diskutime interesante, të merrni një dorë ngjitësash apo fletëpalosjesh, dhe pse jo, të merrni një bluzë ose çantë të re nga artikujt tregtarë të FSFE-së?! 

Stendë e FSFE-së në WearFair; Mehr 2016 në Linc, Austria e Sipërme, Austri

23 – 25 September 2016

WearFai and mehr është panairi më i madh austriak për modë dhe stil jetese të qëndrueshëm. Ekipi austriak i FSFE-së po organizon një stendë informacionesh dhe artikujsh tregtarë (meqë bluzat tona janë ekologjike dhe fairtrade) për të informuar njerëzit se pse Liria e Software-it është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe paanshmërinë në botën dixhitale. 

15 vjet FSFE - mbrëmje ditëlindjeje në c-base, Berlin, Gjermani

03 September 2016

Të shtunën, 3 shtator, ju ftojmë në mbrëmjen e ditëlindjes së FSFE-së, për të kremtuar 15 vjet të ekzistencës së saj, në c-base - hapësira e famshme e hacker-ve në Berlin, Gjermani. Hapja do të jetë fill pas mbarimit të kuvendit të FSFE-së, të shtunën, në orën 18:00, me pak minuta nxehje dhe njohje me njëri-tjetrin. Në orën 20:00 do të ketë një program për rreth një orë, gjatë të cilit do të hedhim dritë mbi heronjtë lokalë të FSFE-së që na bëjnë të rritemi fuqishëm. Më pas, do të fillojmë mbrëmjen, me muzikë dhe pije - kohë e përshtatshme për të kujtuar ëmbël të shkuarën dhe për të parë tej drejt së ardhmes.  

Mbledhja e FSFE-së në Berlin, Gjermani

02 – 04 September 2016

Si pjesë e QtCon 2016, që do të zhvillohet në bcc në Berlin, FSFE-ja do të organizojë një mbledhje ku mund të takohen pjesëtarë të bashkësisë së Software-it të Lirë, për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të përpunuar strategji, për t’u dhënë fill punëve të ndryshme dhe për të mësuar tok.

FrOSCon 11 në St. Augustin, Gjermani

20 – 21 August 2016

FrOSCon është një konferencë e Software-it të Lirë, e organizuar nga dega e informatikës në Universitetin Bonn-Rhein-Sieg dhe nga të tjera nisma lokale. Vizitorëve do t’ju ofrohet një program ngazëllues, me biseda dhe praktika për vizitorët e krejt moshave. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë dhe dy biseda nga Polina Malaja dhe Max Mehl. Presim të bisedojmë bashkë rreth Software-i të Lirë, teknologjisë dhe politikave. 

Socializing Sunday 2016 në Vjenë, Austri

31 July 2016

Socializing Sunday është një veprimtari informale e Anëtarësisë Shok për t’u njohur me njëri-tjetrin jashtë takimeve të zakonshme të Anëtarësisë Shok. Pa plan, pa formalitete! Mirëpritet gjithkush, përfshi familje dhe miq të anëtarëve shok.  

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së në Zyrih, Zvicër

14 July 2016

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së në Zyrih. Për vendin dhe planin e zhvillimit, ju lutemi, shihni te faqja jonë wiki. Vizitorët e rinj janë të mirëpritur! Në rast se është hera e parë në këtë takim, ju lutemi, prezantoni veten te lista jonë e postimeve (https://lists.fsfe.org/postorius/lists/zurich.lists.fsfe.org).  

Takim vendor i FSFE-së në Berlin, Gjermani

14 July 2016

Këtë muaj, Kai Mertens do të na ndriçojë me një bisedë mbi “BIOS, Libreboot, Intel ME”. Gjithashtu, Erik Albers do të flasë mbi kuvendin e ardhshëm dhe do të rekrutojë vullnetarë për kremtimin e pesëmbëdhjetë-vjetorit të FSFE-së. Vizitorët e rinj janë të mirëpritur, takimi fillon zyrtarisht më 20:00, por shumë prej nesh parapëlqejnë të mbërrijnë më 19:30 për të blerë ushqim të mirë dhe të lirë te e-Lok-u. Vendi i zhvillimit: e-Lok Jugendclub, Laskerstraße 6-8, 10245 Berlin 

Bisedë nga Matthias Kirschner në TU Berlin, Gjermani

14 July 2016

Matthias Kirschner do të mbajë një bisedë rreth rëndësisë së Software-it të Lirë dhe do të paraqesë disa pika kyçe të punës së FSFE-së. Biseda do të zhvillohet në Universitetin Teknik të Berlinit, nga ora 14:00 deri më 16:00, në sallën H 107. Janë të ftuar edhe vizitorë të jashtëm.  

Takim i Anëtarësisë Shok për Rinin/Mainin - Bisedë: Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve në kontrollin e teknologjisë

06 July 2016

Të mërkurën, 6 korrik, grupi i Anëtarësisë Shok për Rinin/Mainin do të takohet në "Zentrale Coworking" në Frankfurt, për të ndjekur fjalën e presidentit të FSFE-së, Matthias Kirschner, të titulluar "Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve në kontrollin e teknologjisë". Do të takohemi rreth orës 19:00, biseda fillon më 19:30.  

Stendë e FSFE-së në Wikimania 2016, në Ezino Lario, Itali

23 – 27 June 2016

Ekipi ynë italian do të përfaqësojë FSFE-në me një stendë gjatë Wikimania-s 2016, në Ezino Larino, Itali. Nëse doni të njiheni me ne, ose doni të mësoni pse Software-i i Lirë është i rëndësishëm për Dijen e Lirë, kaloni nga stenda jonë në kampin e bashkësisë Wikimania. Përveç bisedash interesante dhe pasjes së materialeve tona promocionale apo të artikujve tregtarë, mund ta përdorni këtë mundësi të takoheni me Michele Marrali-n, bashkërenduesi italian, dhe Erik Albers, bashkërenduesi i anëtarësisë shok.  

Stendë FSFE në Tübix në Tubingen, Gjermani

11 June 2016

Tübix, një veprimtari mbi Software-in e Lirë në qytetin jugor Tubingen të Gjermanisë, zhvillohet për herë të dytë më 11 qershor 2016. Hyrja është e lirë.
Këtë radhë, FSFE-ja është e pranishme me një stendë dhe ofron informacione rreth veprimtarive të saj dhe Software-it të Lirë në përgjithësi, si dhe artikuj tregtarë.  

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së në Zyrih, Zvicër

09 June 2016

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së në Zyrih. Për vendin e zhvillimit, shihni te faqja jonë wiki. Temat për diskutim: Linux Presentation Day (LPD). Vizitorët e rinj janë të mirëpritur! Në rast se është hera e parë në këtë takim, ju lutemi, prezantoni veten te lista jonë e postimeve (https://lists.fsfe.org/postorius/lists/zurich.lists.fsfe.org). 

foss-north 2016 në Goteborg, Suedi

26 May 2016

Konferenca foss-north është një veprimtari kushtuar software-it dhe hardware-it, nën një këndvështrim teknik, e zhvilluar në Goteborg dhe për të ofruar një vend takimi për bashkësitë foss nordike. Zëvendëspresidenti i FSFE-së, Alessandro Rubini, do të marrë pjesë dhe do të flasë për Koha në Software dhe Hardware - si trajtohet koha në kernelin e Linux-it dhe në rrjetin Lepuri i Bardhë në CERN.

Stendë e FSFE-së në FairPlanet Linz, në Linc, Austri

14 May 2016

Anëtarë shok të FSFE-së do të kujdesen për stendën e FSFE-së gjatë festivalit FairPlanet në Linc, Austri. FairPlanet përpiqet të lidhë tok në një festival vere të drejtat e njeriut, të drejtat e kafshëve dhe ruajtjen e mjedisit. 

Peter Bubestinger mbi Software-in e Lirë në shkolla, në OSCAL 2016, në Tiranë, Shqipëri

14 – 15 May 2016

Peter Bubestinger, bashkërenduesi i FSFE-së për Austrinë mban një bisedë në Open Source Conference Albania (OSCAL) rreth Software-it të lirë në shkolla. Konferenca do të zhvillohet në Tiranë dhe të mbledhë tok përdorues, zhvillues të teknologjive të lira dhe me burim të hapët, arsimtarë, agjenci qeveritare dhe njerëz që janë të idesë së software-i duhet të jetë i lirë dhe i hapët, për bashkësi vendore dhe qeveri, që ta zhvillojnë dhe përshtatin sipas nevojave të tyre. 

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së për Zyrihun, Zvicër

12 May 2016

Takimi mujor i grupit vendor të FSFE-së në Zyrih. Vendi: Shihni zërin wiki. Tema: Linux Presentation Day. Mirëpriten vizitorë të rinj! Në rast se është ardhja juaj e parë në takim, ju lutemi, prezanotni veten te lista e postimeve (https://lists.fsfe.org/postorius/lists/zurich.lists.fsfe.org).  

Matthias Kirschner me një fjalim në DORS/CLUC, në Zagreb, Kroaci: rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve që të kontrollojnë teknologjinë

11 May 2016

Presidenti i FSFE-së, Kirschner do të mbajë një fjalim të titulluar "Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve që të kontrollojnë teknologjinë", në konferencën DORS / CLUC. Synimi i konferencës është të bëhet një vend ku bota e mësimdhënies, ajo e biznesit dhe veprimtarët e Software-it të Lirë të takohen dhe krijojnë shoqëri të reja. Fjalimi do të mbahet të mërkurën, më 11 maj, nga ora 09:45 deri më 10:30. DORS/CLUC do të zhvillohet në mjediset e fakultetit, në adresën Unska 3

Stendë dhe fjalë e FSFE-së në OpenTechSummit në Berlin, Gjermani

05 May 2016

Të enjten, më 5 maj, do të zhvillohet OpenTechSummit 2016, në Berlin, Gjermani. Open Tech Summit është një konferencë rreth zhvillimeve teknologjike dhe Software-it të Lirë. Matthias Kirschner, president i FSFE-së, do të mbajë një fjalë rreth "Software-i i Lirë 1+1: Shpjegim i keqkuptimeve tipike" dhe FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë.  

Bisedë: "Si të trajtohen keqkuptimet mbi Software-in e Lirë", Berlin, Gjermani

03 May 2016

Gjatë re:publica-s, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë të shkurtër rreth se si të trajtohen keqkuptimet e lidhura me Software-in e Lirë. Fjala do të mbahet nga ora 14:00 deri më 14:30 në pistën newthinking network. Re:publica mbahet në STATION Berlin, Luckenwalder Str. 4-6, 10963 Berlin. Që të merrni pjesë në konferencë, duhet të blini bileta. 

"Linuxtage" në Grac, Austri

30 April 2016

Në veprimtarinë e përvitshme në Grac, plot biseda prezantuese dhe stenda informacioni u ofrojnë vizitorëve mundësinë të përditësojnë informacionin mbi GNU/Linux-in, Software-in e Lirë dhe projekte të afërta. Veprimtaria zhvillohet në FH Joanneum. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni.  

'Burimi i Hapur Qoftë Me Ju' në Tilburg, Holandë

30 April 2016

Vetëmbrojtja dixhitale, futboll me MBots, projekti Raspberry Music janë pistat kryesore të veprimtarisë mbi Software-in e Lirë në Bibliotekën e Tilburgut, shoqëruar nga stenda informative dhe mjaft veprimtari DIY. Pjesëmarrës janë FSFE-ja (Digi-Talk Maurice Verheesen), Ubuntu.NL, LibreOffice, NLLGG (Grupi Holandez i Përdoruesve të Linux-it) dhe të tjerë. Në veprimtaritë DIY përfshihet Raspberry TEdCase 3D-printing, 3D-Virtual Reality, etj. Hyrja është e lirë. Veprimtaria fillon më 12:00 dhe përfundon më 17:00. 

Linuxwochen Wien 2016 në Vienë, Austri

28 April – 01 May 2016

Në Linuxwochen Wien të këtij viti FSFE-ja do të marrë pjesë me disa mënyra. Franz Gratzer, grafist për FSFE-në, do të mbajë një fjalë mbi historikun e lojës FLOSS "Trigger Rally" dhe një praktikë se si të konceptohen dhe të zhvillohen race tracks. Simon Hornbachner, bashkërendues vendor për Lincin, do të flasë mbi Copyleft - ç’do të thotë faktikisht, disa gabime në konceptimin e tij dhe pse është me leverdi jo vetëm për "bashkësinë", por edhe për kompanitë. Do të ketë edhe një stendë me informacione mbi FSFE-në dhe ekipi vendor pret të takohet me të këdo! 

FSFE-ja në "Augsburger Linux-Infotag" e 15-të

16 April 2016

Në "Linux-Infotag Augsburg" e 15-të FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni dhe artikujsh tregtarë. Veprimtaria zhvillohet më 16 prill 2016 nga 9:30 deri më 17:30 në fakultetin TI të Universitetit të Shkencave të AAplikuara të Augsburgut, Gjermani. Hyrja është e lirë. 

Monthly FSFE local group meeting in Zürich, Switzerland

14 April 2016

Monthly FSFE localgroup meeting in Zürich. Place: See wiki entry. Topics: Linux Presentation Day in Basel. New guests are welcome! In case it is your first time at the meeting, please introduce yourself on the mailinglist (https://lists.fsfe.org/postorius/lists/zurich.lists.fsfe.org). 

Kumtesa "Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve në kontrollin e teknologjisë" në Barcelonë, Spanjë

12 April 2016

Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner, do të mbajë një fjalë rreth rëndësisë së Software-it të Lirë për shoqërinë, mes Grupit të Barcelonës për Software të Lirë. Fjala do të ofrojë një përmbledhje të punës së FSFE-së gjatë këtyre 15 vjetëve, dhe do t’ju ofrojë frymëzim se si mund të punoni me FSFE-në për lirinë e software-it, si individ dhe organizëm. Fjala do të mbahet më 18:45, në Cibernàrium Edifici MediaTIC, Roc Boronat, 117, Barcelonë.  

Praktikë rreth Ruajtjes nën Burim të Hapur, Stokholm, Suedi

07 April 2016

Peter Bubestinger dhe Till Jaeger të FSFE-së dhe të tjerë do të japin idetë e tyre se si institucione përkujtimore dhe organizma të trashëgimisë kulturore anembanë botës po fuqizohen vazhdimisht përmes mjetesh të licencuara si Software i Lirë. Kjo praktikë është pjesë e projektit PREFORMA, në të cilin janë zhvilluar 3 kontrollues përputhshmërie formatesh për të kontrolluar dhe vleftësuar kartela dokument, figurë dhe audiovizive. Gjatë praktikës do të trajtohen edhe subjekte si vjetrimi i formateve, bllokimi i mundësive të zgjedhjes nga tregtuesit apo probleme ndërveprueshmërie në sendërtime pronësore.  

Chemnitzer Linuxtage në Çemnic, Gjermani

19 – 20 March 2016

Më 15 dhe 16 mars do të ketë një stendë të FSFE-së gjatë Chemnitzer Linux-Tage, një veprimtari kushtuar gjithçkaje që lidhet me GNU/Linux-un dhe Software-in e Lirë. Thjesht kaloni nga stenda që të njiheni me persona nga FSFE-ja dhe anëtarë të tjerë shok. Në stendë do të ketë artikuj të rinj tregtarë dhe material promocional material. Do të ketë edhe biseda nga përfaqësues të FSFE-së.  

Logan CIJ Symposium në Berlin, Gjermani

11 – 12 March 2016

Në 11 dhe 12 mars, FSFE-ja do të marrë pjesë me një stendë në Logan CIJ Symposium, një veprimtari e organizuar nga Qendra për Gazetari Investigative. Ejani të takoheni me disa nga anëtarët berlinezë të stafit të FSFE-së dhe të diskutoni se si Software-i i Lirë ndihmon të mbrohet liria e fjalës dhe e informacionit.

Logan CIJ Symposium do të zhvillohet në BCC (Qendra e Kongreseve në Berlin) në Alexanderstraße 11, 10178 Berlin, Gjermani. Për bileta, ju lutemi, vizitoni faqen e veprimtarisë. 

Takimi i përmuajshëm i FSFE-së, në Zyrih, Zvicër

10 March 2016

Takim i përmuajshëm i FSFE-së në Zyrih. Për vendin dhe kohën, ju lutemi, shihni faqen e veprimtarisë. Tema kryesore e diskutimeve: organizimi i xcon. Mysafirët e rinj janë të mirëpritur! Nëse është hera juaj e parë në takim, ju lutemi, na njoftoni rreth këtij fakti te lista e postimeve: https://lists.fsfe.org/postorius/lists/zurich.lists.fsfe.org 

Dita "E dua Software-in e Lirë" 2016

14 February 2016

Kontribuesit e Software-it të Lirë na bëjnë të mundur të përdorim mjete lirie që i vlerësojmë përditë. Programuesit, grafistët, përkthyesit dhe shumë të tjerë e meritojnë mirënjohjen tonë. Le t’u themi pra "faleminderit" ditën tradicionale të dashurisë, Ditën e Shën Valentinit. Ndryshe nga veprimtaritë e zakonshme, IloveFS është një veprimtari vetëm në Internet. Hidhini një sy sajtit që të shihni se si mund ta kremtoni tok me ne.  

Takim i Përmuajshëm Software-i të Lirë në Athinë, Greqi

10 February 2016

Ky është takimi ynë i përmuajshëm i mbajtur në Athens Hackerspace. Në të do të diskutojmë kryesisht mbi dy veprimtaritë e fundit ku morën pjesë mjaft anëtarë të bashkësisë, 32c3 në Hamburg dhe Fosdem në Bruksel. Do të flasim rreth projektesh të reja që njohëm në këto veprimtari, gjërat më interesante dhe prezantimet më të mira që duhen parë.  

FOSDEM 2016, Bruksel, Belgjikë

30 – 31 January 2016

Këtë vit, FOSDEM-i do të mbahet më 30 dhe 31 janar 2016 në Bruksel. FSFE-ja do të marrë pjesë e pakta me një stendë dhe do të ketë të pranishëm mjaft anëtarë shok, bashkërendues dhe nëpunës të saj.
Si çdo vit, presim mjaft takime dhe diskutime, dhe zbavitje për të gjithë.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

15 January 2016

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Fjala e Daniel Martí-t mbi F-Droid-in në Barcelonë, Spanjë

15 January 2016

Dihet nga të gjithë që Android është një Sistem Operativ Me Burim të Hapët. Por në praktikë, që të mund të përdoret, lypsen një numër platformash jo të lira dhe të kyçura, fjala vjen Google Play. F-Droid synon ta plotësojë këtë zbrazëti duke ofruar një platformë të lirë që mund ta përdorni për të instaluar dhe shpërndarë zbatimet tuaja. Sesioni do të zhvillohet nga Daniel Martí, një nga programuesit kryesor të F-Droid-it.  

Takimi e Enjtja e Lirë në Helsinki, Finlandë

14 January 2016

E enjtja e Lirë është një veprimtari e rregullt për persona në zonën e Helsinkit të interesuar për software-in e Lirë / software-in me burim të hapur. Takohemi të enjtjen e dytë të çdo muaji, më 18:00, në klubin One Pint. Nuk ka program formal, dhe as sponsor. Jeni të mirëpritur!