"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe s’është përkthyer ende. Ajo që po shihni më poshtë, është faqja në versionin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Events

Event Archive for 2015

Asamble e FSFE-së në Chaos Communication Congress në Hamburg, Gjermani

27 – 30 December 2015

Nga 27 deri më 30 dhjetor, FSFE-ja do të mbajë një 'asamble' gjatë kongresit të 32-të Chaos Communication Congress, për të ofruar një hapësirë të përbashkët për të diskutime, takime, hack-ime dhe për t’u organizuar. Do të ketë edhe disa sesione të vetë-organizuara çdo ditë, lidhur me tema të ndryshme të projekteve Software i Lirë, GnuPG-së, dëshmive të sigurisë, decentralizimit dhe rrjeteve shoqërore të federuara. Planin, oraret dhe çfarëdo të dhënash të tjera mund t’i shihni te faqja përkatëse e FSFE-së në wiki-in e CCC-së. Ofrojmë gjithashtu krejt materialin tonë promocional dhe artikujt tregtarë. Ejani na vizitoni dhe bëhuni pjesë e bashkësisë sonë.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

18 December 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në the Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Marrja përsipër e drejtimit: Vendosja e standardeve të së ardhmes

03 December 2015

Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, do të mbajë fjalën kryesore në FOSSCon Korea, për të folur mbi se si i ka dhënë formë mjedisit të software-it të lirë vitet e fundit një bashkëpunim masiv mes individëve dhe bizneseve, dhe se si ky shpërthim i veprimtarisë, i ushqyer si duhet dhe duke i dhënë mbështetjen e duhur, përbën një mundësi për t’u dhënë formë standardeve për software-in e lirë në të ardhmen. FOSSCon Korea organizohet nga Agjencia Kombëtare Koreane e Promovimit të Industrisë TI.

Takimi i përvitshëm i anëtarësisë shok të Hollandës, në Eindhoven

28 November 2015

Këtë vit, takimi i anëtarësisë shok të Hollandë do të mbahet në . T-DOSE është një veprimtari e lirë dhe e përvitshme e mbajtur në Hollandë për promovimin e përdorimit dhe zhvillimi të Software-it me Burim të Hapur. Këtë vit, veprimtaria do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor 2015 në Universitetin Fontys të Shkencave të Zbatuara, Rachelsmolen 1, në Eindhoven. FSFE Netherlands do të jetë e pranishme në të dy ditët me një stendë. Takimi i përvitshëm i anëtarësisë shok do të fillojë në 28 nëntor, më 16:00. Kjo ftesë është për këdo që interesohet për FSFE-në ose Software-in e Lirë. Presim të takohemi me ju atje!

[veprimtari e anuluar] FSFE-ja në Le Capitole du Libre në Tuluzë, Francë

21 – 22 November 2015

/ Përditësim: veprimtaria është anuluar për shkak të vrasjeve terroriste në Paris. / FSFE-ja është e lumtur të marrë pjesë për herë të parë në veprimtarinë e Tuluzës “Le Capitole du Libre”. Veç stendës. veprimtarët e FSFE-së presin të takohen me të tjera shoqata dhe individë. Bashkërenduesi i FSFE-së për Francën dhe anëtari i ekipit tonë ligjor, Hugo Roy, do të mbajë dy fjalë, njëri është një hyrje në licenca të software-it të lirë, tjetri është një bisedë mbi rastin Skype, retroinxhinierimin dhe ligjet e shpërpilimit në Francë dheh Europë.  

Stendë e FSFE-së në „Linuxday“ në Dornbirn, Austri

21 November 2015

FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë të organizuar nga grupi i anëtarësisë shok të Vienës, gjatë edicionit të 17-të të "Linuxday"-t në Dornbirn, në rajonin kufitar mes Austrisë, Gjermanisë, Lihtenshtejnit dhe Zvicrës, më 21 nëntor, 2015. Në tre vija paralele do të ketë biseda mbi Software-in e Lirë për Fillestarë, Ekspertë dhe Administratorë.  

Bisedë mbi "Software-i i Lirë në arsim – Një vështrim në Europë" në FSCONS, Gothenburg, Suedi

08 November 2015

Guido Arnold, bashkërenduesi i ekipit të FSFE-së për arsimin, do të mbajë një bisedë rreth "Software-it të Lirë në arsim – Një vështrim në Europë" në FSCONS, Gothenburg, Suedi. Gjatë bisedës do të diskutohen pak shembuj se si përdoret Software-i i Lirë në Europë, si mbështetet politikisht përdorimi i tij, pse u mor vendimi për migrim dhe çfarë sfidash u hasën.  

FSFE-ja në Copycamp, Varshavë, Poloni

04 November 2015

CopyCamp është një konferencë ndërkombëtare që synon të kuptuarit e ndikimit shoqëror që të drejtat e kopjimit kanë, dhe që zhvillohet në Varshavë, Poloni. Matija Šuklje, bashkërenduesi i ekipit ligjor të FSFE-së, mban aty një fjalë rreth "Implikacioneve mbi Software-in e Lirë të Reformës Europiane të të Drejtave të Kopjimit". Atë dhe bashkërenduesin e bashkësisë së FSFE-së, Erik Albers, mund t’i takoni në stendën e FSFE-së.  

Tryeza të rrumbullakta: “Software-i i Lirë, Burimi i Hapur dhe Mossulmimi në Patenta Software-i, në Kontekstin Europian”, tetor 2015, Berlin, Gjermani dhe Varshavë, Poloni

21 – 22 October 2015

Bashkëpunimi i suksesshëm, përputhshmëria e licencave të Software-it të Lirë dhe administrimi i risive shkojnë tok, për novatorë të mëdhenj apo të vegjël. FSFE-ja dhe Open Invention Network, me pjesëmarrjen edhe të Legal Network dhe të Asian Legal Network, ju ftojnë në tryeza të rrumbullakta me prezantime dhe panele diskutimesh me folësa nga industria dhe nga bashkësia, të titulluara "Software-i i Lirë, Burimi i Hapur dhe Mossulmimi në Patenta Software-i, në Kontekstin Europian".

Veprimtaritë do të mbahen në Berlin më 21 tetor dhe Varshavë më 22 tetor. Vendet janë të kufizuara – ju lutemi, ripohojani pjesëmarrjen tuaj deri më 14 tetor Nicola Feltrin-in.

Takimi mujor i anëtarësisë shok të Vjenës, Austri

16 October 2015

Këtë muaj, takimi i anëtarësisë shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi aty duke filluar nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara të fillojnë në orën 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Labortage 2015 në Bokum, Gjermani

16 – 18 October 2015

Të premten, më 16 tetor 2015, në orën 18:00, anëtari shok Michael Stehmann do të japë një leskion mbi "Licenca Software-i të Lirë", në Labortagen 2015, në Bochums Hackerspace.  

Festim ditëlindjeje në Berlin: 30 vjetë Free Software Foundation

03 October 2015

Më 3 tetor 2015 Free Software Foundation Europe ju fton për festimin e ditëlindjes së 30-të të Free Software Foundation-it. Teksa veprimtaria kryesore do të mbahet në Boston/ShBA, do të ketë disa festime satelite të saj anembanë globit për të kremtuar 30 vjet të fuqizimit të njerëzve për kontrollin e teknologjisë, dhe një prej tyre do të jetë ajo e Berlinit.

Free Software Foundation u themelua më 1985 dhe që prej asaj kohe promovon të drejtat e përdoruesve të kompjuterave për të përdorur, studiuar, kopjuar, modifikuar, dhe rishpërndarë programe kompjuterash. Ai ndihmon gjithashtu në shtimin e ndërgjegjësimit mbi çështje etike dhe politike të lirisë në fushën e përdorimit të software-it.

Festimi i ditëlindjes në Berlin, organizuar nga FSFE-ja, do të zhvillohet nga ora 15:00 deri më 18:00, më 3 tetor 2015 në: Endocode AG, Brueckenstraße 5A, 10179 Berlin.

Për të siguruar që dhuruesi i FSFE-së, Endocode, të mund të ofrojë turtë dhe kafe për këdo, ju lutemi, regjistrohuni para 15 shtatorit 2015 për pjesëmarrje në veprimtari, duke na dërguar një email me subjektin "FSF30".

Ejani me ne më 3 tetor, të kremtojmë 30 vjet të punës për liri software-i!

Takimi i anëtarësisë shok në Dyseldorf, Gjermani

30 September 2015

Takimi i ardhshëm i rregullt i anëtarësisë shok për Dyseldorfin do të zhvillohet më 30 shtator, më 19:30, në Chaosdorf më 30 shtator, më 19:30, në Chaosdorf (Hüttenstr. 25, 40215 Düsseldorf). Wolf-Dieter Zimmermann, pjesëmarrës i shpeshtë në takimet tona, do të flasë mbi promovimin e Software-it të Lirë në Mylhajm/Rur. Pjesa "zyrtare" fillon më 20:00. Mysafirët janë përherë të mirëpritur!

Dita e Lirisë së Software-it dhe Takim i Anëtarësisë Shok për Franken/Frankoninë në Bamberg, Gjermani

19 September 2015

Të shtunën, 19 shtator, 2015, nga ora 10:00 am deri më 5:30 pm, grupi vendor i FSFE-së për Frankoninë do të kujdeset për një stendë në Maxplatz, Bamberg, për Ditën e Software-it të Lirë. Më pas (duke filluar afërsisht më 6:30 pm), do të kemi një takim të shkurtër të anëtarësisë shok, te Hacker-hapësira vendore. Janë të ftuar të vijnë krejt miqtë e Software-it të Lirë!  

FSFE-ja e pranishme në Kieler Open Source und Linuxtage, Kiel, Gjermani

18 – 19 September 2015

Më 18 / 19 shtator zhvillohet "Kieler Open Source und Linuxtage", konferenca vjetore për Software-in e Lirë në Kiel, Gjermani. Dominic Hopf do të japë një prezantim rreth fushatës së FSFE-së "Çlironi Android-in Tuaj" dhe FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë. Një rast i mirë për t’u takuar me anëtarë shok dhe nga bashkësia e FSFE-së. Presim t’ju takojmë dhe t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

18 September 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Demonstratë "Liri, Jo Frikë" në Këln, Gjermani

29 August 2015

Më 29 gusht, do të ketë një demonstratë "Liri, Jo Frikë" në Këln, Gjermani. Grupi vendor do të përfaqësojë FSFE-në me një stendë dhe material informativ. Nëse dëshironi të takoheni me ne apo të mësoni më tepër rreth Software-it të Lirë dhe FSFE-së, ju lutemi, ejani këndej pari. 

FrOSCon 10 në Shën Agustin, Gjermani

22 – 23 August 2015

FrOSCon është një konferencë mbi Software-in e Lirë, organizuar nga dega e informatikës së Universitetit të Shkencave të Zbatuara Bonn-Rhein-Sieg, me mbështetjen e "Linux/Unix User Group Sankt Augustin" (LUUSA) dhe FrOSCon e.V. Vizitorëve do t’ju ofrohet një program ngazëllyes, me biseda dhe praktika për vizitorë të të gjitha moshave. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë dhe pret të takohet me vizitorë të interesuar. 

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

21 August 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

DebConf15 në Hajdelberg, Gjermani

15 – 22 August 2015

DebConf është mbledhja vjetore e zhvilluesve të Debianit, një veprimtari e mbushur me diskutime, praktika dhe mbrëmje kodimi – të tëra këto të një natyre shumë teknike. DebConf15, Konferenca e 16-të e Debianit, do të mbahet nga 15 deri në 22 gusht 2015, në bujtinën Heidelberg International të të rinjve, në Hajdelberg, Gjermani. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë në fundjavën e 15 dhe 16 gushtit. 

Chaos Communication Camp, Gjermani

13 – 17 August 2015

Më 13 deri 17 Gusht do të zhvillohet Chaos Communication Camp, pranëo Zehdenikut, Gjermani, organizuar nga Chaos Computer Club. Kampi e paraqet veten si "një veprimtari ndërkombëtare, pesëditore, në qiell të hapur, për hacker-a dhe gjallesa të përafërta". FSFE-ja do të jetë e pranishme gjatë gjithë ditëve me një kapanon të vetin për të mirëpritur cilindo person, mik apo anëtar shok të interesuar. Në kapanon do të ofrohen materiale promocionale, artikuj tregtarë dhe kontake me persona nga FSFE-ja. Kapanonin mund ta përdorni si pikë takimi, për të kaluar kohën apo për të patur një bisedë rreth veprimtarive, si dhe rreth ideve tuaja. Në të do të gjeni gjithashtu rrymë elektrike dhe lidhje ethernet. Kapanonin tonë mund ta përdorni gjithashtu për sesione të organizuar prej jush, ju lutemi, lidhuni me eal@fsfe.org që të planifikoni çfarëdo veprimtarie. 

Fjalë mbi kompjuterin si një makinë universale, në GUADEC, Goteborg, Suedi

07 August 2015

Të premten, më 7 gusht, më 13:45 zv.presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë në GUADEC, të titulluar “Një specie e rrezikuar: kompjuteri si makinë universale”. GUADEC 2015 zhvillohet në Goteborg nga 7 deri më 12 gusht, tri ditët e para në Folkets Hus, të tjerat në Universitetin e TI-së.  

Takim i Anëtarësisë Shok për Frankoninë, në Bamberg, Gjermani

25 July 2015

Të shtunën, 25 korrik, më 7:00 pm, grupi vendor i FSFE-së për Frankoninë do të takohet sërish. Mbledhja e anëtarësisë shok do të mbahet në Hacker-hapësirën "Backspace" të Bambergut, që gjendet afër stacionit të trenit dhe qendrës, Spiegelgraben 41. Janë të ftuar krejt miqtë e Software-it të Lirë! .  

Fjalë mbi kompjuterin si një makinë universale në Akademi, A Coruña, Galicia, Spanjë

25 July 2015

Të shtunën, më 25 korrik, më 10:15, zv.presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner do të mbajë në Akademinë e KDE-së fjalën e titulluar “Një specie e rrezikuar: kompjuteri si makinë universale”. Akademia 2015 zhvillohet në A Coruña, Galicia, Spanjë, nga 25 deri më 31 korrik. Organizuesit i morën edhe një intervistë Matiasit mbi të kaluarën e tij, motivimin, si u bë pjesë e Software-it të Lirë, dhe mbi disa nga pasionet e tij.  

Euskal Encounter në Barrakaldo, Spanjë

23 – 26 July 2015

Euskal Encounter është një LAN-Party e stërmadhe në Bilbao Exhibition Center, Barrakaldo/Bizkaia. Më shumë se 4000 qejfli të lojërave do të mbushin një sallë të stërmadhe ekspozitash. Veç kësaj, jepen biseda dhe ka një zonë ekspozimesh. FSFE-ja do të marrë pjesë me një stendë, tok me miq nga safecreative.org dhe të tjerë. 

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

17 July 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Biseda e Richard Stallman-it "Të drejtat e Kopjimit vs. Bashkësisë" në Frankfurt/M., Gjermani

09 July 2015

Të enjten, 9 korrik, Richard Stallman-i do të flasë rreth temës "Të drejtat e Kopjimit vs. Bashkësisë", në Universitetin Gëte, Frankfurt/M., Gjermani. Veprimtaria do të fillojë më 18:00h. Grupi i anëtarësisë shok për zonën Rhine/Main do të jetë i pranishëm për të dhënë informacione dhe diskutuar subjektin me publikun e interesuar, si dhe për shpërndarje materialesh informative.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

19 June 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Takim vendor i FSFE-së në Helsinki, Finlandë

11 June 2015

E enjtja e Lirë është një veprimtari e rregullt për njerëz të interesuar për software-in e lirë / me burim të hapur në zonën e Helsinkit. Takohemi të enjten e dytë të çdo muaji, më 18:00, në ndonjë bar. Program formal nuk ka, dhe as sponsor. Jeni të mirëpritur! Veprimtaria e ardhshme do të mbahet të enjten, më 11 qershor, 2015, në orën 18:00, në Steam Hellsinki.  

Takim vendor i FSFE-së në Berlin, Gjermani

11 June 2015

Të enjten, 11 qershor, mbahet takimi pasues vendor i FSFE-së në Berlin, si zakonisht në e-lok (pranë Ostkreuz). Këtë herë mblidhemi që të rrahim tok mundësitë e FSFE-së për të nxitur ose përkrahur lëvizje që punojnë për futjen e Software-it të Lirë në sistemin arsimor. Këtë herë nuk do të ketë prezantime - thjesht diskutime. Te e-lok mund të gjeni ushqim të mirë dhe pijet më të mira, për një çmim të arsyeshëm, dhe atmosferë të pëlqyeshme falas. Pjesa zyrtare fillon më 19:30.

Fjala "Software-i i Lirë në arsim – Një vështrim në Europë" në DORS/CLUC në Zagreb, Kroaci

18 May 2015

Më 18 maj, Guido Arnold-i, bashkërenduesi i ekipit të FSFE-së për arsimin, do të mbajë një fjalë të titulluar: "Software-i i Lirë në arsim – Një vështrim në Europë", në DORS/CLUC, në Zagreb, Kroaci. Gjatë fjalës do të diskutohen pak shembuj se si po përdoret Software-i i Lirë në Europë, si mbështetet politikisht përdorimi i tij, pse u mor vendimi për të migruar dhe ç’sfida u hasën.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

15 May 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Stendë e FSFE-së në Open Tech Summit në Berlin, Gjermani

14 May 2015

Më 14 maj do të mbahet OpenTech Summit, një konferencë njëditore mbi Software-in e Lirë, dijen e lirë dhe hardware-in e hapur, në Kalkscheune, Berlin. Me këtë rast, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë për të diskutuar me ju rreth Software-it të Lirë. Veç kësaj, anëtari ynë shok, Ricardo Wurmus, do të mbajë një bisedë mbi “Administrim funksional paketash me GNU Guix”.  

Fjala e Richard Stallman-it dhe FSFE-ja në commonsfest në Athinë, Greqi

14 – 17 May 2015

Nga 14 deri 17 maj do të zhvillohet në Athinë, Greqi, Commons Fest-a e 3-të. Richard Stallman-i do mbajë një fjalë gjatë këtyre ditëve dhe Nikos Roussos, bashkërenduesi i FSFE-së për Greqinë, do të organizojë një tur fshehtëzimi. FSFE-ja do të jetë gjithashtu e pranishme me një stendë informacionesh. Hollësitë së shpejti.  

Fjala "Kodeku video pa humbje, FFV1, i FFmpeg-ut: Një shembull suksesi i Software-it të Lirë" në OSCAL, në Tiranë, Shqipëri

09 – 10 May 2015

Nga 9 deri në 10 maj do të mbahet edicioni i dytë i Open Source Conference Albania (OSCAL). Peter Bubestinger, bashkërendues i FSFE-së për Austrinë, do të mbajë një fjalë mbi "Kodeku video pa humbje, FFV1, i FFmpeg-ut: Një shembull suksesi i Software-it të Lirë" dhe ide rreth përpunimit të videove duke përdorur Software të lirë. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informative.  

FSFE-ja e pranishme me një stendë në Linuxwochen, Vjenë, Austri

07 – 09 May 2015

Me më tepër se 100 leksione dhe praktika, Linuxwochen Vienna në FH Technicum është një nga veprimtaritë më të mëdha të organizuar në Vjenë prej bashkësish. Veprimtaria ofron një larmi të madhe temash, përfshi burimin e hapur dhe hardware-i, shtypje 3D, administrim sistemesh, zhvillim software-i dhe privatësi & siguri. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë dhe pret diskutime dhe informacione interesante rreth Software-it të Lirë. Veprimtaria zhvillohet nga 7 deri më 9 maj, në FH Technikum Wien. Hyrja është e lirë. 

"Linuxtage" në Grac, Austri

25 April 2015

Në veprimtarinë e përvitshme njëditore në Grac, mjaft biseda prezantuese dhe stenda u ofrojnë vizitorëve mundësinë të përditësojnë informacionin mbi GNU/Linux-in, Software-in e Lirë dhe projekte të afërta. Vendi i veprimtarisë është FH Joanneum.
FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informative.  

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

17 April 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Mbledhje vendore e FSFE-së me një bisedë rreth shpërndarjes së videove përmes Software-it të Lirë, në Berlin, Gjermani

09 April 2015

Të enjten, 9 prill, zhvillohet mbledhja pasuese vendore e FSFE-së për Berlinin, si zakonisht në e-lok (pranë Ostkreuz). Këtë herë, Gregori do të flasë rreth shpërndarjes së videove vetëm duke përdorur Software të Lirë, rreth potencialit të WebRTC-së dhe sendërtimit të saj në Firefox (Firefox Hello). Takimet tona janë një mundësi e mirë për t’u takuar me anëtarë të tjerë shok, si dhe simpatizantë të tjerë të Software-it të Lirë. Te e-lok mund të gjeni ushqim të mirë dhe pijet më të mira, për një çmim të arsyeshëm, dhe atmosferë të pëlqyeshme falas. Pjesa zyrtare fillon më 19:30.

Chemnitzer Linuxtage në Çemnic, Gjermani

21 – 22 March 2015

Më 15 dhe 16 mars do të ketë një stendë të FSFE-së gjatë Chemnitzer Linux-Tage, një veprimtari kushtuar gjithçkaje që lidhet me GNU/Linux-un dhe Software-in e Lirë. Thjesht kaloni nga stenda që të njiheni me persona nga FSFE-ja dhe anëtarë të tjerë shok. Në stendë do të ketë artikuj të rinj tregtarë dhe material promocional material. Guido Arnold-i do të mbajë një bisedë rreth "Software-it të Lirë në Arsim - një Vështrim në Europë) 

Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

20 March 2015

Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

Karsten Gerloff rreth Software-it të Lirë dhe përputhshmërisë

20 March 2015

Më 20 mars, presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff, do të diskutojë mbi Software-in e Lirë dhe përputhshmërinë, në një seminar në Tokio, Japoni. Teksa Software-i i Lirë deporton në më shumë zona të veprimtarisë tregtare, është e rëndësishme që kompanitë të kuptojnë se ç’u duhet që të përmbushin detyrimet e licencave të Software-it të Lirë, dhe të hartojnë praktikat më të mira për administrim të përdorimit të Software-it të Lirë në produktet e tyre.

    Panel diskutimesh mbi patenta software-i dhe Software-in e Lirë, Hanover, Gjermani

    16 March 2015

    Më 16 mars 2015, Matthias Kirschner-i do të marrë pjesë në një panel diskutimesh mbi patentat, standardet dhe Software-in e Lirë organizuar nga Zyra Europiane e Patentave. Diskutimet do të mbahen në Cebit, holli 8, nga 16:00 deri më 16:45. Pjesëmarrës të tjerë në panel janë Grant Philpott (Principal Director, ZEP), Brian Hinman (Chief Intellectual Property Officer, Philips), Gabriele Mohsler (VP Patent Development IPR and Licensing, Ericsson), dhe Koen Lievens (drejtor në ICT, ZEP).  

    Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2015-n

    27 February – 13 March 2015

    Anëtarët shok të FSFE-së do të votojnë për zgjedhjet e shtata të përfaqësisë së anëtarësisë shok të FSFE-së. Çdo anëtar shok të cilit i lejohet të votojë, do të duhej t’i mbërrinte një email nga “FSFE Fellowship (CIVS poll supervisor)” me subjektin “Poll: Fellowship elections 2015”. Ju lutemi, krejt informacionet e nevojshme për votimin shihni brenda këtij email-i. Fituesi i zgjedhjeve do të njoftohet publikisht më 16 mars në sajtin e FSFE-së. Këtë vit, mund të votoni për tre kandidatë të shquar (renditur në rend alfabetik të përmbysur): Felix Stegerman, Max Mehl and Nicolas Dietrich.  

    Panel diskutimesh mbi shumëllojshmërinë dhe konkurrencën në ekonominë dixhitale, Berlin, Gjermani

    23 February 2015

    Të hënën, më 23 shkurt, Matthias Kirschner do të marrë pjesë në një panel diskutimesh mbi kuadrin e përgjithshëm të nevojshëm për mbrujtjen e shumëllojshmërisë dhe konkurrencës në ekonominë dixhitale. Diskutimet janë pjesë e një veprimtarie të organizuar nga partia e Gjelbër rreth fuqisë së tregut, konkurrencës dhe shumëllojshmërisë në ekonominë dixhitale (Marktmacht, Wettbewerb und Vielfalt in der digitalen Wirtschaft). Zhvillohet në parlamentin gjerman, Reichstagsgebäude, Room RTG 3 N 039, Platz der Republik 1, 11011 Berlin, nga ora 16:00 - 20:00.  

    Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

    20 February 2015

    Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!  

    FOSDEM 2015, Bruksel, Belgjikë

    31 January – 01 February 2015

    Këtë vit, FOSDEM-i do të mbahet më 31 janar dhe 1 shkurt 2015 në Bruksel. FSFE-ja do të marrë pjesë e pakta me një stendë dhe do të ketë të pranishëm mjaft anëtarë shok, bashkërendues dhe nga stafi.
    Si çdo vit, presim takimet dhe diskutimet e shumta, si dhe t’ia kalojmë mirë të gjithë.  

    Fellowshiptreffen im Januar 2015 - Planungstreffen in Chaosdorf, Hüttenstr. 25, 40215 Düsseldorf

    28 January 2015

    Das nächste und erste diesjährige reguläre Fellowshiptreffen in Düsseldorf findet am 28.01.2015 ab 19:30 Uhr im Chaosdorf, Hüttenstr. 25, 40215 Düsseldorf,statt. Es ist das traditionelle Rückblicks- und Planungstreffen. Auf der Basis der im der Vergangenheit gewonnenen und nochmals reflektierten Erfahrungen planen wir unsere Aktivitäten im bereits begonnenen Jahr. Alle sind auch eingeladen, zu bedenken, ob sie, beispielsweise durch eine Vortrag, etwas zur Gestaltung unserer Aktivitäten im Jahre 2015 etwas beitragen können. 

    Takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën, Austri

    16 January 2015

    Këtë muaj, takimi mujor i anëtarësisë shok për Vjenën do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, me diskutimet e planifikuara që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim t’ju shohim atje!