"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe s’është përkthyer ende. Ajo që po shihni më poshtë, është faqja në versionin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Events

Event Archive for 2013

Takimi mujor i Anëtarësisë Shok në Vjenë, Austri

20 December 2013

Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet te Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, dhe diskutimet rreth temës fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim të takohemi me ju atje!  

Fellowship Meeting with the topic "Save online content to read it while you or the content is offline" in Berlin, Deutschland

12 December 2013

On December 12 will be the next Berlin Fellowshipmeeting in the e-lok (near Ostkreuz). Erik will discuss with us different possibilities about how to "Save online content and read it while you or the content is offline". Included is a live-presentation of the software "Zotero". In addition, there will be a report about FSFE's official activities during the last month. As usual, the Fellowship meeting is a good possibility to meet other Fellows as well as other Free Software enthusiasts. You can get good food and best drinks at e-lok for a reasonable price and good mood for no cost. Official start is at 19:30.

Hackadon, giving to Free Software - Montreuil, France

11 December 2013

On December 11, 17:00, participants will present Free Software projects needing funding and discuss how to support them for the best. Come, present your work and meet FSFE volunteers who will attend the event! 

FSFE booth at "Free Web Technology Days" in İstanbul, Turkey

23 November 2013

Nermin Canik, together with volunteers, organises the first FSFE booth in Turkey. On November 23, during the Free Web Technology Days ("Özgür Web Teknolojileri Günleri") in Yeditepe University, İstanbul. You are welcome to visit FSFE's booth and to meet local people behind our movement.  

Talk "Die Arbeit der FSFE in Europa, Deutschland und München", Munich, Germany

22 November 2013

Christian Kalkhoff, Fellowship Coordinator Munich, gives a presentation about "The work of the FSFE in Europe, Germany and Munich" during Munichs "Open-Source-Treffen". Content will be the work of FSFE and its affiliate activists on all levels of politic and society. Kalkhoff will show Munichs Fellowship group as an example of how principles and campaigns of the FSFE can be realised on a local level. The event begins at 6 pm.  

MutterWare #2

19 November 2013

On the 19th of November there will be a second session of the MutterWare, which Hugo started back in March.

The MutterWare is a meeting of users of the mail client mutt, either long-time experts, just beginners, or even not-yet-users. It's about discussing the functionalities, exchanging tips and hacks, and enjoying a good talk.

The meeting will take place in Mozilla's Parisian new offices near the Grands Boulevards, starting at 8p.m.  

Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

15 November 2013

Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

Takim i Anëtarësisë Shok në Berlin

14 November 2013

Takimi i ardhshëm i Anëtarësisë Shok të Berlinit do të mbahet më 14 nëntor, dhe do të mbahet në e-lok (ngjitur me Ostkreuz). Silvani do të diskutojë mundësi të larmishme për ne që të përdorim Software-in e Lirë për administrim kalendarësh. Veç kësaj, do të bisedojmë rreth veprimtarive të FSFE-së gjatë muajve të fundit.

Si zakonisht, takimi i anëtarëve shokë është një mundësi e mirë për t’u takuar me anëtarë të tjerë shok si dhe me të tjerë dashamirës të Software-it të Lirë. Mund të siguroni ushqim të mirë dhe më të mirat e pijeve te e-lok, për të kaluar një mbrëmje të gëzuar. Fillimi zyrtar është më 19:30.

Hacking for Compliance, Berlin, Gjermani

26 October 2013

Më 26 tetor 2013, nga ora 14:00 deri më 19:00 vullnetarë për temën do të kontrollojnë përputhjen e pajisjeve të ndryshme licencën GNU GPL. Harald Welte prej gpl-violations.org, dhe një prej avokatëve tanë do të mbështesin vullnetarët gjatë kësaj kohe në zyrën e FSFE-së në Berlin. Veprimtaria zhvillohet vetëm me ftesa, nëse doni të merrni pjesë, lidhuni me Matthias Kirschner.

Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

18 October 2013

Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

Takohuni me FSFE-në në Vjenë!

12 October 2013

Për herë të dytë në historikun e FSFE-së, Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet në Vjenë, Austri. Si zakonisht, do të ketë një takim shoqëror të shtunën në mbrëmje. JU lutemi, ejani te ne në Metalab, hackerspace-i më i rafinuar i Vjenës, të shtunën, më 12 tetor, duke filluar prej orës 20:00 CEST. Do të keni rastin të diskutoni çështje të Software-it të Lirë, mes pijesh dhe ritmesh, me shumë nga pjesëmarrësit në asamblenë e përgjithshme të FSFE-së. Presim që t’ju takojmë atje!  

Përvjetori i 30-të i GNU-së në Berlin

28 – 29 September 2013

Projekti GNU zuri fill më 27 shtator, 1983. Këtë muaj, përvjetori i tij kremtohet anembanë botës nga bashkësia GNU dhe veprimtarë të Software-it të Lirë. Grupi i Anëtarëve Shok të Berlin-it, anëtarë të stafit dhe vullnetarë do të takohen në Berlin Hackerspace C-base më 28 shtator, për të kremtuar 30 vjetorin e GNU-së. Ejani dhe aktivizohuni përditë me GNU-a-Day, gjashtë aksione të tjera për lirinë e software-it deri në fund të shtatorit.  

    Takim i Bashkërenduesve Europianë në Berlin, Gjermani

    27 – 29 September 2013

    Nga 27 deri më 29 shator do të mbahet Takimi i parë i Bashkërenduesve Europianë të FSFE-së, për bashkërendim të veprimtarive tona brenda bashkësisë së Anëtarëve Shok. Pjesëmarrja është e kufizuar vetëm për vullnetarë aktivë dhe anëtarë shok që kanë marrë një ftesë, por të shtunën, më 28, do të ketë një takim të hapur për publikun.  

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    20 September 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Debat me organizatat e rinisë së përtive politike në Berlin, Gjermani

    12 September 2013

    Më 12 shtator 12, FSFE-ja do të organizojë debatin "Internet policy - Only with Free Software?" me pjesëmarrje nga organizatat më të mëdha të rinisë së partive politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Debati do të zhvillohet nga ora 19 - 21, pasuar nga një pritje. Veprimtaria zhvillohet në Büro 2.0, Weigandufer 45, 12059 Berlin. Veprimtaria është publike dhe pjesëmarrja falas.  

    Praktikë rreth F-Droid-it nga Daniel Marti në Berlin, Gjermani

    17 August 2013

    Të shtunën, më 17 gusht 2013, Daniel Martí, zhvillues i F-Droid-it dhe shtazhier veror në FSFE-e, do të zhvillojë praktikën e dytë mbi F-Droid-in, të hapur për publikun. Veprimtaria zhvillohet në Büro 2.0 më 2 pasdreke.

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    16 August 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Richard Stallman do të bëhet pjesë e Panteonit të Internetit

    03 August 2013

    Të shtunën, më 3 susht 2013, Richard Stallman, themeluesi i Free Software Foundation-it dhe i lëvizjes për Software të Lirë, do të bëhet pjesë e Panteonit të Internetit i shoqatës Shoqëria e Internetit. Ceremonia e pranimit është e hapur për publikun, por vendet janë të kufizuara, lypset të regjistroheni.  

    Praktikë mbi "Nisjen e Sigurt" në Ministrinë Gjermane të Ekonomisë, Berlin, Gjermani

    26 July 2013

    Më 3 shtator 2013 Matthias Kirschner do të mbajë një bisedë "Punimi i Besueshëm Në Kompjuter sipas pikëpamjes së zhvilluesve të Software-it të Lirë". Biseda është pjesë e praktikës njëditore mbi Punimin e Besueshëm Në Kompjuter, dokumentin e qeverisë gjermane mbi këtë temë, dhe mbi domethënien e tyre për kompanitë. Veprimtaria zhvillohet në Ministrinë e Ekonomisë, Invalidenstraße 48, 10115 Berlin dhe pjesëmarrja është vetëm me ftesa.

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    19 July 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Takim mbi Libre Software-in, Bruksel, Panel diskutimesh mbi Teknologjinë, Pushtetin dhe Lirinë

    09 July 2013

    FSFE-ja e pranishme në edicionin e 14-të të takimit mbi Libre Software-in ne Bruksel. Më 9 korrik FSFE-ja organizon një panel diskutimesh mbi Teknologjinë, Pushtetin dhe Lirinë, me disa nga mbrojtësit më të njohur në botë të lirisë dixhitale dhe me anëtarë drejtues të Parlamentit Europian, lidhur me çështje të epokës dixhitale. Pjesëmarrës do të jenë Karsten Gerloff (FSFE), Eben Moglen (Universiteti i Kolumbias), Judith Sargentini (deputete e grupit Të gjelbrit/ALE), Christel Schaldemose (deputete socialdemokrate), Richard M Stallman (FSF), Nils Torvalds (deputet i grupit ALDE), Ioannis A. Tsoukalas (deputet i grupit PPE) 

    Takim rreth Libre Software-it (RMLL), Bruksel

    06 – 11 July 2013

    Nga 6-11 korrik, 2013, disa mijëra vetë do të vijnë në Bruksel nga gjithë Europa për të marrë pjesë në takimin e Libre Software-it, një nga konferencat më të mëdha mbi Software-in e Lirë në Europë, për zhvillues, sipërmarrës teknologjie dhe veprimtarë të shoqërisë civile. FSFE-ja do të jetë e pranishme me dy stenda, një panel diskutimesh dhe një fjalë të mbajtur nga Karsten Gerloff. Ejani të takohemi! 

    Diskutim mbi "Sa mami na duhen në Software-in e Lirë? Berlin, Gjermani

    24 June 2013

    Të hënën, më 24 qershor, grupi i punës i Software-it të Lirë Bitkom organizon një veprimtari nën moton "Përftimet e punës në shtëpi". Veprimtaria do të fillojë më 10:00 dhe zgjasë deri më 17:15. Më 16:00 Matthias Kirschner do të marrë pjesë në një debat rreth çështjes sa organizma Software-i të Lirë na duhen. Të tjerë pjesëmarrës në debatin e moderuar nga Dr. Oliver Diedrich (nga grupi mediatik Heise) janë Peter Ganten (OSB Alliance), Richard Seibt (OSBF e.V.), dhe Dr. Johannes Loxen (LA Software, BITKOM e.V.). Veprimtaria do të zhvillohet në Kalkscheune, Johannisstraße 2, 10117 Berlin. Të dhëna mbi regjistrimin mund të merrni prej faqes Bitkom mbi veprimtarinë.  

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    21 June 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Grupi i Anëtarëve Shok për rajonin Rin/Main do të jetë i pranishëm në veprimtarinë e bashkësisë "Fuxcon" në Frankfurt, Gjermani

    15 June 2013

    Të shtunën, më 15 qershor, Grupi i Anëtarëve Shok për rajonin Rin/Main do të jetë i pranishëm me një stendë në FUXCON, një veprimtari e organizuar nga bashkësi që ftuan krejt grupet e përdoruesve nga brenda dhe nga rrethinat e Frankfurtit/Mainit, Gjermani.

    Coliberator, Bukuresht

    01 – 02 June 2013

    Për herë të parë, FSFE-ja do të marrë pjesë në konferencën Coliberator, në Bukuresht të Rumanisë.

    Me ftesë të shoqatës bashkëpunëtore të FSFE-së, Ceata, Karsten Gerloff do të flasë rreth teknologjisë, pushtetit dhe kontrollit. Ai do prekë gjithashtu punën e FSFE-së për krijimin e ndërgjegjësimit të publikut për Software-in e Lirë, dhe për të hedhur themelet e një shoqërie informacioni të lirë.  

    Seksion dhe Stendë FSFE në Linuxtag 2013

    22 – 25 May 2013

    Këtë vit FSFE-ja do të mbajë disa biseda dhe një stendë në Linuxtag 2013, në Berlin. Në stendën tonë të ekspozitës ICC të Berlinit do të gjeni informacion, sende për blerje dhe kuvendim miqësor.  

    THSF, Tuluzë, Francë

    22 – 26 May 2013

    FSFE-ja do të ketë një stendë në Toulouse Hacker Space Factory (THSF), nga 22 deri më 26 maj, në Tuluzë, Francë. THSF-ja është një nga takimet publike më të mëdha të Francës, mes atyre që merren me përdorimet risore dhe politike të teknologjisë. Veprimtaria do të zhvillohet në Mix'art Myrys.

     

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    17 May 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Takimi "Software Etik" në Milano, Itali

    17 May 2013

    Të premten tjetër, më 17 maj, nga ora 9:30 deri më 13 do të zhvillohet në Milano takimi "Software Etik", i promovuar nga Joomla!Lombardia. Diego Zanga, anëtar shok i FSFE-së, do të mbulojë subjektin "Software-i i Lirë në Administratën Publike". Software-i i Lirë, falë bashkësive të lidhura me projektet, sot është një realitet i madh dhe i provueshëm, i aftë t’i japë industrisë dhe bashkësisë më tepër avantazhe se sa software-i pronësor. Synimi kryesor i takimit është t’u tregojë lojtarëve të rëndësishëm vendorë - administrata, firma, shoqata, grupe familjesh vendore, etj - që Software-i i Lirë është i përshtatshëm, falë qëndrueshmërisë së modelit të tij për biznes, dhe është etik dhe i drejtë nga pikëpamja shoqërore. Takimi do të zhvillohet në Italisht.  

    Michael Stehmann do të flasë në parlamentin e Renanisë së Vestfalisë Veriore

    17 May 2013

    Të premten, më 17 maj, Michael Stemann do të flasë në veprimtarinë #opennrw rreth "Të dhëna të Hapura përmes Standardesh të Hapur". Biseda do të nisë më 11:45 në parlamentin e Renanisë së Vestfalisë Veriore në Dyseldorf, Gjermani.

    FSFE-ja në DORSCLUC, Kroaci

    15 – 16 May 2013

    FSFE-ja do të marrë pjesë në Konferencën Kroate të Sistemeve të Hapura në Zagreb.

    Presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff do të flasë rreth teknologjisë, pushtetit dhe kontrollit (15 maj, 11:00), dhe do të diskutojë mbi punën e FSFE-së për ndërtimin e një shoqërie informacioni të lirë (16 maj, 9:00). Matija Šuklje, bashkërendues i FSFE-së për çështje ligjore do të mbajë një seancë pyetjesh për t’ju përgjigjur pyetjeve lidhur me licencimin dhe të tjera aspekte ligjore të Software-it të Lirë.  

    "Linuxtage" në Grac, Austri

    20 April 2013

    Në veprimtarinë vjetore njëditore në Grac, mjaft biseda paraqitjeje dhe stenda informacioni u ofrojnë vizitorëve mundësinë të përditësohen me informacion rreth GNU/Linux-it, Software-it të Lirë dhe projektesh ngjashme. Veprimtaria zhvillohet në FH Joanneum dhe duhet parë patjetër nga cilido i interesuar rreth këtyre temave.
    FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni dhe 2 biseda:

    • Albert Dengg: "Çlironi Android-in Tuaj: Sa i lirë është vërtet ky sistem, dhe çfarë mund të bëni për ta përmirësuar gjendjen?"
    • Peter Bubestinger: "Regjistroni. Miksoni. Masterizoni: produksion profesional audio me Software të Lirë!"
     

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    19 April 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Takim i Anëtarësisë Shok të Barit

    13 April 2013

    Takimi i parë zyrtar i grupit të Anëtarësisë Shok në FSFE për Barin do të mbahet të shtunën, më 3 prill, në orën 16:00. Takimi do të mbahet në Hotel Parco dei Principi, Viale Europa 6 (në largësi të shkurtër prej aeroportit të Barit-Paleze). Ftojmë të marrin pjesë krejt anëtarët shok, të rinjtë dhe të vjetrit, për të sistemuar grupin e ri dhe për të planifikuar punën tonë. Salla e takimit është rezervuar për emrin Marco Brushes. 

    Takim i Anëtarësisë Shok në Berlin

    11 April 2013

    Takimi i ardhshëm i Anëtarësisë Shok të Berlinit do të mbahet më 11 prill, dhe do të mbahet në e-lok (ngjitur me Ostkreuz). Do të diskutohet për tema të ndryshme, mes tyre DLD-ja, Berliner Linuxtage, si dhe takimi i bashkërenduesve.

    Si zakonisht, takimi i anëtarëve shokë është një mundësi e mirë për t’u takuar me anëtarë të tjerë shok si dhe me të tjerë dashamirës të Software-it të Lirë. Mund të siguroni ushqim të mirë dhe më të mirat e pijeve te e-lok, për të kaluar një mbrëmje të gëzuar. Fillimi zyrtar është më 19:30.

    FSFE-ja në edicionin e 12-të "Augsburger Linux-Infotag"

    23 March 2013

    FSFE-ja është e pranishme në edicionin e 12-të "Linux-Infotag Augsburg" me stendë informacionesh dhe sendesh për blerje. Veprimtaria zhvillohet më 23 mars nga ora 9:30 deri në 17:30 në fakultetin e Teknologjive të Informacionit të Universitetit të Augsburgut për Shkencat e Zbatuara, Gjermani. Hyrja është e lirë. 

    FSFE-ja në Chemnitzer Linuxtage

    16 – 17 March 2013

    "Chemnitz Linux Days" është një konferencë që merret me GNU/Linux-in dhe Software-in e Lirë. Është e hapur për këdo, për rioshë dhe për të sprovuar. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë ku mund të informoheni mbi punën tonë dhe të njihni njerëzit që janë pas FSFE-së. Një mënyrë tjetër për prezantim janë dy bisedat që do të mbahen nga Matthias Kirschner dhe Erik Albers.

    Tema e bisedës së Matthias Kirschner-it është "Vom Aussterben bedroht: Die Universalmaschine Computer" dhe do të mbahet të shtunën (16/03) më 14:00 te salla V2; "Gjithçka mbi Çlironi Android-in Tuaj!" e Erik Albers-it do të diskutohet të shtunën (17/03) më 14:00 në sallën V1.  

    Takimi i përmuajshëm i Anëtarësisë Shok të Vjenës, Austri

    15 March 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të na gjeni atje nga ora 18:00, me diskutimet rreth subjektit që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar për FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!  

    Takimi i Anëtarësisë Shok për Berlinin

    14 March 2013

    Takimi pasues i Anëtarësisë Shok për Berlinin do të mbahet më 14 mars dhe do të zhvillohet në e-lok (ngjitur me Ostkreuz). Karsten Gerloff, president i FSFE-së, do të jetë i pranishëm në takim dhe po pret të takohet me ju. Me këtë rast organizojmë edhe një Festë Nënshkrimesh me Kyçe GnuPG, me moton: "Festë Nënshkrimesh me Kyçe - Nënshkruar nga Presidenti!"

    Veç kësaj, do të diskutojmë mbi çmimet DLD të Berlinit që tani janë shndërruar në çmimin gjerman për DLD-në. Nëse dëshironi të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, mos harroni të vini në takimin e anëtarëve shok, për të diskutuar krejt hollësitë.

    Si zakonisht, takimi është një rast i mirë për t’u takuar me të tjerë anëtarë shok dhe dashamirës të Software-it të Lirë. Mund të siguroni ushqim të mirë dhe më të mirat e pijeve te e-lok, për të kaluar një mbrëmje të gëzuar. Fillimi zyrtar është më 19:30.

    Prezantim në CeBIT rreth Software-it të Lirë në pajisje celulare

    05 March 2013

    Të martën, më 5 mars, Erik Albers jep një prezantim në CeBIT Open Source Forum rreth "Kini kontroll të plotë të pajisjes suaj - Çlironi Android-in Tuaj". Paraqitja fillon më 4 p.m. me një diskutim pas tij. Forumi zhvillohet në Hollin 6, Stenda F02.

    Praktikë me temë Çlironi Android-in Tuaj në Krautspace, Jena

    23 February 2013

    Hackerspace-i në Jena, "Krautspace", po organizon një praktikë "Çlironi Android-in Tuaj". Erik Albers prej FSFE-së do të vijë për të zhvilluar praktikën. Më pas, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë vetë praktika ÇAT dhe do ta bëjnë këtë në prill.

    Veprimtaria do të zhvillohet në 'Krautspace', Jena, më 23.02. duke filluar në orën 15. Ju lutemi, regjistrohuni më herët. 

    Richard Stallman mban një fjalë në Universitetin e Bukureshtit, Rumani

    22 February 2013

    Richard Stallman, presidenti i Free Software Foundation-it, do të mbajë një fjalë në Aula Magna, në Fakultetin e Ligjeve të Universitetit të Bukureshtit më 22 shkurt. Do të flasë rreth "Software-it të Lirë dhe Lirisë Suaj". Veprimtaria organizohet nga Fundația Ceata, një grup njerëzish nga Bukureshti që luftojnë për lirinë e përdoruesve të kompjuterit, dhe që tani është fondacioni i parë rumun për Software-in e Lirë.  

    Takimi mujor i Anëtarësisë Shok në Vjenë, Austri

    15 February 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet te Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi atje nga ora 18:00, dhe diskutimet rreth temës fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar rreth FSFE-së ose Software-it të Lirë. Presim të takohemi me ju atje!  

    Takim i Anëtarësisë Shok në Berlin

    14 February 2013

    Takimi i ardhshëm i Anëtarësisë Shok të Berlinit do të mbahet më 14 shkurt, dhe do të mbahet në e-lok (ngjitur me Ostkreuz). Do të keni mundësinë të takoheni me anëtarë të tjerë shok si dhe me të tjerë dashamirës të Software-it të Lirë. Krejt kjo mund të jetë jo pak zbavitëse, veçanërisht ngaqë është dita "E dua Software-in e Lirë". Për më tepër, mund të siguroni ushqim të mirë dhe më të mirat e pijeve te e-lok, për të kaluar një mbrëmje të gëzuar. Fillimi zyrtar është më 19:30.

    Qarkullon ideja e kontributit te #IloveFS përmes paraqitjes/përhapjes së Software-it të Lirë të mahnitshëm. Nëse keni në mendje një software të mirë, mund ta ndani me ne dhe mund ta shpjegoni për 3 minuta, jeni të mirëpritur ta promovoni në takimin tonë!

    FOSDEM 2013

    02 – 03 February 2013

    Këtë vit, FOSDEM-i do të mbahet më 2 dhe 3 shkurt 2013 në Bruksel. FSFE-ja do të marrë pjesë me një stendë dhe tre biseda. Henrik Sanklef, zëvendëspresident i FSFE-së, do të flasë rreth Searduino Searduino të shtunën pasdite (më 14:20); Otto Kekäläinen, bashkërenduesi ynë finlandez i anëtarëve shok, do të flasë rreth ndreqjes së prokurimeve publike të Shtunën pasdite (më 16:00); Eric Albers, bashkërenduesi ynë për zgjerimin e shtrirjes së FSFE-së, do të flasë rreth Çlirimit të Android-it Tuaj - veprimtari çlirimi të telefonit të shtunën (më 14:00). Si çdo vit, presim mjaft takime dhe diskutime dhe që t’ia kalojmë mirë të gjithë.  

    Çlironi Android-in Tuaj në Parlamentin Europian

    01 February 2013

    Alexander Alvaro, zëvendëspresident i Parlamentit Europian, po organizon një veprimtari "Çlironi Android-in Tuaj" më 1 shkurt, në orën 16. Erik Albers, Dimitrios Symeonidis dhe Cheryl D. Miller do të mbajnë një fjalë secili. Nëse po mendoheni se si të çlironi telefonin tuaj, nuk duhet ta humbni këtë veprimtari. Dhe nëse e keni çliruar tashmë telefonin tuaj, do të ketë një mundësi për ju, si edhe për këdo tjetër të interesuar, të realizoni një regjistrim profesional dëshmish të xhirimit të software-it të lirë në pajisje celulare.

    Veprimtaria do të zhvillohet në ndërtesën 'Altiero Spinelli', ashensori G, kati i 5-të, salla A5G375. Lypset regjistrim, por regjistrimi është i hapur dhe publik. 

    Takim në Paris i Anëtarësisë Shok Me Rastin e Vitit të GNU-së

    21 January 2013

    Për të filluar me vitin e GNU-së, anëtarët shok të FSFE-së dhe veprimtarë të software-it të lirë do të mblidhen në Paris për të diskutuar mbi tema të tilla si se si të promovohen liria dhe sisteme celularë Android që respektojnë privatësinë, dhe se si të nxitet një debat rreth se si të merremi me rrjetet shoqërore në epokën e internetit përmes nismës GNU Consensus. Por takimi është gjithashtu një mundësi e mirë për një çast informal shplodhjeje për në, i hapur për këdo. [Mirë u takofshim në La Mutinerie.org, 19:00!]  

    Software-i i Lirë në sektorin publik - Paris, Francë

    21 January 2013

    Në një veprimtari në Ministrinë e Ekonomisë në Francë, presidenti i FSFE-së Karsten Gerloff do të mbajë një përmbledhje mbi trajtimet që vende të ndryshme europiane po ndërmarrin lidhur me Software-in e Lirë.  

    Takimi mujor i Anëtarëve Shok në Vjenë, Austri

    18 January 2013

    Këtë muaj, takimi i Anëtarësisë Shok të Vjenës do të mbahet në Metalab, që gjendet në Rathausstraße 6, në distriktin e parë të Vjenës. Do të jemi aty nga ora 18:00, me diskutimet që fillojnë më 19:00. Si zakonisht, kjo ftesë është për këdo të interesuar mbi FSFE-në dhe Software-in e Lirë. Presim t’ju takojmë atje!