"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe s’është përkthyer ende. Ajo që po shihni më poshtë, është faqja në versionin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Events

Event Archive for 2017

Takim i Bashkësisë FSFE 2017 në Berlin, Gjermani

25 – 26 November 2017

Takimi i bashkësisë është një mundësi takimi një herë në vit për krejt personat e angazhuar brenda FSFE-së, për të shkëmbyer dije, për të fuqizuar projekte, hack-uar, diskutuar dhe aktivizuar. Këtë vit do të nisim disa sprinte dhe do të diskutojmë zhvillimet më të reja brenda FSFE-së.  

FOSS4SMEs në Selanik, Greqi

13 – 14 November 2017

Më 13 dhe 14 Nëntor 2017, FSFE-ja do të marrë pjesë në mbledhjen nismëtare të projektit FOSS4SMEs në Selanik, Greqi. Projekti që zuri fill këtë tetor, është një bashkëpunim mes Atlantis Engineering, Open Forum Europe, University of Skövde, DLEARN dhe Dublin Institute of Technology, me synimin të sjellë edukim mbi software-in e lirë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

    Takim i FSFE-së në Berlin: Bisedë mbi vetëstrehimin, FreedomBox, PirateBox në Berlin, Gjermani

    09 November 2017

    A ka, pra, re gjëkundi? Tobiasi dhe Mikaeli paraqesin FreedomBox-in dhe PirateBox-in, dy shpërndarje që në njëfarë mënyre plotësojnë njëra-tjetrën në synimin për të zënë vendin e punëve zakonisht të përshoqëruara me shërbyes në "re". Si e do zakoni për takimet tona të të enjtes (çdo të enjte të dytë dhe të katërt të muajit) kjo do të zhvillohet në e-Lok [3], pranë Bahnhof Ostkreuz. Fillimi do të jetë diku aty rreth orës 19:30, edhe pse disa nga ne takohen më herë për një dorë të ngrënë dhe muhabet. Vizitorët janë të mirëpritur!  

    Bisedë mbi "Para Publike? Kod Publik! gjatë Ditës së Linux-it, Milano, Itali

    28 October 2017

    Si grupi vendor i FSFE-së për Milanon, do të jemi të pranishëm në Ditën e Linux-it, në Milano, për festimin e e këtij manifestimi kombëtar duke diskutuar mbi Linux-in dhe software-in e lirë. Do të ketë të pranishëm nga grupi vendor në të dy bisedat, njëra mbi "Para Publike? Kod Publike!" dhe tjetra mbi privatësinë dhe anonimitetin përmes mjedise Tor kontejner dhe virtual. Veprimtaria do të zhvillohet duke filluar nga 9:30 në Università degli Studi di Milano, dega e informatikës, Via Comelico, 39 - Milano - Itali. Bisedat janë në italisht dhe hyrja është falas.

    Kuvendi i Burimit të Hapur 2017 në Pragë, Republika Çeke

    23 – 26 October 2017

    FSFE-ja do të jetë e pranishme në Kuvendin e Burimit të Hapur 2017 në Pragë, Republika Çeke. Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë rreth "Limux: Humbja e një fari", dhe Polina Malaja do të jetë e pranishme në "DSM, EIF, RED: Akronime në nivel BE-je dhe Pse Kanë Rëndësi për Lirinë e Software-it".  

    FSFE-ja në Copycamp, Varshavë, Poloni

    28 – 29 September 2017

    Polina Malaja, analistja jonë e politikave dhe bashkërendues ligjore, mban një fjalë në CopyCamp në Varshavë, Poloni, rreth implikimeve mbi mjedisin e software-it të krijuar në bashkëpunim nga propozimi i tanishëm për një Direktivë të Drejtash Kopjimi në BE, dhe rreth fushatës tonë Shpëtoni Ndarje Kodi. Carmen Bakker dhe Erik Da Silva, stazhierë të tanishëm në FSFE, mbajnë një fjalë rreth fushatës tonë Para Publike, Kod Publik 

    Takim i veçantë FSFE Franken më 20 Shtator, 2017 në Nuremberg

    20 September 2017

    Të mërkurën, më 20 shtator, 2017, duke filluar nga 6:30 pm, grupi vendor i FSFE për Frankoninë do të mbajë një takim të veçantë në Lederer Kulturbrauerei, Nuremberg, të ftuar specialë nga grupi vendor i FSFE-së për Dyseldorfin. Ftohen të marrin pjesë tërë miqtë e Software-it të Lirë! Nëse moti është i mirë, do të na gjeni në verandë, nëse bie shi ose është shumë ftohtë, do të jemi brenda. Sido që të jetë, mund të na dalloni si grup FSFE-ja nga bluzat tona dhe zbukurimet në tavolina. Nëse keni në plan të vini, më shkruani në floriansnow@fsfe.org që të di sa vende të rezervoj.  

    "Para Publike, Kod Publik" në Digitale Woche në Kiel, Gjermani

    18 September 2017

    Erik Albers do të flasë mbi temën "Para Publike, Kod Publik" në Digitale Woche Kiel e parë (java dixhitale Kiel). Fjala do të nxjerrë në pah përfitimet që lindin kur software-i i financuar me para publike hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Në veçanti ai do të flasë mbi situatën në Kiel dhe premtimet e qeverisë së tanishme. Biseda do të hapet më 10:00 në Literaturhaus në Kiel.  

    FrOSCon në Shën Agustin, Gjermani

    19 – 20 August 2017

    FrOSCon është një konferencë e Software-it të Lirë, organizuar nga dega e shkencave kompjuterike të universitetit University Bonn-Rhein-Sieg dhe nisma të tjera vendore. Vizitorëve do t’u ofrohet një program ngazëllues me biseda dhe praktika për vizitorë të të gjitha moshave. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë dhe një bisedë. Presim të bisedojmë me ju mbi Software-in e Lirë, teknologjinë, dhe politikat. 

    Prani e FSFE-së në SHA-Camp në Zeevolde, Holandë

    04 – 08 August 2017

    Nga 4 deri më 8 gusht, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një seksion të vetin në SHA-Camp, në të cilin ofrojmë një hapësirë të përbashkët për diskutime, takime, hack-ime dhe organizim. Do të ketë disa sesione të vetë-organizuara, rreth temash si Para Publike, Kod Publik, F-Droid, Software-i i Lirë në sektorin publik holandez, hardware komunikimesh të sigurta, Pyetni Kandidatët Tuaj dhe se sa të besueshme janë sistemet tona. Veç tyre, njerëzit mund të marrin pjesë në supersfidën e këndimit të këngës së Software-it të Lirë në sesionet e shumta në seksionin e FSFE-së.  

    Konferencë #DayAgainstDRM e dr. Richard Stallman-it në Administrim Dixhital Kufizimesh, në Gjenovë, Itali

    09 July 2017

    Vendi i zhvillimit: Sala della Società di Letture e Conversazioni Scientifiche. Palazzo Ducale. Piazza De Ferrari. Genova - Koha: 17:00 - 20:00 - Programi: 17:00 Mirëseardhja 17:00 Marco Ciurcina kujton Stefano Rodotà-n. 17:30 Konferenca e Richard Stallman -it* 18:30 Rrahje mendimesh dhe pyetje 19:00 Përgjigje nga Richard Stallman 19:30 Konkluzione * fjala do të jetë në anglisht me një përkthim sekuencial në italisht nga Daniela Vigatti Hyrje e lirë. 19:45 #DayAgainstDRM flashmob për të drejtat dixhitale me banderolë STOP DRM në Piazza De Ferrari. Lidhuni me organizatorët te info(at)softwareliberoliguria.org  

    Grupi vendor i FSFE-së për Milanon - Dita ndërkombëtare Kundër DRM-së, 2017

    06 July 2017

    Edhe këtë vit, ne, si grupi vendor i FSFE-së për Milanon, tok me Game Over Milano, do të kremtojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së, një udhëtim kushtuar promovimit të nismave dhe informacioneve mbi kërcënimin që DRM përfaqëson për HTML5-n, e-librat, muzikën, lojërat, etj. Veprimtari do të zhvillohet në Game Over Milano Room - Leoncavallo, Milano, Itali duke filluar nga 19:30. Do të ketë biseda teknike dhe mandej pjesën e zakonshme 8-bit: Ndeshje me kërcënimet ndaj Lirisë Dixhitale me informacion të goditur dhe muzikë të bukur. Ju lutemi, ejani dhe ndihmonani ta bëjmë më të fuqishme se herën e shkuar! Lidhuni me ne përmes milano@lists.fsfe.org  

    TBSL/LSM 2017 në Sënt-Etien, Francë

    01 – 07 July 2017

    Takimet Botërore të Software-it të Lirë (Libre Software Meeting) janë një varg konferencash, praktikash dhe tryezash të rrumbullakëta me hyrje falas, mbi Software-in e Lirë dhe përdorimet e tij. Kjo veprimtari zhvillohet në një qytet të ndryshëm çdo vit, që nga 2000. Duke grumbulluar një turmë disamijëshe, Takimi i 17-të i Software-it të Lirë do të zhvillohet në qytetin e Sënt-Etienit, që gjendet në rajonin e Overgnjë-Ron-Alpe (Francë) nga 1 deri më 7 Korrik, 2017. Si veprimtari globale, folës nga krejt bota vijnë për të paraqitur dhe diskutuar projektet e tyre me një publik të gjerë dhe të vëmendshëm. Tej software-it të lirë, do të ketë edhe zona të tjera që kanë të përbashkët të njëjtin koncept të lirisë, f.v., hardware (Hackerspace, Fablab,…) dhe krijimtaria artistike nën licenca të lira (grafikë, muzikë, kinema…).  

    MAKER FAIR Berlin në Berlin, Gjermani

    10 – 11 June 2017

    Të merresh praktikisht me TI është e mundur vetëm me Software-in e Lirë, kjo është arsyeja pse FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni dhe artikujsh tregtarë në MAKER FAIR BERLIN gjatë 10 dhe 11 Qershorit 2017. Të shtunën, MAKER FAIR është e hapur për nxënës dhe mësues, falas. MAKER FAIR është një si punë takimi krijuesish dhe vizitorësh të interesuar për ide të ndryshme të fushës DIY. Në stendën e FSFE-së, vizitorët mund të gjejnë informacione rreth Raspberry Pi-së, si dhe një kompjuter për aplikacione standarde, posaçërisht të përshtatshme për arsimin, informacione se si të ‘çlirohen’ telefona Android dhe mbi fshehtëzimin e email-it. 

    Festivali i Realiteteve të Përthyera & Sillni një Ndryshim, në Ofenbah, Gjermani

    10 – 11 June 2017

    Bended Realities ist ein Fest für Digitalkultur und eine maker-Faire für Engagement und Bildung. Die Free Software Foundation Europe wird vor Ort sein mit einem Stand zum Thema Freie Bildung und Freie Software. -- shqip: Realitete të Përthyera është një festival për kulturën dixhitale dhe një maker-faire rreth angazhimeve dhe arsimit. Free Software Foundation Europe do të jetë e pranishme me një stendë dhe do të japë informacione rreth Edukimit të Lirë dhe Software-it të Lirë. 

    Praktikë: Ç’është Software-i i Lirë? në Mynih, Gjermani

    02 June 2017

    Përdoreni. Studiojeni. Ndajeni Me të Tjerët. Përmirësojeni. Software-i që na jep këto Liri lejon një ndërveprim më të kuptimtë me kompjuterat tanë dhe - më me rëndësi - me të tjera qenie njerëzore si ne. Çfarë e bën Software-in e Lirë kaq tërheqës dhe pse Software-i i Lirë mund ta bëjë botën një vend më të mirë, Anëtarësia Shok e FSFE-së për Munihun përpiqet ta transmetojë me një praktikë të premten, më 2 qershor 2017 (duke filluar nga ora 18:00) në WikiMUC; Angertorstr. 3; Munih. S’ka nevojë për njohuri të mëparshme dhe personat që e konsiderojnë veten jo edhe aq teknikë janë veçanërisht të mirëpritur. Presim t’ju shohim!  

    OpenExpo në Madrid, Spanjë

    01 June 2017

    OpenExpo është një konferencë e përvitshme mbi Software-in e Lirë dhe Të dhënat e Hapura, që do të zhvillohet më 1 qershor, 2017 në Madrid. Free Software Foundation Europe do të jetë e pranishme me një stendë informacioni për vizitorët rreth organizmit dhe punës së tij.  

    Diskutim mbi "Të dhëna të lira, ndarje e lirë me të tjerët, të jesh i lirë" në Ditën e Kishës, Magdeburg, Gjermani

    27 May 2017

    Matthias Kirschner do të marrë pjesë në një diskutim mbi se si të dhënat, kodi, algoritmet ndikojnë mbi jetën dhe ekonominë tonë. Ç’do të ndodhë nëse një dorë kompanish kontrollojnë se kush mund të ndryshojë kod burim, modifikojë apo ndajë atë me të tjerët? Këto do të diskutohen nga 11:00 më 12:30, në Ditën e Kishës, Festung Mark, Kulturwerkstatt, Hohepfortewall 1, Magdeburg. 

    Fjalë "Limux: humbja e një fari", Nuremberg, Gjermani

    26 May 2017

    Në konferencën openSUSE 2017, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë lidhur me projektin Limux dhe do të diskutojë se çfarë mund të mësojë prej këtij rasti bashkësia e Software-it të Lirë. Konferenca openSUSE është veprimtaria e përvitshme e bashkësisë openSUSE që mbledh tok njerëz nga anembanë bota për t’u takuar dhe bashkëpunuar. Fjala do të mbahet nga 10:00 deri më 11:00 në sallën kryesore të in Z-Bau, Frankenstraße 200, Nuremberg. 

    Stendë e FSFE-së në OpenTechSummit në Potsdam, Gjermani

    25 May 2017

    Erik Albers, bashkërendues i FSFE-së për bashkësinë dhe komunikimin, do të mbajë një fjalë hapjeje në Open Tech Summit 2017 mbi "Digital-o-Mat ose si të bëhet Software-i i Lirë temë e zgjedhjeve demokratike". FSFE-ja do të jetë gjithashtu e pranishme me një stendë. Open Tech Summit është një konferencë mbi zhvillimet teknologjike dhe Software-in e Lirë. 

    Veganmania, Vjenë, Austri

    24 – 27 May 2017

    Nga 24 deri më 27 maj do të kemi një stendë informacionesh në Veganmania, një festivalin veror për vegan. Presim të diskutojmë tema të Software-it të lirë me pjesëmarrësit e atjeshëm.  

    FSFE @OSCAL 2017 në Tiranë, Shqipëri

    13 – 14 May 2017

    Matthias Kirschner, president i FSFE-së, Polina Malaja, bashkërenduese ligjore dhe analiste politikash, dhe Daniel Pocock, përfaqësuesi i ri i sapozgjedhur i Anëtarësisë Shok të FSFE-së do të jenë të pranishëm me biseda të tyret në OSCAL (Konferenca e Burimit të Hapur Shqipëri) 2017, konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për promovimin e lirisë së software-it, software-in me burim të hapët, kulturën e lirë dhe dijen e hapët. Veprimtaria zhvillohet nga 13 deri më 14 maj në Tiranë.  

    "Linuxtage" në Grac, Austri

    29 April 2017

    Në veprimtarinë e përvitshme në Grac, plot biseda prezantuese dhe stenda informacioni u ofrojnë vizitorëve mundësinë të përditësojnë informacionin mbi GNU/Linux-in, Software-in e Lirë dhe projekte të afërta. Veprimtaria zhvillohet në FH Joanneum. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni.  

    foss-north 2017 në Goteborg, Suedi

    26 April 2017

    Konferenca foss-north është një konferencë mbi software-in e lirë që mbulon nga pikëpamja e perspektivës teknike si software-in, ashtu edhe hardware-in. Zhvillohet në Goteborg dhe ofron një vend takimesh për bashkësitë foss skandinave. Përkrahësi i FSFE-së Johan Thelin do të organizojë një konferencë në të cilën do të figurojnë si folës edhe persona të tjerë nga FSFE-ja. 

    FSFE-ja në "Augsburger Linux-Infotag" e 16-të

    22 April 2017

    Në "Linux-Infotag Augsburg" e 16-të FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informacioni dhe artikujsh tregtarë. Veprimtaria zhvillohet më 22 prill 2017 nga 9:30 deri më 17:30 në fakultetin TI të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Augsburgut, Gjermani. Hyrja është e lirë.  

    Stendë e FSFE-së në @LiMA17, në Berlin, Gjermani

    03 – 04 April 2017

    Të hënë dhe të martën, 3-4 Prill, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë të vogël informacionesh dhe artikujsh tregtarë në edicionin e e pranverës së Linke Medienakademie. Tema e këtij edicioni është #Polarisierung. Do të gjendemi atje nga ora 10:00 deri më 17:00, gjatë të dyja ditëve. Presim të takohemi dhe diskutojmë me ju!

    faqes përkatëse wiki

    Vendi i zhvillimit: Linke Medienakademie e.V. Franz-Mehring-Platz 1, 10243 Berlin - Foyer (kati i 1-rë), pranë S-Bhf.Ostbahnhof 

    Takim i Kujdestarëve të Wiki-t në Esen, Gjermani

    31 March – 01 April 2017

    Wiki është një mjet i rëndësishëm për stafin dhe veprimtarët e FSFE-së në ndarjen e dijes me të tjerët, në dokumentimin e veprimtarive, dhe furnizimin e informacionit mbi grupet vendore. Është e rëndësishme që përdorimi i tij është pa shumë yçkla dhe joshës dhe që informacioni atje të jetë i strukturuar mirë, që të mund të gjendet dhe zgjerohet me lehtësi. Kjo lyp mirëmbajtje të vazhdueshme, të lëndës dhe mënyrës së punës. Ky takim do të japë bazat për këto veprimtari mirëmbajtjeje. Do të shërbejë edhe si fillim i Sprintit vjetor të Wiki-it. 

    Fjalë e Matthias Kirschner-it në ISCTE në Lisbonë, Portugali

    28 March 2017

    Më 28 Mars, 2017, presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner do të mbajë një fjalë, me titull "Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve për kontrollin e teknologjisë", në ISCTE – Instituti i Universitetit të Lisbonës. Veprimtaria organizohet nga shoqata jonë shoqe, ANSOL dhe përkrahur me dashamirësi nga MOSS, programi Open Source Masters në ISCTE, dhe ISCTE's ACM Student Chapter.

    Biseda do të mbahet në anglisht, dhe do të pasohet nga një sesion pyetje-përgjigje, ku do të diskutohen keqkuptimet që rrethojnë Software-in e Lirë.

    Vendi i zhvillimit: Auditório JJ Laginha, ISCTE, Lisbonë

    Koha: 18:00 to 20:00 

    Takim i Grupit të FSFE-së për Lincin, Austri

    24 March 2017

    Takimi i ardhshëm i Grupit të FSFE-së për Lincin do të mbahet më 24 mars, 2017. Plani: 16:00 - 17:30: Linuxwochen Linz 17:30 - 18:00: Plani i ditës 18:00: Shkëmbime shoqërore Është i ftuar të marrë pjesë çdo person i interesuar për Software-in e Lirë. Më pas, pjesëmarrësit janë të mirëpritur të qëndrojnë dhe bëjnë shoqëri. Informacionet do të botohen në këtë faqe, dora-dorës që ka të tilla.  

    Diskutim rreth rolit të Software-it të Lirë në Open Science në Berlin, Gjermani

    20 March 2017

    Të hënën, më 20 mars, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një sesion diskutimesh lidhur me rolin e Software-it të Lirë, në kapitullin Shkencë e Hapur të Barcamp Open Science “Vënia në zbatim e Shkencës së Hapur”. Barcamp-i është veprimtaria paraprake e Konferencës Ndërkombëtare të Shkencës së Hapur, që organizohet nga Leibniz Research Alliance Science 2.0 në bashkëpunim me Wikimedia Deutschland dhe zhvillohet më 21-22 mars. Sesioni do të përbëhet nga një prezantim i shkurtër dhënë nga Olga Gkotsopoulou rreth dokumentit mbi qëndrimin e FSFE-së lidhur me përqafimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve të hapura në programin Horizon 2020 dhe krejt kërkimin e financuar me para publike dhe pjesa e shkëmbimit të mendimeve.

    Koha: 9:00 a.m. – 5.15 p.m.

    Vendi i zhvillimit: Wikimedia Deutschland, Tempelhofer Ufer 23-24, 10963 Berlin  

    Chemnitzer Linux-Tage në Çemnitc, Gjermani

    11 – 12 March 2017

    Chemnitzer Linux-Tage është konferenca më e madhe e Gjermanisë mbi Software-in e Lirë dhe zhvillohet më 11 dhe 12 mars në ndërtesën qendrore të Universitetit të Çemnicit, Reichenhainer Straße 90. FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë informative, dhe të shtunën, 11 mars, më 16:00 Uhr im Raum V6, Max Mehl flet mbi Direktivën e BE-së për Bllokime të Radiofrekuencave. Hyrja në krejt veprimtarinë është falas.  

    Bisedë me Matthias Kirschner-in mbi Limux @58. Netzpolitischer Abend në Berlin, Gjermani

    07 March 2017

    Matthias Kirschner, presidenti i FSFE-së do të mbajë një fjalë të martën, më 7 mars, gjatë 58. Netzpolitischer Abend, organizuar nga Digitale Gesellschaft e.V. Titulli i fjalës: „Limux: Wenn einem Leuchtturm der Strom abgestellt wird“ ("Limux: nëse shuani një far") . Veprimtaria zhvillohet në c-base, Rungestraße 20, 10179 Berlin. Hyrja fillon më 19:15 dhe biseda më 20:00. Hyrja është e lirë. Hashtagu për veprimtarinë: #npa058  

    Open Source Leadership Summit në Lake Tahoe, CA, Shtetet e Bashkuara

    14 February 2017

    Të enjten, më 14t shkurt, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg do të mbajë dy biseda, si pjesë e seksionit "E ardhmja" të konferencës. Tek "From EXIF to SPDX: How Persistent Metadata is Changing the World", Jonas do të flasë rreth pse dhënia e kodit burim është gjithnjë e më tepër e rëndësishme dhe te "OpenChain for Projects and SMEs" do të ndajë me pjesëmarrësit diçka nga përvoja e tij me OpenChain për projektet e Software-it të Lirë.  

    Richard Stallman mban një bisedë në Mynster, Gjermani

    13 February 2017

    Të hënën, më 13 shkurt, themeluesi i entit tonë motër do të mbajë një bisedë në Mynster (NorthRin-Vestfali). Përkrahësit e FSFE-së do të ngrenë një stendë të vogël informative dhe presin të bisedojnë me publikun lidhur me Software-in e Lirë në Europë.  

    FOSDEM 2017, Bruksel, Belgjikë

    04 – 05 February 2017

    FOSDEM, konferenca më e madhe në Europë mbi Software-in e Lirë, do të zhvillohet më 4 dhe 5 shkurt, në Campus Solbosch të Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB). Hyrja është e lirë.
    Si zakonisht, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë dhe do të paraqesë të rejat e fundit nga puna e saj, një gamë të gjerë materialesh informative, ngjitëse, dhe kartolina, dhe sigurisht fjalën e fundit të modës FSFE.  

    Takim i Grupit Vendor të FSFE-së me Matthias Kirschner-in në Berlin, Gjermani

    12 January 2017

    Këtë të enjte, më 12 janar, Matthias Kirschner do të mbajë një bisedë frymëzuese rreth "Rruga e gjatë e fuqizimit të njerëzve për të kontrolluar teknologjinë", për takimin e grupit të FSFE-së për Berlinin. Kjo është një datë si zëvendësim i bisedës së anuluar të 10 nëntorit 2016. Janë të mirëpritur vizitorë të rinj! Fillimi zyrtar i bisedës është ora 20:00, por shumë nga ne do të jenë atje duke filluar nga ora 19:30 për një kafe apo snak të shijshëm dhe të përballueshëm, te e-lok. Vendi i zhvillimit: e-Lok Jugendclub, Laskerstraße 6-8, 10245 Berlin