We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Shfrytëzoni sigurinë, përmes një karte të mençur, dhe përkrahni punën e FSFE-së gjatë 2015-s

më:

Free Software Foundation Europe është një organizëm jofitimprurës, mbarëeuropian, i themeluar më 2001-shin për t’u fuqizuar përdoruesve kontrollin e teknologjisë. Për t’i bërë të mundur organizmit të intensifikojë punën e vet me Komisionin Europian dhe të rrisë numrin e personave të ndjeshëm ndaj Software-it të Lirë, FSFE-ja ka nevojë për 190 mijë euro të tjera për punën e vet gjatë 2015-s. Vitin e ardhshëm, FSFE-ja do të ushtrojë më shumë trysni se kurrë për ndërthurjen e lirisë së software-it në indet e shoqërisë tonë.

Komisioni i ri Europian po përcakton drejtimin e politikave të veta për pesë vitet e ardhshme. FSFE-ja është në kontakte të shpeshta me stafin e Komisionit, që sheh në Bruksel rreze drite për Software-in e Lirë. Për 2015-n, FSFE-ja dëshiron ta përdorë këtë impuls për të nxitur ndryshime në prokurimin e software-it, standardizimin e tij, dhe pavarësinë e zgjedhjes së pajisjeve, dhe të krijojë përparim të njëmendtë për Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura.

Në të njëjtën kohë, më 2015-n FSFE-ja do të mbërrijë në më shumë njerëz dhe vende ku njerëzit ende nuk dinë gjë mbi Software-in e Lirë. FSFE-ja do ta zgjerojë rrjetin e vet të grupeve vendore nëpër Europë. Organizmi përkthen vazhdimisht, në shumë gjuhë europiane materialet e veta promocionale gjithnjë e më popullore. Vullnetarët vendorë mund të përhapin fjalën rreth Software-it të Lirë përmes porositjes së paketave promocionale falas, dhe shpërndarjes së materialeve në biblioteka, kinema, dyqane dhe vende të tjera, duke zgjeruar shumë rrezen e veprimit për mesazhin e Software-it të Lirë.

Rruga më e mirë për të përkrahur punën e FSFE-së është anëtarësimi si Anëtar Shok (anëtar që, veç të tjerash, kontribuon ekonomikisht te FSFE-ja). Puna e FSFE-së për një shoqëri të lirë përfiton drejtpërsëdrejti nga të gjitha kontributet e Anëtarësisë Shok. Anëtarëve Shok u jepet një kartë të mençur Anëtarësie Shok, e fjalës së fundit, e cila, tok me software-in e lirë GnuPG për fshehtëzime dhe me një lexues kartash, mund të përdoren për të nënshkruar dhe fshehtëzuar email-e, për sigurim kyçesh SSH, për hyrje të sigurt në një kompjuter prej një makine potencialisht të pasigurt, ose për depozitimin e kyçeve të shifrimit të hard diskut të përdoruesit. Meqë kyçi i fshehtëzimit është i depozituar te vetë karta, është thuajse e pamundur të vidhet.

Ka edhe një mundësi tjetër: kryerja e një dhurimi për FSFE-në.

Që të vazhdojë punën e vet gjatë 2015-s, FSFE-së do t’i duhen 420 mijë euro gjithsej. Organizmi ka siguruar tashmë 230 mijë euro, falë anëtarëve ekzistues, dhurimeve normale, dhe shitjeve të sendeve të ndryshme. FSFE-së i duhen edhe 190 mijë euro që të garantojë punën e saj gjatë 2015-s.