"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

FSFE-ja bind 1125 administrata publike të heqin reklama software-i pronësor

më:

Pas gjashtë vjetësh përpjekjesh, këtë muaj, fushata PDFreaders po mbërrin në fundin e saj, si një nga fushatat tona më të suksesshme.

Fushata nisi më 2009-n, me synimin e heqjes nga sajte institucionesh publike të reklamave për software pronësor leximi PDF-sh. E gjithë kjo filloi kur vullnetarë parashtruan 2104 raste software-i pronësor PDF-sh, të promovuar drejtpërsëdrejti nga autoritete publike, dhe FSFE-ja paraqiti një listë të tyre në internet. Që nga ajo kohë, qindra veprimtarë të Software-it të Lirë u hodhën në veprim duke u shkruar institucioneve publike përkatëse për t’u kërkuar ndryshime në sajtet e tyre. Patë mjaft reagime pozitive nga institucione që na falënderonin për letrat tona dhe, deri sot, 1125 nga 2104 prej tyre (53%) i kanë ndryshuar sajtet e veta duke hequr lidhjet për te lexues PDF-sh pronësorë, ose duke shtuar lidhje për te lexues PDF-sh Software i Lirë.

Veç shkrim letrash, FSFE-ja grumbulloi nënshkrime për një peticion me të cilin kërkohet t’i jepet fund reklamave për software pronësor në sajte qeveritare. Këtë peticion e nënshkruan 90 organizma, 63 biznese, dhe 2731 individë.

Për më tepër, ne qemë në gjendje të kërkonim ndryshime si në shkallë kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare.

"Ky sukses s’do të kish qenë i mundur pa ndihmën dhe punën e madhe të vullnetarëve tanë dhe përkrahjen nga dhuruesit tanë. Faleminderit! Edhe pse mjaft sajte publikë dhe privatë promovojnë ende lexues pronësorë, shkalla e ndërgjegjësimit ka ndryshuar në mënyrë domethënëse përgjatë fushatës sonë dhe për ju tani do të duhej të ishte shumë më e lehtë t’u drejtoheni administratorëve të sajteve të mbetur. Gjithashtu, shumica e përdoruesve të internetit sot përdorin tashmë Software të Lirë kur hapin një kartelë PDF që nga shfletuesi i tyre -- ndryshim i madh me 2009-n!" thotë Hannes Hauswedell që i dha fill fushatës. "Sigurisht ka ende punë për t’u bërë dhe ju ftojmë të vazhdoni t’ua kujtoni administratorëve (publikë) të përdorin Standarde të Hapur dhe të mos rekomandojnë software pronësor. Dhe me përkrahjen tuaj, edhe ne, do të vazhdojmë betejën për një Internet që respekton privatësinë dhe lirinë e përdoruesve të vet!"

të merrni pjesë, mund të përdorni letrën tonë shembull, për t’ia dërguar administratës publike të dëshiruar, ose mund të shkruani një tuajën. Thjesht, sigurohuni të përfshini të dhëna se ku të gjendet një listë lexuesish PDF Software i Lirë që mund të zëvendësojë lidhjen te sajti i tyre.

Edhe një herë një falënderim të veçantë për veprimtarët, vullnetarët, dhe dhuruesit që ndihmuan në shndërrimin e kësaj fushate në sukses!