"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Lexues PDF-sh Software i Lirë

Shembull letre për t’ua shkruar institucioneve

Emri juaj
Adresa juaj
Qyteti juaj
Vendi juaj

Emri i institucionit
Adresa postare
Vendi

I dashur Z. ose E dashur Znj.,

Subjekt: Reklamim software-i pronësor në sajtin tuaj

Kemi parë se institucioni juaj reklamon një program që është software pronësor. Në rastin në fjalë, ju u këshilloni përdoruesve të sajtit tuaj të shkarkojnë lexuesin pronësor të PDF-ve PDFREADER prej KOMPANISË, për shembull te URL . Edhe pse ky program është falas, është reklamë për një kompani të caktuar, njësoj si reklamat për një provë falas makine përbën reklamë për prodhuesin e saj. Ndaj me këtë reklamë ju favorizoni një kompani dhe software prej saj, kundrejt gjithkujt tjetër në treg, në dëm të konkurrencës në tregun e software-it.

Një zgjidhje për këtë është heqja e reklamës nga sajti juaj. Te https://fsfe.org/activities/pdfreaders/petition.html mund të gjeni një listë organizmash, kompanish dhe individësh që e përkrahin këtë kërkesë përmes nënshkrimit të "Peticionit Për Heqje Reklamash Software-i Pronësor Në Sajte Publikë". Duke përqafuar PDF Standardi të Hapur, bëni të mundur që dokumentet tuaja të mund të hapen nga krejt programet që sendërtojnë standardin PDF, pavarësisht nga cili tregtues. Nëse dëshironi t’u ofroni vizitorëve udhëzime, ju këshillojmë të paraqitni disa lexues PDF, duke thënë diçka pak a shumë të tillë "që të hapni këtë kartelë PDF, ju duhet një lexues PDF-sh. Mund të shkarkoni një nga programet vijues (lista nuk është shteruese)". Që të dy alternativat janë shumë më të paanshme se sa rekomandimi i vetëm një lexuesi të krijuar nga një kompani.

Te http://www.pdfreaders.org/ mund të gjeni disa shembuj lexuesish PDF që mund t’i tregonit në sajtin tuaj. Krejt lexuesit e treguar atje janë Software i Lirë, që do të thotë gjithkush është i lirë t’i përdorë për çfarëdo qëllimi, të studiojë se si punojnë, t’ua japë të tjerëve, me ose pa pagesë, dhe të përmirësojë programin. Këta lexues janë të pavarur nga ndonjë tregtues, dhe çdo kompani mund ta shesë programin, t’ia përshtatë zgjidhjeve të veta, ose ta bëjë software-in pjesë të shërbimeve që ofron.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose dëshironi të mësoni më tepër mbi Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura në përgjithësi, jemi të gatshëm t’ju ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.

Përshëndetje të ngrohta,
Nënshkrimi juaj