"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - nëntor 2013

Platformat e mira të eksperimentimit

Në pamje të parë disa pajisje mund të duken kot. Pse do të duhej t’i blinte dikush? Disa persona u tallën me redaktorin tuaj kur ai bleu Open Moko Neo Freerunner e vet. Mund të blinit pajisje më të lira me CPU më të shpejtë, më tepër RAM, më tepër hapësirë disku, me mbështjellëse më të hijshme, me lidhje në rrjet më të mirë, mikrofon dhe kufje më të mira për kohën.

Por pajisjet si OpenMoko janë të rëndësishme për secilin prej nesh, edhe pse nuk i blejmë vetë. Janë të një rëndësie kyçe sepse janë platforma hardware eksperimentale që i ndihmojnë programuesit të mësojmë si funksionojnë saktësisht kompjuterët -- çfarë kryen vërtet kodi -- dhe prandaj i bëjnë ata të aftë shkruajnë software më të mirë për krejt ne.

Paul Boddie shkrojti për një prej këtyre pajisjeve: Ben NanoNote. Kjo pajisje mbulohet plotësisht nga përudhësa Free Software brenda shpërndarjes upstream të kernelit të Linux-it. Nuk mbështetet në ndonjë software pronësor, përfshi copëza firmware-i, për instalimin dhe xhirimin e pajisjes. "Ben"-i nxit eksperimentimet: mund të zëvendësoni nisjengarkuesin dhe sistemin operativ me ata tuajit, dhe mund të instaloni programet që dëshironi.

Kufizimet e liga

Dija që ne si bashkësi përfitojmë prej këtyre pajisjeve na ndihmon të kundërpeshojmë prodhuesit IT që përdorin mjaft kufizime të ndryshme përmes teknologjish të ndryshme për të na hequr kontrollin. Në disa pajisje prodhuesit vendosin çfarë software-i mund të instalojmë ose heqim prej kompjuterave tanë, nuk duan që të mësojmë se si funksionon software-i, dhe nuk duan që ta ndryshojmë software-in. Vendosin ata se si mund t’i shohim DVD-të, cilët ofrues kartash SIM mund të përdorim në kompjuterët tanë, dhe dëshirojnë të jenë në gjendje të fshijnë së largëti të dhëna tonat, përfshi libra, muzikë ose filma.

Pyetja është: i lejojmë ta bëjnë? I pranojmë këto kufizime? Dhe nëse jo, ç’tjetër na duhet që të kundërpeshojmë këto zhvillime?

Mbledhjet e bukura vendore

Në FSFE besojmë se një pjesë kyçe e kësaj sfide janë mbledhjet vendore. Na duhet të lidhin personat që u kundërvihen këtyre kufizimeve dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin në shpjegimin e këtyre temave për persona të tjerë. Si u përmend te buletini i fundit mbajtëm takimin e parë për bashkërenduesit e grupeve vendore të Fellowship-it të FSFE-së. Pas tij, grupi filloi të përmbledhë këshilla për organizatorë mbledhjesh vendore të FSFE-së, dhe Lucile Falgueyrac përmblodhi praktikat e mira për moderim takimesh.

Përveç mbledhjes së bashkërenduesve, FSFE-ja mbajti asamblenë e përgjithshme vjetore në Vienë. Jonas Öberg pasqyroi se si punuam për misionin tonë dhe Hugo Roy shkroi rreth ditës së dytë të formaliteteve, përfshi rizgjedhjen e Karsten Gerloff-it si president dhe të Reinhard Müller-it si përgjegjës financash. Pas 2 vitesh të mbarë Henrik Sandklef la postin e zëvendëspresidentit, dhe redaktori juaj u zgjodh për të marrë përsipër atë vend.

Diçka krej tjetër

Aktivizohuni: Nuk duan që ju të - por çfarë doni ju?

Si u shpjegua më sipër, ne nuk duam që njerëzit të pranojnë krejt kufizimet në pajisjet tona. Për të fituar më tepër transparencë duam një mënyrë më të lehtë për të njoftuar një publik më të gjerë rreth këtyre kufizimeve, dhe veçanërisht për t’u dhënë të rinjve një rrugë për të treguar se nuk pajtohen me to. Më 4 nëntor do të hedhim në qarkullim TheyDontWantYou.To dhe tok me organizma partnerë tanët do të zëmë të shpërndajmë mesazhe të shkurtër mikroblogimi, duke theksuar kufizime të ndryshme me ndihmën e etiketës #theydontwantyouto.

Na ndihmoni të shpërndajmë mesazhet, dërgojini mesazhet te miqtë tuaj, shkruani rreth tyre në blogun tuaj, përdorni ngjitësat tanë për shtim të ndërgjegjësimit, dhe për të na bërë të ditura kufizime që hasni në jetën tuaj të përditshme.

Falënderojmë krejt Anëtarët Shok dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

--
Free Software Foundation Europe
Lajme FSFE
Veprimtari FSFE Së Afërmi
Lidhje Artikujsh Nga Blogu Fellowship
Diskutime mbi Software-in e Lirë