We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Kujdes: Kjo faqe mund të jetë e vjetruar kundrejt tekstin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Buletin

Buletini i FSFE-së - gusht 2014

Shkruar nga  më  

Privilegj dhe Fuqi

Në të kaluarën, qytetari i rëndomtë i një republike, që merrej me punën e vet të përditshme, qe goxha, të themi, i lirë. Gjatë punës, me raste mund t’i duhej një vegël e re ose ndonjë këshillë, dhe kufijtë e lirisë së tij shtriheshin sa kufijtë e njohjes së tij, sipas thënies së lashtë latine scientia potentia est (shkenca është fuqi): nëse i duhej një vegël e re dhe i mungonte dija për ta ndërtuar atë, bëhej i varur nga veglabërësi, por vetëm sa për të patur veglën.

Në botën e re është ndryshe: jo vetëm që varemi nga ndërtuesit e mjeteve, kur dëshirojmë të kemi një mjet të ri, por shpesh, pas kësaj, mbetemi të varur nga ata, përgjithmonë. Dikur një çekiç mund ta përdorje si për të ngulur hunj (ose vampirë) përdhe, ashtu edhe për të gozhduar qivurin e vampirit. Sot, blerësit që blen një mjet për një punë të çfarëdoshme, i duhet të paguajë dy herë për të: një herë për t’i ngulur hurin vampirit dhe mandej, sërish, kur të gozhdojë qivurin e tij.

Goxha mirë, nëse qëllon që të jeni një nga pak veglabërësit: jo vetëm që janë ndër të paktët e privilegjuar që kanë kontrollin e pronës së tyre, por na kanë hequr ne të tjerëve të drejtat tona dhe kanë edhe fuqi të komandojnë mjetet tona, duke patur kështu pushtet mbi ne. Mjerisht, privilegji u verbon sytë përpara gjendjes revoltuese.

Erërat nuk kanë qenë të mira dhe, përmbi pasojave revoltuese të rregullave të dështuara dhe logjikës së akullt, të padrejtë, të drejtuar për nga përfitimet, të biznesit, na kanë ardhur zbulime pas zbulimesh mbi agjenci dhe zyra të ngritura për të na mbrojtur, dhe të cilave më pas u është dhënë një mision i pamundur, ai i spiunimit tonë. Këto zhvillime, edhe pse për të ardhur keq, mundet të paktën të kuptohen racionalisht.

Por nuk kuptohet dot racionalisht pse përfaqësuesit tanë të zgjedhur demokratikisht të kërkojnë t’i ngulisin këto shkelje mjerane në të drejtat tona, në të drejtat e tyre. Por ja që mjaft prej tyre e bëjnë: Komisioni Europian po refuzon t’i japë fund kapjes për fyti të BE-së nga Microsoft-i dhe, si një zhvillim akoma më thellësisht tronditës, Komiteti i Komunikacioneve të Dhomës së Lordëve të parlamentit britanik ka propozuar t’i jepet fund anonimitetit në Internet.

Sikur rreziqet ndaj privatësisë dhe lirisë të mos ishin kaq të rënda, paaftësia teknike e komitetit dhe argumentet krejtësisht të papërshtatshme për vendlindjen e liberalizmit do të ishin tejet zbavitëse. Por rreziqet që sjellin njerëzit të cilët janë korruptuar nga pushteti ose nga babëzia janë reale dhe vendosmëria jonë për t’i përballur këto rreziqe me më tepër decentralizim, siguri, privatësi dhe anonimat duhet të bëhet edhe më e madhe.

Jemi të tërë në Shënjestër

Sipas zbulimesh të reja nga fillimi i korrikut thuajse cilido në bashkësinë teknologjike është në shënjestrën e survejimeve. Përveç veprimtarish të tjera, ne jemi ose do të jemi futur në rreth për vizitat në sajtin e projektit Tor, për leximin e Linux Journal-it, për përdorimin e shërbimit të ridërgimit anonim të email-eve, Mixminion, dhe për shkarkimin e Tails, një shpërndarje GNU/Linux e përqendruar në privatësinë. Këto fakte serioze duhet të sillen në mend çdo orë, çdo ditë. Tek e fundit, arma jonë më e fuqishme është zhvillimi dhe promovimi i projekteve që një ditë do të shpien njerëz të interesuar për ta në po të njëjtën listë.

Diçka Krejt Tjetër

Aktivizohuni!

  1. Përdorini dhe përhapni fjalën për GnuPG, Off-the-Record messaging, Tor, cryptsetup, HTTPS Everywhere, Privacy Badger dhe tjetër Software të Lirë që zgjerojnë dhe thellojnë privatësinë.
  2. Nëse mund të programoni dhe kuptoni ca nga informatika, gjeni në ndonjë botim shkencor një koncept tërheqës që lidhet me zgjerimin dhe thellimin e privatësisë ose anonimitetit dhe sendërtojeni atë në një program.

Falënderojmë krejt vullnetarët, Anëtarët Shok, dhe dhuruesit që bëjnë të mundura përpjekjet tona,
Heiki OjasildFSFE