"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - shkurt 2017

më  

Pse Shkenca e Hapur ka rëndësi dhe pozicioni i FSFE-së lidhur me Horizon 2020

"Shkenca e Hapur" është një lëvizje e sapolindur që kërkon të bartë në fushën e shkencës katër liritë që ne praktikojmë në Software-in e Lirë. Edhe pse ende në fillimet e veta, Shkenca e Hapur po tërheq gjithnjë e më tepër rëndësi nga vendim-marrësit. Në sytë e ministrave të financave të Bashkimit Europian, Shkenca e Hapur prodhon dhe përdor një sasi të madhe të Dhënash të Hapura, çka nga ana e vet ka potencial për përfitime të mëdha ekonomike. "European Cloud Initiative", për shembull, është pjesë e strategjisë së Komisionit Europian për Shkencën e Hapur, e menduar për krijimin e një "ekonomie konkurruese të dhënash dhe dijeje në Europë". Ajo synon forcimin e pozitave të Europës në risitë që lidhen me të dhënat, ndaj edhe shihet të shndërrohet në pjesë të rëndësishme të Tregut të Përbashkët Dixhital Europian. Ose, me fjalët e OCDE-së: "Nxitja e ndarjes me të tjerët dhe ripërdorimit të të dhënave kërkimore duhet të prodhojë më tepër vlerë për paranë publike".

Me këtë në mendje, FSFE-ja synon që Software-i i Lirë të bëhet që në fillesë pjesë e kësaj fushe të sapolindur të Shkencës së Hapur Europiane. Ngaqë krejt puna kërkimore, përpunimi dhe arkivimi i të dhënave në kohën e sotme varen thellësisht nga software-i, ky është një shans për të kapur trenin dhe për ta përkufizuar Software-in e Lirë si parakusht për Shkencë të Hapur. Si një nga drejtimet e veprimeve, hartuam një dokument që shpreh pozicionin tonë, për vlerësim të brendshëm të Horizon 2020-s, programi më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga BE-ja për kërkime dhe novacion, me gati 80 miliardë euro financim.

Dokumenti i pozicionit të FSFE-së shpjegon se si Software-i i Hapur dhe Standardet e Hapura janë themelore për Shkencën e Hapur, ndaj kërkojmë që krejt kërkimet e financuara me para publike në Europë detyrimisht të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë dhe Standarde të Hapura. Me "European Cloud Initiative" në mendje, kërkojmë shprehimisht që "Të dhënat dhe depot e software-it, si dhe Planet e Administrimit të të Dhënave (DMP-të) duhet të funksionojnë me Software të Lirë, në mënyrë që të garantojnë hyrje pa pengesa në lëndën e tyre dhe ruajtje afatgjatë".


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s https://fsfe.org/join


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Aktivizohuni

14 shkurti është dita "E dua Software-in e Lirë", dita për t’i thënë faleminderit gjithkujt pas Software-it të Lirë. Përdoreni këtë rast për të shfaqur dashurinë tuaj për programin tuaj të parapëlqyer Software i Lirë dhe hidhni një sy që më parë faqes së fushatës tonë për ide dhe frymëzim: http://www.ilovefs.org

Lajme të Mira nga Software i Lirë

Deklarata e Parisit mbi Qeverinë e Hapur, e paraqitur për herë të parë gjatë OGP Paris Summit dhjetorin e kaluar, synon vendosjen e bashkëpunimit mes vendeve dhe shoqërive civile gjatë 2017-s. Deklarata përbëhet nga 21 pika veprimi kolektiv, me realizimin e prokurimit të hapët publik dhe formimin e politikave të efektshme të Software-it të Lirë mes tyre.

Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë

Keni përshtypjen se na kanë shpëtuar ca lajme, ose do të donit të shfaqej në buletinin tonë një lajm i caktuar? Ju lutemi, ide të tilla dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera na i jepni me shkrim te newsletter@fsfe.org

Falënderojmë krejt vullnetarët, anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Erik Albers, Olga Gkotsopoulou dhe Fernando Sanjurjo, FSFE


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s https://fsfe.org/join