Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

Buletin

Buletini i FSFE-së - mars 2013

Brukseli i përmbytur me veprimtarë të Software-it të Lirë

Nga 1 shkurt deri më 3 shkurt mijëra vetë qenë në Bruksel për të marrë pjesë në FOSDEM -- Takimi Europian i Zhvilluesve të Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur. Në FOSDEM keni mundësinë të takoheni me programues dhe kontribues nga thuajse krejt projektet e Software-it të Lirë. FSFE-ja gjendet përherë aty, për t’u folur njerëzve mbi zhvillimet aktuale dhe nevojave dhe dhe kontributeve në bashkësinë e Software-it të Lirë. Ndaj kjo e bën një vend të goditur për shkëmbim informacionesh, për biseda me njerëz shumë interesantë, për planifikim veprimtarish të ardhshme, dhe për t’u takuar me krejt njerëzit me të cilët zakonisht keni vetëm kontakte me email.

Si edhe vitet e shkuara, FSFE-ja qe e pranishme me një stendë, për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth temave dhe veprimtarive politike të tanishme, duke shpërndarë material informativ dhe – për çfarë ka nevojë çdo hacker – bluza të hijshme. Anëtari Shok Mirko Böhm ka shkruar një përmbledhje rreth FOSDEM-it, përfshi këshilla mbi komunikimin me grupe dhe projekte Software-i të Lirë, nëse duhet përqafuar a jo moda e shitoreve të aplikacioneve dhe se si të ndahet me të tjerët një shenjë tregtare. Isabel Drost e ka dokumentuar FOSDEM-in në 9 postime blogu: nga mbërritja e saj me robotë merimangë, te Shenjat Tregtare dhe Software-i i Lirë, ose tryeza e diskutimit mbi GNU APL-në.

Prania jonë u realizua edhe përmes disa bisedave: Për shembull bashkërenduesi i ekipit tonë finlandez Otto Kekäläinen mbajti një fjalë rreth "Ndreqjes së prokurimit publik", zëvendëspresidenti ynë Henrik Sandklef mbajti një fjalë rreth Searduino-s, dhe Erik Albers paraqiti fushatën tonë Çlironi Android-in Tuaj (regjistrim video këtu (webm).

Si pjesë e fushatës ÇAT, disa Anëtarë Shokë morën pjesë të premten në një takim në Parlamentin Europian. Ky qe organizuar nga Alexander Alvaro, zëvendëspresident i Parlamentit Europian (PE),tok me Grupin e Përdoruesve të Software-it të Lirë të Parlamentit Europian (EPFSUG). Ai dëshironte që kolegët e PE-së të mësonin se si të rifitohet kontrolli i të dhënave dhe se si të instalohet në pajisjet e tyre Android një sistem operativ i lirë dhe Software i Lirë.

Vetëm tre javë më pas, u tronditëm kur mësuam se z.Alvaro pësoi një aksident me makinë dhe gjendet ende në spital me dëmtime të rënda. FSFE-ja i uron shërim të shpejtë dhe të plotë.

Pse e duam Software-in e Lirë

Thirrje sonë për të marrë pjesë në veprimtaritë E Dua Software-in e Lirë iu përgjigjën shumë vetë. Përfundimi – që është përmbledhur në një raport nga stazhierët e rinj të FSFE-së Lucile Falgueyrac dhe Stepan Stehlicek – qe një lumë me email-e, postime blogjesh, fotosh, dhe një seri karikature. P.sh., Anëtari Shok Mirko Böhm shpjegon pse e do Software-in e Lirë:

Përfitimet e Software-it të Lirë shkojnë tej kontribuesve individualë dhe bashkësive që këta formojnë. Katër liritë e vendosura në themel të Software-it të Lirë janë një himn kushtuar aftësisë së gjithkujt të ushtrojë vullnetin e tij të lirë, për të bashkëpunuar lirisht në ndihmë të fqinjit, për të arritur pavarësi nga direktiva që të tjerë njerëz i kanë konceptuar për ne. Efektet mund të shihen kudo rreth nesh – kur lëndë mësimore për shkollat krijohet përmes bashkëpunimesh dhe ndahet me të tjerët lirisht, kur hapen të dhëna qeveritare për të përmirësuar transparencën e proceseve politike, kur themelet teknike të internetit dhe të sistemeve operative që xhirojnë me teknologji moderne shndërrohen në një të mirë të përbashkët, dhe në mjaft vende të tjera. Njerëzit zënë e presin liri të ngjashme me të cilat janë mësuar në software edhe kur angazhohen në shoqëri. Dhe më shumë pjesëmarrje është gjithmonë gjë më e mirë.

Diçka krejt tjetër

Aktivizohuni: Organizoni një veprimtari për Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2013

Na ndihmoni të njohim më shumë njerëz me Standardet e Hapura – merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2013 më 27 mars! Ekipet vendore munden që tani të promovojnë veprimtaritë e tyre në DocumentFreedom.org, dhe t’i bëjnë ato të dukshme në hartën globale të fushatës.

Më 2012 grupet e vullnetarëve realizuan 54 veprimtari në 23 vende të ndryshme. Nëse doni të gjeni pak frymëzim për veprimtarinë tuaj, hidhuni një sy paketave tona për veprimtari ose raportit për DFD 2012-n. Ndihmonani që ta bëjmë DFD-në e sivjetshme më të suksesshmen deri sot!

Falënderojmë krejt Anëtarët Shok dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

--
Free Software Foundation Europe
Lajme nga FSFE-ja
Veprimtari të Ardhshme FSFE
Shkrime Nga Blogje Anëtarësh Shok
Diskutime Mbi Software-in e Lirë