We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Buletin

Buletini i FSFE-së - qershor 2015

Shkruar nga  më  

Për kë bien këmbanat?

Të mërkurën e parë të majit, një koalicion organizmash për liri dixhitale, përfshi FSFE-në, dhe shumë veprimtarë individualë organizuan Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së për 2015-n, për ndërgjegjësim rreth Administrimit Dixhital të Kufizimeve dixhitale, një mekanizëm i kudondodhur dhe i rrënjosur thellë, i konceptuar për t’u plaçkitur shtetasve konceptin e pronësisë.

Në një vijë me mbrojtës të shumtë të të drejtave të konsumatorit dhe të lirive dixhitale, botuam një deklaratë ku u kërkohet ligjbërësve të garantojnë të drejtën tradicionale për të gëzuar pronën tonë. Kjo është bërë e nevojshme nga gërryerja e pandalshme e derisotshme e të drejtave për të ndrequr dhe modifikuar gjëra që i kemi në pronësi dhe nga vala e rinuar e trysnisë nga kompani të ndryshme prodhuese, të tilla si John Deere, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve bujqësore, për t’u mohuar klientëve të tyre të drejtën për të modifikuar çka kanë në pronësi, ashtu si duan ata, duke u bazuar në ligje të dëmshme, të tillë si US Digital Millennium Copyright Act, i cili ua ndalon konsumatorëve të anashkalojnë apo të heqin qafe defekte në gjëra që kanë blerë.

FSFE-ja po kërkon një arkitekt sistemesh

Falë rritjes së qëndrueshme që kemi parë vitet e fundit, infrastruktura jonë ka mbërritur në një fazë ku nuk është më në gjendje të plotësojë nevojat tona. Ndaj, po kërkojmë një arkitekt sistemesh që të na ndihmojë të dokumentojmë nga se varet infrastruktura jonë ekzistuese, ta kalojmë këtë në një arkitekturë të mirëmbajtshme, dhe të ndihmojë përgjegjësit e sistemit tonë të migrojnë shërbimet tona në arkitekturën e re.

Nëse keni një ide të mjaftueshme mbi Software-in e Lirë, mbi krijim dokumentimi teknik, virtualizim, MTA, shërbyes baze të dhënash, dhe shërbime web, dhe dëshironi të na ndihmoni të sigurojmë përshkallëzueshmërinë dhe funksionimin e vazhdueshëm të shërbimeve të Anëtarësisë Shok dhe mjeteve tona të brendshme, atëherë jeni i mirëpritur të aplikoni duke u lidhur me drejtorin tonë ekzekutiv, Jonas Öberg. Ky është shansi juaj për të fituar një kuptim më të thellë të sfidave teknike me të cilat ndeshet stafi dhe vullnetarët tanë, dhe për të na ndihmuar të kapërcejmë këto vështirësi!

Diçka krejt tjetër

Aktivizohuni: bëjuni thirrje ligjvënësve të kundërshtojnë TTIP-në, CETA

Ky buletin nisi me DRM-në; dhe do të mbyllet me DRM-në: aktorë pa skrupuj po përpiqen të përdorin marrëveshje tregtare të negociuara në fshehtësi, TTIP (Transatlantic Trade and Investment Partnership) dhe CETA (Comprehensive Economic and Trade Agreement) për ta bërë tejet të vështirë për qeveri të ardhshme heqjen qafe të ndalimeve të tanishme ndaj anashkalimit të mekanizmave të kufizimeve dixhitale. Në vend të kësaj, ata do t’i detyronin qeveritë të zbatojnë dënime edhe më të rënda për këdo që guxon të luajë me pronësinë e tyre.

Ne të FSFE-së do të donim ta shmangnim këtë të ardhme. Ndaj ju kërkojmë të lidheni me përfaqësuesit tuaj në parlamentin europian dhe në ente të ndryshme legjislative kudo në Europë dhe t’i vini në dijeni se dëshironi që ligjet europiane të mbeten pronë e ligjvënësve europianë Kërkojuni atyre të kundërshtojnë marrëveshje të vendosura në fshehtësi; kërkojuni atyre të kërkojnë transparencë dhe të qenët të hapur; dhe, më e rëndësishmja, bëjeni tani dhe tregojuni ligjvënësve tuaj gjërat që do të donit të bënit me ato çka keni në pronësi.

Do të ishte e dëshirueshme t’u tregonit se ç’nuk do të ishit në gjendje të bënit, nëse këto marrëveshje tregtare të fshehta do të miratoheshin, por ja që s’mundeni: nuk e njohim gjendjen e tanishme të pazareve. Kjo është mjaft shqetësuese, por mos u dëshpëroni: shumica e të zgjedhurve tanë janë po ashtu në errësirë, dhe ka pak gjasa që kjo t’u pëlqejë. Kjo na ofron një mundësi unike t’i sintonizojmë ata kundër marrëveshjeve, përpara se këto të finalizohen dhe të paraqiten për miratim: le t’i bëjmë përfaqësuesit tanë t’i kundërshtojnë këto pazare, tani, sa munden të marrin një vendim të bazuar në parime demokratike dhe pa u dashur të ndajnë nëse përfitimet ekonomike tejkalojnë dëmin e propozuar ndaj një shoqërie të lirë.

Falënderime për krejt vullnetarët, anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Heiki Lõhmus, FSFE