We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Buletin

Buletini i FSFE-së - tetor 2016

më  

Fjalë nga redaktorët tuaj

Pas disa ndryshimesh në programin e praktikantëve të FSFE-së në fillim të shtatorit, jemi të gëzuar të njofotjmë një vend për praktikant teknik pranë FSFE-së. Kërkojmë një praktikant që mund të punojë me ne për tre muaj në zyrën tonë në Berlin, duke mësuar rreth Software-it të Lirë dhe FSFE-së, teksa në të njëjtën kohë jep ndihmesë në rishkrimin e një pjese të infrastrukturës tonë teknike.

Në muajt e ardhshëm, do të njoftojmë më tepër raste praktikantësh dhe një mënyrë e mirë për t’i mësuar është të lexohet rregullisht ky buletin. Mos harroni të shihni më poshtë ndarjen tonë mbi hedhjen në veprim, për disa lajme mbi ulje çmimesh për artikuj tregtarë dhe material informativ (do të donim t’ju dërgonim edhe më, nëse ju janë mbaruar!).

Kuvendi

Akoma s’e kemi marrë veten nga gëzimi që na dha takimi me shumë nga bashkësia jonë në Kuvendin e FSFE-së, në shtator. Qe një përvojë e këndshme dhe jemi të prirë ta përsëritim. Një nga pikat kulmore qe fjala e mbylljes, kur Julia Reda e quajti software-in pronësor si një kërcënim për demokracinë. Mos harroni ta shihni fjalën dhe disa biseda të tjera prej Kuvendit, ose te kanali ynë YouTube, ose prej shërbyesit tonë të shkarkimeve, prej nga videot e gatshme mund t’i merrni në formatin webm.

Pesëmbëdhjetëvjetorin e FSFE-së e kremtuam edhe në C-Base, me një ceremoni ku nderuam mjaft nga herojtë tanë vendorë anembanë Europës. C-Base ka dhënë me zemërgjerësi një regjistrim të ceremonisë, nëse jeni të interesuar të dëgjoni historinë e disa prej heronjve tanë, të cilët sot i gjeni duke punuar brenda një prej ekipeve të FSFE-së.

Jeni praktikanti ynë teknik i ardhshëm?

Si e përmendëm, po kërkojmë një praktikant teknik që të bëhet pjesë e ekipit tonë për tre muaj, dhe të marrë pjesë në rishkrimin dhe sendërtimin e një sistemi të ri administrimi llogarish. Kjo praktikë zhvillohet në Berlin, duke filluar më 1 janar 2017 ose si mund të bihet dakord ndryshe. Përkundrejt një rroge të vogël, hollësitë mbi të cilën mund t’i lexoni tok me informacione të tjera te lajmërimi ynë për praktikant teknik. Presim të shohim aplikimin tuaj!

Nga bashkësia

Lajme të tjera

Matthew Garrett, anëtar i këshillit të FSF-së, shkroi një artikull ku i mëshohet nevojës për kontroll të plotë nga përdoruesi i pajisjeve të lidhura në Internet, duke përvijuar kështu disa praktika të nevojshme për IoT-in.

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni në veprim!

FSFE-ja në Shtyp

Falënderime për krejt vullnetarët, anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

Redaktorët tuaj, Jonas Öberg dhe Olga Gkotsopoulou FSFE