We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

më:
zemër e vizatuar me piksel dhe me hashtagun ilovefs

Çdo 14 shkurt, Free Software Foundation Europe-a i fton tërë përdoruesit e Software-it të Lirë që në Ditën "E dua Software-in e Lirë" të sjellin në mend njerëzit e palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë dhe t’u shfaqin atyre individualisht vlerësimin.

Si edhe vitin e kaluar fushata i kushtohet njerëzve të Software-it të Lirë, ngaqë ata na bëjnë të mundur të përdorim, studiojmë, ndajmë me të tjerët dhe përmirësojmë software-in që na lejon të punojmë në liri. Këtë herë në fokus do të jenë kontributet e vogla te kuadri i gjerë i bashkësisë së Software-it të Lirë.

"Kur njerëzit sjellin në mend Software-in e Lirë për të cilin kanë nevojë dhe admirojnë, mjaft prej tyre mendojnë për aplikacione të mëdha dhe të mirënjohura. Këto programe dhe organizmat pas tyre janë vërtet shumë të rëndësishme. Por duhet të sjellim nëpër mend edhe zhvilluesit e panumërt që shpenzojnë kohën e tyre të lirë apo të punës për të shkruar dhe përmirësuar copëza t vockla të software-it mbi të cilat mbështetemi po ashtu." shprehet Max Mehl-i, përgjegjësi i fushatës #ilovefs për këtë vit. "Programuesit nuk janë makina dhe kontributi i tyre e meriton respektin dhe mirënjohjen tonë."

Për Ditën "E dua Software-in e Lirë", 2015, FSFE-ja ka disa sugjerime se si të shpalosni dashurinë tuaj për njerëzit e Software-it të Lirë, për shembull:

“Software-i prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë. Është e rëndësishme që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë. Software-i i Lirë i jep kujtdo të drejtën të përdorë, kuptojë, përshtatë dhe ndajë software-in me të tjerët.” thotë Matthias Kirschner, zëvendëspresident i FSFE-së. "Nuk duhet ta nënvlerësojmë fuqinë e "faleminderit" të thjeshtë për motivimin e punës së tyre të rëndësishme për shoqërinë. Ndaj thoni një faleminderit më 14 shkurt!"