"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - mars 2015

Shkruar nga  më  

Përgjigja e FSFE-së në konsultimet e BE-së lidhur me patentat dhe standardet

Ne besojmë se standardet pronësore dhe patentat mbi software-in janë pengesa për birësimin e Software-it të Lirë. Për t’i hequr qafe këto pengesa na duhet të ndihmo- jmë administratën publike që edhe ajo ta kuptojë këtë. Kjo është arsyeja pse muajin e fundit iu përgjigjëm një konsultimi lidhur me ndërveprimin mes standardeve dhe pa- tentave, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Bashkimit Europian mbi Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të.

Në përgjigjen tonë, u përqendruam kryesisht se si patentat mbi software-in ndikojnë negativisht mbi konkurrencën dhe risitë në tregun e software-it. Theksuam gji- thashtu se të ashtuquajturat kushtet “e paanshme, të arsyeshme dhe jo-diskrimi- nuese” (FRAND) të licencimit, në praktikë janë diskriminim i rëndë kundrejt Software-it të Lirë. Në mjaft segmente të tregut të software-it, këto programe janë pjesa më domethënëse e konkurrencës përballë ofertave pronësore. Ndaj FSFE-ja këshillon që entet e standardeve të sendërtojnë politika të suksesshme të licencimit të patentave, si ato të W3C-s dhe enteve të tjera, dhe ta bëjnë të detyrueshëm licencimin e pakufizuar të patentave të standardeve thelbësore.

Nëse doni të na ndihmoni të promovojmë Standardet e Hapura, ju lutemi, merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve të këtij viti (shihni zërin përkatës te pjesa Aktivi- zohuni, në fund të buletinit të këtij muaji).

Software-i i Lirë si pjesë e pandashme e Burimeve të Hapura Arsimore

Sa më shumë të pajisura me kompjuter që t’i shohim mjediset arsimore, aq më i rëndësishëm bëhet një sistem arsimor që i mëson çdo nxënësi të ketë kontrollin e teknologjisë që përdor. Për FSFE-në, baza për këtë është Software-i i Lirë.

Tok me partnerë të tjerë në “Bündnis Freie Bildung” (Aleanca Për Arsim të Lirë) botuam një artikull mbi krijimin dhe përdorimin e Burimeve të Hapura Arsimore (BHA). Artikulli përqendrohet në krijimin dhe përdorimin e BHA-ve brenda sistemit arsimor gjerman. Burimet arsimore që përmbajnë software të paguar me para publike, do të duhej të ishte e detyrueshme të botohen nën licenca të lira. Më tej, artiku- lli kërkon që institucionet arsimore do të duhej të merrnin parasysh përputhshmëri- në me Software-in e Lirë, gjatë zhvillimit ose zgjerimit të infrastrukturës së ty- re TI. Me këtë nënkuptohet që “krejt burimet arsimore të mund të përdoren pa asnjë pengesë ligjore ose teknike”.

Nëse doni të dini më tepër se ç’ndodh në fushën e arsimit të lidhur me Software-in e Lirë, lexoni raportin për janarin të ekipit të Arsimit.

Ç’ndodhi gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë”?

Më 14 shkurt 2015 njerëz nga tërë bota u shfaqën kontribuesve në Software-in e Lirë mirënjohjen e tyre. Ishte viti i pestë që u kërkuam njerëzve të marrin pjesë në ditën “E dua Software-in e Lirë”. Raporti i këtij viti tregon një larmi shprehjesh dashurie që u panë gjatë asaj dite, përfshi postime blogu, foto, karikatura, poema, dhe bibliotekën Android #ilovefs.

Duam të falënderojmë këdo që motivon kontribuesit te Software-i i Lirë gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë” të këtij viti, dhe t’i kërkojmë cilitdo t’i vërë shenjë 14 shkurtit në kalendarin e tij, si kujtesë për të motivuar njerëzit që na bëjnë të mundur të kontrollojmë teknologjinë tonë.

Diçka krejt tjetër

Aktivizohuni: Merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2015!

Çdo vit, që nga 2008-a, njerëzit që shqetësohen për një shoqëri informacioni të lirë kremtojnë Ditën e Lirisë së Dokumenteve, për të shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura. Këtë vit, njerëz nga anembanë bota do të bëhen tok, më 25 mars, për të biseduar rreth lirisë në komunikime, duke kryer veprimtari publike vendore, për të përhapur fjalën në përgjithësi mbi Standardet e Hapura, përmes një duzine rrugësh të ndryshme.

Ofrojmë material promocional në shumë gjuhë, dhe grafika që mund t’i ripërpunoni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni, për të bërë publike veprimtarinë tuaj vendore. Nëse organizoi një veprimtari vendore, mund të jemi në gjendje të ofrojmë fonde për veprimtaritë tuaja vendore ose për materiale të shtypura nga ju vetë - falë sponsorësh të DLD-së. Që të frymëzoheni, shihni se ç’bënë grupe të tjera vjet, nga Meksika në Japoni.

Merrni pjesë në DLD-në e 2015-s!

Faleminderit krejt vullnetarëve, anëtarëve shok dhe korporatave dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE