"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - gusht 2016

më  

"Free and Open Source Security Audit" në BE i duhen përshtypjet nga bashkësitë e Software-it të Lirë

Synimi i projektit pilot "Free and Open Source Security Audit" (FOSSA) është të shtojë sigurinë e Software-it të Lirë të përdorur nga institucionet europiane. FSFE-ja e ka ndjekur projektin që në fillimin e 2014-s. Tani së fundi, Komisioni Europian botoi materialet e para të bazuara në intervista të bëra prej tyre me palët e interesuara. Edhe pse FSFE-ja e përkrah plotësisht këtë nismë europiane, sendërtimi i projektit na bën të shqetësohemi. Analizës së parë të FOSSA-s i mungon të kuptuarit e Software-i të Lirë; ajo përmban disa gabime; dhe është bazuar në intervista të përgjithshme të bëra keq. Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner dhe përfaqësuesi i Anërarësisë Shok të FSFE-së, Mirko Böehm, që qenë intervistuar që të dy për projektin, kanë përmbledhur mangësitë më të dukshme të materialeve të botuara nga FOSSA. Megjithatë, duke e parë punën nga një tjetër perspektivë: FOSSA është ende në hapat e para dhe me ndihmën e më tepër ekspertëve të Software-it të Lirë, mund ta kthejmë FOSSA-n në drejtimin e duhur. FSFE-ja do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër sendërtimet e pritura të FOSSA-s. Nëse keni ndonjë koment apo mendime lidhur me nismën, ju lutemi, mos ngurroni t’i ndani mendimet tuaja me ne te lista jonë e diskutimeve ose dërgojini drejtpërsëdrejti për Matthias Kirschner-in. Në këtë mënyrë, do të bëjmë të mundur që krejt shqetësimet me vend t’i komunikohen BE-së.

Italia ka në plan të reshtë përkrahjen eksplicite për Software-in e Lirë në e-qeveri

Qeveria e Italisë ka në plan të rishikojë në Ligjin për Administratën Dixhitale kushtin që kërkon që administratat publike t’u japin përparësi zgjidhjeve software të ripërdorshme, me bazë Software-in e Lirë. Ndryshimet prekin edhe botimin dhe mirëmbajtjen e një liste standardesh të hapura TIK, të cilat përdoren nga administratat publike. Zbatimi i këtij propozimi do të thoshte që qeveria të mos ketë më nevojë që agjencia kombëtare për Dixhitalizimin e Sektorit Publik (AGID) të ofrojë për zbatim mundësi lidhur me ndërveprueshmërinë, ose t’i japë përparësi Software-it të Lirë. Deputetë të parlamentit italian kanë shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara. Këshilltari i Përgjithshëm i FSFE-së, Carlo Piana pat këshilluar dikur autoritetet italiane lidhur me udhëzimet për sendërtimin e Ligjit për Administratën Dixhitale , dhe në letrën e tij për Tech Economy (në italiasht) kundërshtoi planet e qeverisë.

Nga bashkësia

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni në veprim!

Nga 1 gushti, një ligj i i gjerman do t’u lejojë përdoruesve të zgjedhin lirisht pajisjen e tyre rrugëzuese. FSFE-ja dëshiron të sigurohet që gjithkush të njohë të drejtat e tyre të reja dhe u kërkon përdoruesve të raportojnë lidhur me raste kur mundësuesit e shërbimeve internet (ISP) përpiqen t’u shmangen rregullave të reja. Rregullat e reja janë konceptuar për të eliminuar turbullinë e mëparshme të praktikës së "rrugëzuesve të detyruar" të zbatuar me detyrim mbi përdoruesit nga ISP-të. Megjithatë, është e nevojshme të sigurohemi se ligji i ri do të vihet në jetë.

Nëse jeni klient i një mundësuesi gjerman shërbimesh internet, ju kërkojmë të ushtroni të drejtën tuaj të re dhe filloni të përdorni një pajisje alternative, më e mira mundësisht do të ishte një që funksionon me Software të Lirë. Ju lutemi, na e bëni të ditur në patët apo jo probleme me xhirimin e një rrugëzuesi të ri dhe na ndihoni të grumbullojmë përshtypjet te faqja jonë wiki. Nëse nuk keni ndonjë pajisje alternative, FSFE-ja mund të ofrojë disa të tilla për testim. Ju lutemi, për më tepër të dhëna rreth kësaj shihni te faqja jonë wiki.

Good Free Software news

Komisioni Europian do të shpërblejë zgjidhje TI ekzistuese që janë zhvilluar dhe hedhur në qarkullim nga administrata publike, dhe që mund të ripërdoren edhe më tej nëpër Europë, falë përdorimit të licencave për Software të Lirë. Adullact, shoqata frënge e administratave publike që përdorin software të lirë, ka krijuar Comptoir-du-Libre.org,një sajt që synon të ndihmojë vendim-marrësit e sektorit TI në administratat publike të kalojnë nën Software të Lirë. Këshilli bashkiak i qytetit spanjoll Ciudad Real votoi në favor të një vendimi për kalimin e 400 kompjuterave të administratës së qytetit nën Software të Lirë (Spanjisht). Fondacioni i Dijes së Hapët në Gjermani, në bashkëpunim me Ministrinë Federale Gjermane të Arsimit dhe Kërkimit, nisi fondin Prototype, që mbulon projekte Software të Lirë me një grant deri në 30 mijë euro, i hapur për këdo me banim parësor në Gjermani.

Faleminderit krejt vullnetarëve, anëtarëve shok dhe korporatave dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, FSFE