"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - dhjetor 2016

më  

Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s

Këtë vit, FSFE-ja kremtoi ditëlindjen e vet të 15-të. 15 vjet fuqizimi të përdoruesve, përkrahje bashkësish dhe përpjekje për legjislacion më të mirë. 15 vjet për të parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si të vockla dikur, mund të kenë peshë kur punojmë së toku. 15 vjet për të parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si të pamundshme dikur, mund të dalin me sukses kur jemi të bashkuar. Tok, në disa raste patëm sukses edhe kundrejt lobimesh nga më të fuqishmit nga grupe të mëdha interesi. 15 vjet për të parë se krejt kjo s’do të kish qenë e mundur pa përkrahjen e vazhdueshme të anëtarëve të bashkësisë sonë, që kanë kontribuar me mijëra orë pune nga koha e tyre dhe na kanë mbështetur edhe financiarisht. Dhe nëse jeni lexues i zakonshëm i buletinit tonë, ju pëlqen puna jonë, por ende s’jeni pjesë e bashkësisë sonë … atëherë shihni mundësinë të bëheni pjesë e FSFE-së!

Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë gjatë 2017-s: https://fsfe.org/join

Një ligj në Rusi e bën Software-in e Lirë Përparësi Publike

Në mesin e tetorit, dhoma e ulët e Federatës Ruse (Duma) miratoi një ligj që do t’i japë një shtysë të fuqishme Software-it të Lirë në shumë nivele brenda sektorit publik të Federatës Ruse. Ai kërkon që sektori publik t’i japë përparësi Software-it të Lirë kundrejt alternativash pronësore, t’u japë përparësi bizneseve TI vendore, dhe pranon nevojën e nxitjes së bashkëpunimit me rrjetin global të organizmave dhe bashkësive të Software-it të Lirë.

Ligjbërësit kanë bërë një përpjekje ekstra për të garantuar përdorimin si duhet të gjuhës. Ligji flet për "Software të Lirë", përmend shprehimisht katër liritë dhe madje përdor "GNU/Linux" për t’iu referuar sistemit operativ të lirë më të përhapur.

Siç shprehet analistja jonë e politikave, Polina Malaja: "Ligji është një shembull se si duhet kryer prokurimi i software-it publik."

Ç’kemi bërë tjetër?


Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë gjatë 2017-s: https://fsfe.org/join


Nga bashkësia

Hidhuni në veprim!

Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s.

Lajme të mira nga Software-i i Lirë

Lajme të mira nga administratat publike në Europë dhe gjetkë: Hungaria synon të krijojë një formësim standard desktopi PC-je të bazuar në Software të Lirë për krejt ministritë dhe departamentet qendrore qeveritare. Një rezolutë parlamenti që e fton me forcë qeverinë të hartojë një plan migrimi drejt zgjidhjesh Software i Lirë u miratua nga parlamenti i Navarrës në Spanjë. Franca shton kodin burim te lista e dokumenteve shtetërore të mbuluara nga ligjet për të drejtën e informimit , por shton një përjashtim të ri, për rastet kur dhënia e kodit do të cenonte sigurinë e qeverisë.

Lajme të reja në shkallë europiane: Një platformë e re Software-i të Lirë, FIWARE, e financuar nga Komisioni Europian krijon mundësi të reja IoT për bizneset, teksa Joint Research Centre (JRC), si pjesë e politikës së vet aktive të shpërndarjes së Software-it të Lirë, hodhi në qarkullim Software të Lirë që lidhet me dinamikat pyjore dhe shtimin e ndërgjegjësimit mbi rreziqet në Internet.

Në frymën e Transatlantic Open Data Partnership mes BE-së dhe ShBA-ve, u krijua dhe u publikua në GitHub një librari e re R për të dhëna ekonomike.

Dhe së fundi, më 2016-n, Linux ka xhiruar në 99,6% ose në 498 nga 500 superkompjuterat më të shpejtë në botë.

Ndihmonani të përmirësojmë buletinit tonë

Mendoni se na kanë shpëtuar ca lajme, ose do të donit që në buletinin e ardhshëm të shfaqeshin lajme të caktuara? Ju lutemi, idetë tuaja për këtë dhe çfarëdo tjetër na i dërgoni duke na shkruar te newsletter@fsfe.org

Faleminderojmë krejt vullnetarët , anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Olga Gkotsopoulou dhe Erik Albers, FSFE

PS: Për shkak të festave të fundvitit, nuk do të ketë buletin në janar.