We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Buletin

Buletini i FSFE-së - prill 2014

Shkruar nga  më  

Dita e Lirisë së Dokumenteve: Standardet e Hapura të shpjeguara si për gjyshen

Edhe pse më tepër sipërmarrës dhe politikanë po e kuptojnë rëndësinë e Standardeve të Hapura, njerëzit nuk e shohin lidhjen me jetën e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse më 26 mars organizuam sërish Ditën e Lirisë së Dokumenteve (DLD). Këtë vit patëm plot material të ri: fletëpalosje të reja, në gjuhë të ndryshme, me shpjegime mbi Standardet e Hapura, dhe një seri vizatimore ju tregojnë pse do të duheshin përdorur Standardet e Hapura, që të mos keni probleme me kartelat tuaja kur të jeni të moshuar.

Pati të paktën 51 veprimtari në 22 vende, të organizuara nga një shumicë grupesh të pavarura. Vullnetarët e FSFE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhanë një çmim për The OpenStreetMap Foundation ne Birmingam, ndërsa Werner Koch nga FSFE-ja mori pjesë në një veprimtari mbi Standardet e Hapura në Kriptografi, në Parlament. Grupi ynë vendor në Linc organizoi një stendë informacioni në qendër të qytetit, dhe në mbrëmje mbajtën në universitet një bisedë rreth Standardeve të Hapura. Në stendën e Vjenës vullnetarët tanë patën një problem me skulptoren e një monumenti, por prapëseprapë shpërndanë një sasi të madhe fletëpalosjes dhe dhanë informacione rreth Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura edhe për katër oficerë miqësorë policie. Ekipi ynë i DLD-së është ende në grumbullim e sipër të informacioneve se çfarë u bë gjatë javës së DLD-së, dhe do të botojë një raport të plotë gjatë prillit.

Institucion i BE-së pranon robërimin nga Microsoft-i

Në një letër të kohëve të fundit për eurodeputeten Amelia Andersdotter (PDF), Komisioni Europian pranon se është në një gjendje "robërie efektive" nga Microsoft-i. Ashtu si e ka treguar FSFE-ja në mënyrë të përsëritur, se ky është një problem i pazgjidhur për Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin. Ditën e Lirisë së Dokumenteve FSFE-ja dhe Open Forum Europe i dërguan një letër të hapur Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, në të cilën viheshin në dukje bllokimi prej tregtuesi në rastin e Microsoft-it.

Përdorimi i Software-it të Lirë në sektorin arsimor të Holandës

Lajmet mbi Software-in e Lirë në arsim për shkurtin janë gati, përfshi një përditësim rreth fushatës NLEdu: Kevini raporton se drejtori komercial i SchoolMaster-it, furnizuesi më i madh holandez për software administrim ELO-sh/nxënësish, ripohoi se në prill do të hedhin në qarkullim një version HTML5, të pavarur nga platformat, duke zëvendësuar kështu versionin për Silverlight. Kjo do të përbënte një sukses për fushatën NLEdu, ngaqë u lejon përdoruesve të Software-it të Lirë të përdorin materiale kursesh me çfarëdo shfletuesi. Kevin Keijzer-i ka botuar të dhëna të hollësishme rreth kësaj çështjeje.

Diçka krejt tjetër

Hidhuni në veprim: E drejta për të mos paguar për software jo të lirë

Sekretet e zbuluara nga Edward Snowden lidhur me survejimin masiv të komunikimeve dëshmon për nevojën që çdo person të jetë në gjendje të kontrollojë kompjuterin dhe telefonin e tij. Por prodhuesit e kompjuterave dhe telefonave, dhe shitësit e tyre, zakonisht e detyrojnë përdoruesin të përdorë programe që rrezikojnë privatësinë e tyre.

Çdo person, atëherë, duhet të ketë mundësinë të mos pranojë të paguajë për software jo të lirë, dhe t’i lejohet të zgjedhë programet që xhiron në kompjuterin dhe telefonin e tij, në rastin tonë një sistem operativ Software të Lirë dhe tjetër Software të Lirë.

Ne iu bashkuam organizmave të tjerë anembanë botës në kërkesën e tyre për zgjedhje pa vargonj të sistemit operativ në telefona, laptopë dhe të tjera pajisje kompjuterike.

Këtë muaj ju kërkojmë të nënshkruani peticionin ndërkombëtar, dhe të na ndihmoni ta përhapim!

Falënderime për krejt vullnetarët, Anëtarët Shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE