empowering users
to control technology

Buletin

Buletini i FSFE-së - prill 2015

Shkruar nga  më  

Jonas Öberg viziton Bostonin pa çantë shpine rozë

Drejtori ynë Ekzekutiv i ri, Jonas Öberg foli në Libreplanet, dhe vizitoi Bostonin për t’u takuar me anëtarë drejtues dhe staf të FSF-së. Në postimet e veta në blog ai shkroi rreth takimeve me Matthew Garret-in, Benjamin Mako Hill-in, Bradley Kuhn-in, Henry Poole-in, anëtarë drejtues të FSF-së, të stafit, si dhe me Drejtorin Ekzekutiv të FSF-së, John Sullivan, për të diskutuar si të përmirësohet bashkëpunimi, dhe rreth dy sfidave kryesore ndaj FSFE-së, siç i sheh ai:

Në vazhdim ai i rikthehet vizitës së tij të parë, atëbotë webmaster i GNU-së, në dhjetor 1999, me një çantë shpine rozë.

FSFE-ja përkrah Christoph Hellwig-un në çështjen gjyqësore për zbatimin e detyruar të GPL-së

FSFE-ja mirëpret hapin që Christoph Hellwig-u dhe Software Freedom Conservancy po ndërmarrin që VMware-i të jetë në pajtim me licencën GNU General Public License.

Software-i i Lirë është burim publik, dhe qeveriset nga rregulla ligjore dhe norma shoqërore. Cilido që përfiton nga ky burim, pa respektuar këto rregulla dhe norma, dëmton bashkësinë në tërësi. Shumica e problemeve të tilla janë zgjidhur me dialog dhe vullnet të mirë. Vetëm kur dështon dialogu, bëhen të nevojshëm hapat ligjorë për ta mbrojtur këtë burim të përbashkët të të gjithëve.

Edhe pse FSFE-së i vjen keq që puna shkoi deri në një çështje ligjore, besojmë se mbrojtja e Software-it të Lirë, kundër atyre që përpiqen të përvetësojnë atë që na përket krejt neve, është e rëndësisë më të lartë.

Deklaratë e përbashkët mbi përdorimin e Standardeve të Hapura në Komisionin Europian

Standardet e Hapura janë formate dhe protokolle që cilido mund t’i përdorë pa pagesë dhe kufizime, dhe për të cilët nuk është i domosdoshëm software i caktuar, prej një tregtuesi të dhënë. Është e rëndësishme që çdo shtetas dhe kompani e BE-së të kenë të drejtën të komunikojnë dhe ndërveprojnë me administratën e tyre përmes përdorimit përjashtimisht të Standardeve të Hapur, dhe jo të jenë të detyruar të instalojnë dhe përdorin software prej një tregtuesi të caktuar.

Ditën e Lirisë së Dokumenteve (DLD), ditë ndërkombëtare për të kremtuar dhe shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura, April (organizmi frëng për Software të Lirë), European Digital Rights (EDRi), Open Forum Europe (OFE), Open Source Business Alliance (OSBA), dhe FSFE-ja botuan një deklaratë të përbashkët. Përtej vënies së theksit në përgjithësi mbi temën, deklarata përqendrohet në përdorimit jo të saktë të standardeve në kontekstin e aplikimit për programe të BE-së. (Një raport të plotë rreth mbi 60 veprimtari për DLD-në, në 31 vende, do të botohet në fillim të prillit.)

Diçka krejt tjetër

Aktivizohuni: Përhapni mesazhin me sende Software i Lirë

Gjatë javëve të fundit, shumë vetë porositën ngjitësat tonë “S’bëhet fjalë për re, por thjesht për kompjuterat e të tjerëve”. Tani Rich Folsom-i hartoi një shtojcë për shfletuesin Chromium, që e shndërron “renë” në “kompjutera të të tjerëve”.

Ngaqë slogani u pëlqeu shumë njerëzve, tani, në shitoren tonë, kemi edhe çanta “S’bëhet fjalë për re, por thjesht për kompjuterat e të tjerëve”. Më tej, kemi një bluzë të re për Standardet e Hapura, me robotë, blu e çelët, pas trupit, ose ngjyrë kaki, jo pas trupit, bluzën “E dua Software-in e Lirë”, blu e çelët, dhe bluza gri “Hacking for Freedom”, pas trupit, ngjitësa gri metalike “GNU/Linux inside” dhe një stemë të artë GNU.

Nëse doni të përhapni mesazhin e Software-it të Lirë në punë, konferenca, ose gjetiu, mund t’i porositni të tëra këto te faqja jonë e artikujve tregtarë.

Faleminderit krejt vullnetarët, anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE