News
News Archive for 2014
The FSFE empowers users to control technology with its diverse activities and concrete engagement for
software freedom. Follow us and make sure
to receive regular updates and deeper insights on our various channels.
Follow our News
To keep up with our latest news, subscribe to our RSS feed and visit the
different media channels.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
19 December 2014
Parlamenti Europian ka miratuar fonde për disa projekte të lidhur me Software-in e Lirë dhe privatësinë. Në buxhetin e BE-së për 2015-n, të cilin Parlamenti Europian e miratoi më 17 dhjetor, eurodeputetët kanë caktuar deri në një milion euro për një projekt auditimi programesh Software të Lirë që përdor komisioni dhe Parlamenti, me qëllim që të gjenden dhe të ndreqen cenueshmëri sigurie.
18 December 2014
April, shoqata pararojë në Francë në mbrojtje të Software-it të Lirë, u themeluar 18 vjet më parë.
April lindi më dhjetor të 1996-s nga studentë të një universiteti në Paris, si një shoqatë jofitimprurëse për nxitjen dhe përhapjen e Software-it të Lirë në veprimtaritë kërkimore në informatikë.
18 December 2014 – Karsten Gerloff
Me çka bëjmë sot, ndikojmë të nesërmen e botës. FSFE-ja i ndihmon njerëzit të kuptojnë se si ndikon teknologjia në të drejtat dhe liritë e tyre, dhe i aftëson të përcaktojnë rrugën e tyre në botën dixhitale. Shihni se ç’arritëm gjatë 2014-s, dhe se ku do të mbërrijmë më pas!
16 December 2014
GnuPG-ja është mjeti kryesues në botë për privatësinë, me
4 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, sipas vlerësimeve,
dhe një mijë përdorues të rinj shtesë çdo ditë. Ai ruan email-et,
kartelat dhe programet nga futja e hundëve në to dhe spiunimi,
në Windows, MacOS, dhe GNU/Linux. Ky program kaq kyç lyp ndihmën
tuaj që të mund të vazhdojë zhvillimin gjatë 2015-s dhe më tej.
12 December 2014
Një studim i hedhur në qarkullim të premten thotë se Parlamenti
Europian duhet të adoptojë Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura, me qëllim që të përmbushë detyrimet e veta rreth
transparencës. Autorët arrijnë në konkluzionin se "Rregullat mbi Procedurën
të Parlamentit Europian do të duhej ta bënin, kurdo që është e mundur,
të detyrueshëm Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura, për krejt sistemet
dhe të dhënat në punën e Parlamentit."
03 December 2014
Free Software Foundation Europe është një organizëm
jofitimprurës, mbarëeuropian, i themeluar më 2001-shin për t’u fuqizuar
përdoruesve kontrollin e teknologjisë. Për t’i bërë të mundur organizmit
të intensifikojë punën e vet me Komisionin Europian dhe të rrisë numrin
e personave të ndjeshëm ndaj Software-it të Lirë, FSFE-ja ka nevojë për
190 mijë euro të tjera për punën e vet gjatë 2015-s. Vitin e ardhshëm,
FSFE-ja do të ushtrojë më shumë trysni se kurrë për ndërthurjen e lirisë
së software-it në indet e shoqërisë tonë.
20 November 2014
Në një takim në Parlamentin Europian, presidenti i FSFE-së, Karsten
Gerloff nxori në pah disa rrugë të ndryshme përmes të cilave
parlamenti mund të bëhej më transparent, dhe mund të shfrytëzonte
më mirë Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura.
Në një ndërhyrje të shkurtër, ai e ftoi parlamentin që t’i bëjë
më në fund të përdorshme edhe nga përdoruesit e Software-it të
Lirë transmetimet e drejtpërdrejta. Ai i kërkoi administratës TI
të parlamentit të aktivizojë anën IMAP në shërbyesit e vet të
email-it, për t’u lejuar përdoruesve të Software-it të Lirë të
lidhen me ta përmes protokollesh standarde, dhe i tërhoqi vëmendjen
parlamentit që të shmangë standarde dhe teknika bllokuese, teksa ecën
më tej drejt një dixhitalizimi më të thellë.
20 November 2014
For the time being, the public development of the Free Software 'OpenJustitia' by the Swiss Federal Supreme Court has ceased because of a new legal opinion. The reason for this abrupt end is apparently the legal uncertainty regarding public contractors in Switzerland. The FSFE demands that the missing legal framework be created as soon as possible so that software developed with public funding in Switzerland in the future can also be released as Free Software.
17 October 2014
Çdo vit, FSFE-ja organizon "Ditën e Lirisë së Dokumenteve", një fushatë mbarëbotërore për të nxjerrë në pah rëndësinë e Standardeve të Hapura për lirinë e komunikimeve, ndërveprueshmërinë dhe pavarësinë nga bllokimet që bëjnë tregtuesit. Për këtë fushatë, zyra e FSFE-së për Berlinin po kërkon një stazhier PR-i / Fushatash me kohë të plotë nga 1 janari deri më 31 mars.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
17 October 2014
FSFE-ja dhe shoqata e konsumatorëve italianë ADUC, tok me grupin italian ILS, u kërkon rregullatorëve të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e italianëve nga pagesat e detyruara për software që nuk e dëshirojnë. Gjykata e Lartë e Italisë vendosi në shtator se tregtuesit e kompjuterave duhet të rimbursojnë klientët për çmimin e software-it jo të lirë, të padëshiruar që vjen i instaluar që më parë në PC dhe laptopë. Sot, FSFE-ja, ADUC-u dhe ILS-ja i kanë dërguar një letër autoriteteve italiane të konkurrencës, duke u bërë thirrje që të sigurojnë se tregtuesit i binden vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe respektimin e të drejtave të klientëve.
16 October 2014
Kryetari i parë i bashkisë së Mynihut reagoi më në fund, të martën, rreth një kërkese të Partisë së të Gjelbërve (në gjermanisht) lidhur me fjalët e hapura rreth një rikthimi të mundshëm në mjedis desktopi ne bazë Windows. Përgjigja ndaj interesimit tregon se nuk ka baza faktike për pretendimet e bëra nga kryetari i parë dhe i dytë. Po zhvillohet një vlerësim i infrastrukturës dhe proceseve TI ndërkohë. FSFE-ja i bën thirrje këshillit bashkiak të përfshijë në të edhe pavarësinë nga tregtuesit, si edhe ndërveprueshmërinë, ngaqë ato qenë së pari ndër arsyet qendrore për kalimin e Mynihut në Software të Lirë.
12 September 2014
Gjykata e Kasacionit e Italisë ka fshikulluar praktikën
që i detyron blerësit e një kompjuteri apo laptopi tok me software
jo të lirë. Sipas La Repubblica-s, gjykata vendosi se një blerës laptopi ka të drejtën të përfitojë një rimbursim të çmimit të licencës Microsoft Windows për kompjuterin e tij.
01 August 2014
Software-i i Lirë ka bërë përparime të mëdha
që prej 2001-shit, kur themeluam FSFE-në. Por kemi ende rrugë për
të bërë, deri sa të gjithë ne të kemi kontrollin e punës sonë në
kompjuter, të të dhënave tona dhe të jetës tonë dixhitale.
11 July 2014
Nga 13 – 15 qershor 2014 FSFE-ja zhvilloi takimin e ekipit të vet
të gjermanishtfolësve, në Linuxhotel në Esen. Pjesëmarrësit patën
probleme për të mbërritur atje, për shkak të rrëmujës së krijuar
nga një furtunë e madhe në rajon. Shumë rrugë hekurudhore nuk
funksiononin, dhe gjendja në rrugët qe gjithashtu rrëmujë.
Por meqë asnjë tren ICE nuk ndalon në Esen, kjo nuk do të thotë
që nuk do të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë. Në fund
të fundit, qemë në gjendje t’i sillnim krejt vullnetarët në Linuxhotel
për të planifikuar veprimtaritë e ardhshme dhe për të disktuar çështjet
aktuale.
08 July 2014
Komisioni Europian tani së fundi ripërtëriti angazhimin e tij kundrejt një
desktopi pronësor dhe formatesh të fshehtë kartelash.Komisioni po refuzon
ta marrë seriozisht çështjen e çlirimit nga bllokimi i mundësisë së zgjedhjes që tregtues të ndryshëm i bëjnë punës së përdoruesit në kompjuter, dhe po shpërfill krejt alternativat e mundshme. Duke bërë kështu, shërbimi civil i BE-së tjetër gjë predikon, dhe tjetër bën.
30 June 2014
Sot, organizmi ynë simotër, FSF-ja, botoi udhërrëfyesin e vet të
vetëmbrojtjes së email-it, dhe infografikën përkatëse në 6 gjuhë. Ato
mund të kihen që sot në Anglisht, Gjermanisht, Portugezçe Braziliane,
Frëngjisht, Rusisht, Turqisht, dhe Japonisht. Në to shpjegohet instalimi
i programeve të nevojshëm për fshehtëzim email-esh nën GNU/Linux, MacOS,
dhe Microsoft Windows; prodhimi i kyçeve; rrjeti i besimit; si dhe
përdorimi i këtyre programeve. Krejt çka ju duhet është një kompjuter me
lidhje në Internet, një llogari email, dhe pak a shumë një gjysmë ore.
Ju lutemi, na jepni përshtypjet tuaja, që të mund t’i pasqyrojmë përpara
shtypjes së infografikës, dhe na ndihmoni t’i shpërndajmë ato.
20 June 2014
Eine charakteristische Eigenschaft digitaler Kommunikation ist ihre vermeintliche Stofflosigkeit. Diese Stofflosigkeit ist es, die auch ein prinzipiell unbegrenztes Speichern und Archivieren aller elektronischen Kommunikation ermöglicht. Das, und die Möglichkeit diese Daten massenhaft und maschinell auszuwerten und zu analysieren, verleitet Geheimdienste rund um den Globus zum abhören und speichern unser aller Kommunikation. Als Gegenmaßnahme könnte man wieder vermehrt offline kommunizieren – oder aber eine starke Verschlüsselung durch Freie Software verwenden..
28 May 2014
Zgjedhjet europiane kanë sjellë 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë në Parlamentin e ri Europian. Paktin Mbi Software-in e Lirë e kanë nënshkruar kandidatë nga i gjithë spektri politik, duke premtuar kështu të përkrahin Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura gjatë kohës së tyre në parlament. Nga 162 nënshkruesit, 33 u zgjodhën
27 May 2014
Edhe nëse vetë nuk e përdorni shërbimin
Gmail të Google-it, e përdorin shumë nga miqtë tuaj. Sa mund
ta mbrojmë privatësinë tonë kur zgjedhim mospërdorimin e
shërbimeve të centralizuara web?
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
24 April 2014
Për Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2014, Standardet e Hapura u kremtuan edhe në skaje të humbura të botës, me 51 veprimtari në 22 vende. Fushata për ndërveprueshmëri gjallëroi nga Tokio në Rio, nga Birmingami në Taipei.
24 April 2014
Sot, Linux Foundation njoftoi se "Nisma për Infrastrukturën Bazë" do të japë fonde dhe përkrahë projekte Software-i të Lirë që janë me rëndësi jetike për sigurinë e përdoruesve të Internetit. Projekti i parë që do të marrë fonde do të jetë OpenSSL-ja, që përdoret për mbartje të sigurt të dhënash nga miliona sajte. FSFE-ja e mirëpret këtë nismë.
28 March 2014
Pas disa bisedash publike dhe debatesh politike, Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve (BNetzA) paraqiti një grup propozimesh rregullatore (në Gjermanisht)
që do të duhej të eliminonin përdorimin e detyruar të rrugëzuesve të veçantë dhe të përmirësonin për përdoruesit transparencën e shoqërive të telekomunikacionit. Rrugëzuesit e detyruar e lidhin klientin pas një pajisjeje të dhënë nga ISP-ja. Free Software Foundation
Europe-a (FSFE), Chaos Computer Club-i (CCC), si dhe drejtuesit e projektit
IPFire dhe OpenWrt, si edhe ekspertë të tjerë,
i shqyrtuan këto rregulla dhe dhanë komentet për BNetzA-n (German)
26 March 2014
Në
një letër
të hapur për Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian,
Free Software Foundation Europe
dhe Open Forum Europe u kërkojnë
institucioneve europiane të përmirësojnë mbulimin e tyre për Standardet e Hapura.
Letra i drejtohet Giancarlo Vilella-s, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ITEC
të Parlamentit Europian dhe i Komitetit Ndërinstitucional për Informatikën (IICI).
25 March 2014
Gjatë 24 orëve të ardhshme në të katër anët e rruzullit do të kremtohen Standardet e Hapura. Fushata Dita e Lirisë së Dokumenteve mbi ndërveprueshmërinë niset nga Tokio në Rio, dhe nga Birmingami në Taipei. 41 veprimtari në 18 vende.
24 March 2014
Zbulimet e ardhura nga Edward Snowden-i, që lidhen
me survejim masiv të ndërlidhjeve tregojnë haptazi nevojën që çdo
person të jetë në gjendje të kontrollojë kompjuterët dhe telefonat e vet.
Prapëseprapë prodhuesit dhe tregtuesit e kompjuterëve dhe telefonave
zakonisht u imponojnë përdoruesve programe që rrezikojnë privatësinë
e tyre.
14 March 2014
Free Software Foundation Europe-a (FSFE), Open Invention Network-u (OIN),
dhe The Linux Foundation njoftuan sot për krijimin e Rrjetit Ligjor
Aziatik. Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik u themelua për të patur një
forum drejtues për përhapjen e dijeve dhe praktikave më të mira që
prekin çështjet ligjore të Software-it të Lirë, veçanërisht ato
që lidhen me lojëtarët e tregut në Azi.
04 March 2014
Prej 22 deri 25 maj, 2014, shtetasit europianë do të votojnë për kandidatët për në Parlamentin Europian. Kjo është kohë ideale për të trajtuar me politikanët çështjen pse Software-i i Lirë ka rëndësi. Ndihmonani t’i bëjmë kandidatët kudo në Europë të deklarojnë përkrahjen e tyre për Software-in e Lirë.
03 March 2014
…Stefan "Penny" Harmuth! Koha e zgjedhjeve për kryesinë e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarësisë Shok të FSFE-së për këtë vit përfundoi më 28 shkurt. Pati vetëm një kandidat për vendin këtë herë. Jemi edhe më të kënaqur që prapë 20,3% e Anëtarësisë Shok përfituan nga rasti për të përkrahur Stefan Harmuth-in në këtë kandidim të tij.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
26 February 2014
FSFE-ja ka
parashtruar komentet
e veta lidhur me një propozim të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
për të përdorur në të ardhmen vetëm formate dokumentesh të bazuar mbi
Standarde të Hapura.
21 February 2014
On February 14th, people all around the world expressed
their gratitude and appreciation not only to their partner but also to Free
Software and its contributors. With our yearly #ilovefs we asked you to
thank your favourite developers and projects and were overwhelmed by the
resonance in blogs, social networks, and mailing
lists.
11 February 2014
On 14th February, the Free Software Foundation Europe
asks all Free Software users to think about the dedicated hard-working
people in the Free Software community and to show them their appreciation like last year.
14 January 2014
Qeveria italiane e ka bërë Software-in e Lirë mundësinë parazgjedhje për organizma të administratës publike. Në një qarkore, të botuar të mërkurën e kaluar, Agenzia per l'Italia Digitale ka fiksuar rregulla në bazë të të cilave krejt organizmat qeveritare të vendit, përpara se të blejnë licenca programesh pronësore, duhet të marrin në shqyrtim përdorimin e Software-it të Lirë.