News
News Archive for 2015
The FSFE empowers users to control technology with its diverse activities and concrete engagement for
software freedom. Follow us and make sure
to receive regular updates and deeper insights on our various channels.
Follow our News
To keep up with our latest news, subscribe to our RSS feed and visit the
different media channels.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
16 December 2015
Shumë individë dhe kompani në shoqërinë tonë përfitojnë
nga Software-i i Lirë. Që prej 2001-shit Free Software Foundation Europe i fuqizon
njerëzit të kontrollojnë teknologjinë. Që me punën tonë të arrijmë diçka,
synojmë 140 000€ dhurime, deri më 31 janar, nga të cilat kemi marrë tashmë 60 000€.
10 November 2015
Më 29 tetor 2015, Parlamenti Europian
pranoi një raport (2015/2635(RSP)), në të cilin dënohet survejimi në masë
në gjithë Europën. Teksa përqendrohej së pari në precedentë ligjorë
të lidhur me mbrojtjen e të dhënave, parlamenti propozoi rekomandime
të reja për përmirësimin e sigurisë në TI përmes migrimit në software
të lirë, si dhe shtim software-i të lirë si kriter të detyrueshëm
përzgjedhjesh në prokurime TI publike.
04 November 2015
Komisioni Europian ka vendosur ta sjellë
tregun e përbashkët të BE-së në formë për epokën dixhitale, duke adoptuar
“Një Strategji për një Treg të Përbashkët Dixhital” që synon heqjen e pengesave
rregullatore mes 28 tregjeve të ndryshëm kombëtare.
Sipas Komisionit, një Treg i vërtetë i Përbashkët Dixhital (TPD)
mund të arrihet duke ndërmarrë veprimet vijuese:
30 October 2015
Disa anëtarë shok në Zyrih filluan "Kompjuter i Lirë për Njerëz të Lirë", një nismë për të ofruar laptopë që xhirojnë krejtësisht nën Software të Lirë. Këtu përfshihen firmware alternativ, si edhe BIOS i lirë. Duke ripërdorur hardware të përdorur, anëtarët shok të Zyrihut duan edhe të mbrujnë një përdorim
më ekologjik të hardware-it.
28 October 2015
Tok me 9 organizma të tjerë civilë dhe ekonomikë,
Free Software Foundation Europe (FSFE) i dërgoi një letër një numri
të madh anëtarësh të Bundestag-ut lidhur me çështjen e rrugëzuesve
të detyrueshëm. Letra është menduar të theksojë rëndësinë e miratimit
të projektligjit mbi lirinë në pajisjeve fundore në telekomunikacion.
20 October 2015
Më 3 tetor 2015, Free Software Foundation of Europe kremtoi
tridhjetëvjetorin e Free Software Foundation-it me torta të shijshme
dhe mjaft urime të mrekullueshme për ditëlindjen. Fotot nga festa tani
janë gati, këtu.
Falënderime të veçanta për Isabelle Wunderlich dhe Mirko Boehm për
organizimin e veprimtarisë dhe për krejt pjesëmarrësit në kremtim.
13 October 2015
Pas gjashtë vjetësh përpjekjesh, këtë muaj,
fushata PDFreaders
po mbërrin në fundin e saj, si një nga fushatat tona më të suksesshme.
13 October 2015
Sot është Dita e Ada Lovelace-it, një ditë që synon të nxjerrë në pah profilin e grave në shkencë, tekonologji, inxhinieri dhe matematikë. FSFE-ja i bashkohet me gëzimin kremtimit të Ditës së Ada Lovelace-it duke intervistuar Isabel Drost-Fromm-in - prej kohësh anëtare shok e FSFE-së, anëtare e Apache Software Foundation-it dhe bashkëthemeluese e Apache Mahout-it si dhe e konferencës Berlin Buzzwords. Lexoi mbi migrimin drejt Software-it të Lirë, motorëve të lirë të kërkimit, Java-s, Berlinit dhe këshillën e saj për kontributin tuaj vetjak.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
08 October 2015
Sot Free Software Foundation Europe kthen vështrimin pas, te fiaskoja
e rootkit-it Sony të 2005-s. Kjo faqe përvijon disa fakte rreth rootkit-it
dhe se si u trajtua ai, si dhe pak kontekst se ç’do të thonë këto lloj
kufizimesh për idenë e kompjuterave si makina të karakterit të përgjithshëm.
31 tetori i 2015-s shënon dhjetëvjetorin e kohës kur u zbulua rootkit-i,
dhe si përgatitje për këtë ditë, ju kërkojmë tërë juve t’i përdorni këto
të dhëna dhe të përhapin fjalën për problemin, jo vetëm rreth rootkit-it
Sony, por rreth rreziqeve të kufizimeve dixhitale mbi lirinë e përdoruesve
kudo.
04 October 2015
Më 4 tetor 1985, Harold Abelson-i, Robert J. Chassell-i, Richard M.
Stallman-i, Garald Jay Sussman-i, dhe Leonard H. Tower, Jr. themeluan
Free Software Foundation, Inc. Aplikimi përfshinte gjithashtu edhe
licencën GNU Emacs General Public License, Manifestin e GNU-së, një
listë programesh të shkruar tashmë (Bison, MIT Schema, Hack, si dhe një
me disa programe zëvendësuese për disa mjete Unix)...
22 September 2015
Matthias Kirschner dhe Alessandro Rubini janë presidenti
dhe zv.presidenti i ri i FSFE-së. Ata u zgjodhën javën e shkuar në Bukuresht,
gjatë Asamblesë së Përgjithshme të FSFE-së, teksa Reinhard Müller u rizgjodh si
përgjegjës i financave. Ata do të punojnë për FSFE-në në këto pozicione për dy
vjetët e ardhshëm.
18 September 2015
Më 6 korrik, parlamenti europian votoi një
raport me një numër rekomandimesh për reformë të të drejtave të kopjimit.
Sot paraqesim vlerësimet tona se si mund të ndikojë kjo mbi Software-in e Lirë.
18 September 2015
The 6th of June, this year, we proposed
our
own assessment of the draft report on the implementation of Directive
2001/29/EC. Afterwards, some amendments were passed and the report was
voted at the European Parliament on the 9th of July. As expected, there
were plenty of changes; today we present you our evaluation of the final
version of the report.
16 September 2015
Duke u paraprirë zgjedhjeve për parlamentin kombëtar të Zvicrës (Nationalrat- / Ständeratswahlen) më 18 tetor 2015, dega e FSFE-së për Zvicrën fillon sot fushatën „Freedomvote“, në bashkëpunim me "Grupin Zviceran të Përdoruesve të Sistemeve të Hapur“ (/ch/open). Fushata ofron një portal në Internet, ku paraqiten ata kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe opinioni i tyre mbi politikat për Internetin, Software-in e Lirë dhe formatet e hapur të të dhënave.
02 September 2015
Rrugëzuesi. Pavarësisht se shpesh e mbulon pluhuri
në qoshe, është një nga pajisjet më të rëndësishme që duhen për
të përdorur Internetin apo telefonat. Por: Shumica e përdoruesve në
Gjermani nuk e kanë në zotërim këtë pajisje, edhe pse gjendet brena
shtëpive të tyre dhe paguajnë për të.
29 August 2015
FSFE-ja përkrah botimin e Manifestit
2.0 për Të dhëna Përdoruesi, që synon përcaktimin e
të drejtave bazë të njerëzve për të kontrolluar të dhënat
e tyre në epokën e Internetit. Manifesti është botuar sot
dhe ka tashmë përkrahjen nga GNOME, KDE, Netzpolitik.org,
ownCloud, Spreed, “Terms of Service - Didn’t
Read” dhe X-Lab.
17 August 2015
Në prill të 2015-s, ne njoftuam një ndryshim në marrëdhëniet
mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së, rrjedhur prej anulimit të
marrëveshjes Fiduciary License Agreement (FLA) mes Kernit dhe
FSFE-së, marrëveshje e cila më parë e bënte FSFE-në kujdestare
të të drejtave të kopjimit mbi software-in Bacula.
04 August 2015
Pas ca ndërprerjeje, FSFE-ja do të rifillojë të intervistojë anëtarë shok të saj. Nëpërmjet kësaj duam t’ju tregojmë se cilët jemi, nga vijmë dhe për çfarë përpiqemi. Këtë muaj, dhe si e para nga serinë tonë të re të intervistave, intervistuam Neil McGovern, anëtar shok nga Mbretëria e Bashkuar. Nili ka punuar me grupin Open Rights Group dhe tani së fundi u zgjodh Udhëheqës i Projektit Debian (UPD). Lexoni rreth rolit të tij si UPD, angazhimin e tij në Software-in e Lirë, si dhe në nivele politike.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
16 June 2015
Si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të ligjeve
mbi të drejtat e kopjimit në BE, komiteti i Çështjeve Ligjore
i Parlamentit Europian pranoi të martën një raport mbi Direktiva
Rreth të Drejtave të Kopjimit nga eurodeputetja Julia Reda.
05 June 2015
Më 16 qershor, Komiteti i parlamentit europian për Çështjet Ligjore do të votojë mbi një raport me një numër rekomandimesh risore për reformë të të drejtave të kopjimit.
05 June 2015
The Free Software Foundation Europe is an independent non-governmental organisation working to put people in control of the technology they use. We focus on Free and Open Source Software (FOSS): computer programs which anyone may use, study, share and improve.
27 May 2015
Ju lutemi, mbani parasysh që nuk priten më aplikime
për këtë vend pune.
Free Software Foundation Europe u themelua
më 2001-n dhe që prej asaj kohe ka parë një rritje shumë të madhe,
si në numrin e vullnetarëve, ashtu edhe atë të nëpunësve, si edhe
në kompleksitetin e infrastrukturës sonë teknike dhe numrit të
shërbimeve që xhirojmë dhe ofrojmë si për përdorim të brendshëm,
ashtu edhe të jashtëm. Jemi duke kërkuar një përgjegjës dhe arkitekt
sistemesh që, për një kohë të kufizuar, të mund të na mbështetë
në punën tonë për migrimin e shërbimeve tonë në një infrastrukturë
të re.
06 May 2015
Safecast është një projekt global për hartëzim të dhënat rrezatimi
dhe për t’i hedhur haptazi në qarkullim këto të dhëna. Kur projekti zuri
fill, përdorej hardware i modifikuar, tok me software të përshtatur
dhe disa përimtime të mençura, për të lejuar këdo të marrë pjesë në
projekt. Kjo lloj shkëndije mendjemprehtësie, aftësia për ta përshtatur
për diçka tjetër një teknologji ekzistuese, përmes zëvendësimit
të software-it të saj, do të duhej lejuar dhe nxitur nga ligji. Në rastin
e Safecast-it, për fat, askush s’i pengoi të jenë novatorë.
24 April 2015
Po përfundojmë fushatën PDFreaders, dhe na duhet ndihma juaj që
të matim suksesin tonë. Me fillimin e saj më 2009-n, qëllimi i FSFE-së
qe të hiqeshin qafe reklamat për lexues PDF-sh pronësorë. U përqendruam
në sajte administratash publike, dhe shumë vetë ndihmuan që të grumbulloheshin
kontakte për mbi 2000 sajte publike që reklamonin software jo të lirë.
Mjaft persona na ndihmuan të lidhemi me administrata publike, u sinjalizuan
rreth problemit qeveri të ndryshme dhe u botuan udhëzime. Deri sot dimë se
janë ndrequr 772 raste nga 2110 të raportuar, që do të thotë 36% sukses. Por
për shumë vende s’e kemi kontrolluar gjendjen prej muajsh. Këtu na duhet ndihma
juaj për një dorë përfundimtare. Po kërkojmë vullnetarë që mund të ndihmojnë
të kontrollohen sajte në gjuhën e tyre, duke ndjekur hap pas hapi udhërrëfyesin
tonë të postuar në blog.
14 April 2015
Që prej 2006-s, FSFE-ja ka qenë përfaqësuesja për të drejta kopjimi të zhvilluesve të software-it Bacula.org , mbi bazën e një Marrëveshjeje Licence Përfaqësimi (Fiduciary License Agreement, shkurt FLA) dhe një Memorandum of Understanding të nënshkruar mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së, më 15 nëntor 2006
08 April 2015
Dita e Lirisë së Dokumenteve është dita kur flasim rreth Standardeve të Hapura nëpër botë. Më 2015-n, të tërë tok, e shndërruam edhe një herë këtë ditë në një veprimtari mbarëbotërore, me 63 organizatorë vendorë në 31 vende në 4 kontinente. Vullnetarë anembanë botës, të shoqëruar nga organizma ndërkombëtarë, si dhe nga politikanë dhe shërbime publike iu bashkuan kërkesës sonë për liri dokumentesh. Që të shihni se ç’ndodhi gjatë Ditës së Lirisë së Dokumenteve 2015, lexoni raportin tonë.
01 April 2015
Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë së vet për përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. Tani strategjia mbulon periudhën 2014-2017. Gjatë procesit të përditësimit, FSFE-ja ka dhënë gjerësisht për Komisionin mendimet e veta.
31 March 2015
FSFE-ja mirëpret
ndërmarrjen
e filluar nga Christoph Hellwig dhe Software Freedom
Conservancy për ta bërë VMware-in të përputhet me
licencën GNU General Public License.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
25 March 2015
Sot është Dita e Lirisë së Dokumenteve,
dita ndërkombëtare e kremtimit të Standardeve të Hapura dhe
e shtimit të ndërgjegjësimit mbi to. Me këtë rast, duam
të përsiatim mbi rëndësinë që ka për institucionet publike në
përgjithësi, dhe për Komisionin Europian në veçanti, kur
merret parasysh roli i tij drejtues, përdorimi i Standardeve
të hapura në krejt komunikimet dhe shërbimet e veta dixhitale.
24 March 2015
Më 25 mars është Dita e Lirisë së Dokumenteve për këtë vit dhe,
në varësi të zonës tuaj kohore, ka filluar tashmë. Dita e Lirisë
së Dokumenteve është fushata mbarëbotërore për çlirimin e dokumenteve,
zhvilluar nga grupe vendore anembanë botës. Deri sot, kanë regjistruar
veprimtaritë e tyre më shumë se 50 grupe nga 25 vende që shtrihen në
Azi, Europë, Afrikë, e deri në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut.
16 March 2015
… Nicolas Dietrich! Periudha e zgjedhjes për drejtuesin
e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarësisë Shok të FSFE-së
u mbyll më 13 mars, 2015. FSFE-ja është e lumtur që pati
tre kandidatë të jashtëzakonshëm këtë herë. Dhe Nicolas
Dietrich është i gëzuar të zërë vendin e përfaqësuesit
të mëparshëm Heiki "Repentinus" Lõhmus.
06 March 2015
Sot për sot, në Zvicër, ka paqartësi lidhur me zhvillimin
dhe hedhjen në qarkullim të Software-i të Lirë nga ana e kontraktuesve publikë.
Këtë çështje e solli sërish në pah zhvillimi i software-it OpenJustitia
nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron të
shqyrtojë nëse mund të lejohet shprehimisht botimi i Software-it të Lirë
nga administrata federale. Free Software Foundation Europe kërkon
që kjo çështje të qartësohet, në mënyrë që software-i i financuar me para publike
të hidhet në qarkullim ligjërisht dhe prerë, si Software i Lirë.
03 March 2015
On Saturday, 14 February 2015, people all over the world
showed Free Software contributors their appreciation. It was the fifth year the
Free Software Foundation Europe (FSFE) asked people to participate in the “I
Love Free Software” day. This report shows a variety of love declarations that
happened this day, including blog posts, pictures, comics, poems, and an
#ilovefs Android library. The FSFE thanks everybody who motivated Free Software
contributors this year, and ask everybody to mark 14 February in their
calendars for next year's “I love Free Software” day.
02 March 2015
FSFE-ja ka punësuar veprimtarin, prej kohësh,
e Software-it të Lirë, Jonas Öberg, për të qenë drejtori ekzekutiv
i organizmit. Drejtimin e organizmit e merr më 1 mars.
02 March 2015
FSFE-ja ka punësuar veprimtarin, prej kohësh,
e Software-it të Lirë, Jonas Öberg, për të qenë drejtori ekzekutiv
i organizmit. Drejtimin e organizmit e merr më 1 mars.
24 February 2015
Dita e Lirisë së Dokumenteve (#DFD2015) është një fushatë mbarëbotërore për çlirimin e dokumenteve, me veprimtari vendore anembanë botës, që zhvillohen në 25 mars, 2015. Shtojini zërin tuaj këtij kremtimi mbarëbotëror të Standardeve të Hapura, dhe regjistroni veprimtarinë tuaj për DLD-në e 2015-s!
18 February 2015
Që të ushtrojë trysni për një trajtim më të informuar të politikave
të administrimit të risive dhe dijes, FSFE-ja ka parashtruar një
përgjigje [pdf] te një konsultë e BE-së mbi patentat dhe standardet. Ky është
veprimi më i ri i FSFE-së në një punë të vazhdueshme për promovimin e Standardeve të Hapura.
10 February 2015
Tok me FSFE-në dhe partnerë të tjerë, Bündnis Freie Bildung ("Aleanca për Arsim të Lirë") sot boton qëndrimet e saj rredh krijimit dhe përdorimit të Burimeve Arsimore të Hapura (BAH). Bündnis përmes tyre kërkon botimin e krejt materialeve BAH nën licenca të hapura dhe shpërndarjen e tyre në formate Software të Lirë dhe Standardesh të Hapura.
Subscribe to our email updates. Our experts inform you about current
news, events, activities, and how you can contribute. (Our Privacy Policy)
09 February 2015
Çdo 14 shkurt, Free Software Foundation Europe-a
i fton tërë përdoruesit e Software-it të Lirë që në Ditën "E dua
Software-in e Lirë" të sjellin në mend njerëzit e palodhur të bashkësisë
së Software-it të Lirë dhe t’u shfaqin atyre individualisht vlerësimin.