Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

Kujdes: Kjo faqe s’është përkthyer ende. Ajo që po shihni më poshtë, është faqja në versionin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

News

News Archive for 2013

The FSFE empowers users to control technology with its diverse activities and concrete engagement for software freedom. Follow us and make sure to receive regular updates and deeper insights on our various channels.

Follow our News

To keep up with our latest news, subscribe to our RSS feed and visit the different media channels.

Social Media

For short news you can follow us on various social networks.

Ende 160 mijë euro për 2014-n

13 December 2013

Si lexues i sajtit tonë, jeni i ndërgjegjshëm për rëndësinë e Software-it të Lirë për një shoqëri të lirë. FSFE-ja lufton për Software-in e Lirë që prej 2001-shit. Prej asaj kohe, kemi vulën tonë në një ndryshim të madh, duke ushtruar trysni politike, duke ndihmuar zhvilluesit e Software-it të Lirë me ekspertizë ligjore, dhe duke krijuar ndërgjegjësim publik mbi lirinë e software-it. Që të vazhdojmë këtë punë të rëndësishme, për 2014-n na duhet një buxhet 390 mijë eurosh. Na mungojnë ende 160 mijë. 

    When DRM comes to cars (English)

    14 November 2013

    For a long time, cars were a symbol of freedom and independence. No longer. In its Zoe electric car, car maker Renault apparently has the ability to remotely prevent the battery from charging. And that’s more chilling than it may sound.  

    Zë fill një Fushatë e re: TheyDontWantYou.To

    04 November 2013

    Sot FSFE-ja fillon një fushatë të re për t’i bërë të rinjtë të ndërgjegjshëm për kufizimet dixhitale që tolerojnë. Mikroblogimi dhe ngjitëset përbëjnë pjesët thelbësore të kësaj strategjie të freskët për angazhimin e rinisë në betejat për lirinë dixhitale.  

    Të ndryshosh botën: Projekti GNU bëhet 30 vjeç

    27 September 2013

    U bënë 30 vjet që kur Richard Stallman njoftoi fillimin e projektit GNU. Një nismë, që zuri fill me irritimin e programuesit për shkak të një përudhësi të dëmtuar shtypësi, ka ndryshuar shoqërinë tonë. Ideja e software-it që gjithkush mund ta përdorë, studiojë, ndajë me të tjerët dhe përmirësojë doli në fakt shumë e fuqishme. 

    FSFE-ja u bashkohet 100 e ca organizmave në thirrjen për kufizimin e survejimit

    31 July 2013

    Privatësia është një e drejtë themelore e njeriut, dhe është kyçe për mirëmbajtjen e shoqërive demokratike. FSFE-ja u bashkohet më shumë se 100 organizmave të tjerë të cilët kërkojnë që shtetet të respektojnë të drejtat e njeriut, dhe ta vënë aparatin e tyre të survejimit nën kontroll demokratik. Kemi nënshkruar Parimet Ndërkombëtare mbi Zbatimin e të Drejtave të Njeriut në Survejimin e Komunikimeve. Këto parime janë një kontribut i rëndësishëm në diskutimin rreth se si të ofrohet siguri në një shoqëri të lirë. Pas më shumë se një vit në përgatitje, tani janë më të rëndësishme se kurrë.  

    FSFE-ja kundërshton pretendimet për 'politika rrënuese çmimesh' në Software-in e Lirë

    29 July 2013

    Në një dokument antitrust të kohëve të fundit parashtruar Komisionit Europian, një koalicion i udhëhequr nga Microsoft-i pretendohet gënjeshtërt se shpërndarja falas e Software-it të Lirë dëmton konkurrencën. FSFE-ja i ka shkruar një letër autoriteteve të konkurrencës në Komisionin Europian për ta hedhur poshtë këtë pretendim, dhe e bën të qartë që Software-i i Lirë është kritik për një treg TI të hapur, konkurrues.  

    FSFE mbështet Letrën e Hapur për ndalimin e survejimit

    25 July 2013

    FSFE-ja mbështet Letrën e Hapur për ndalimin e survejimit. Letra bën thirrje për dymbëdhjetë hapa politikë, përfshi zhvillimin dhe promovimin e Software-it të Lirë për vetëmbrojtje dixhitale. Letra u fillua nga Digitale Gesellschaft dhe u nënshkrua gjithashtu nga organizma si CCC, Creative Commons Germany, shoqata e gazetarëve gjermanë, DigitalCourage, EFF, EDRI, Greenpeace Central/East Europe, Transparency International Germany, German Consumer Protections, Wikimedia, dhe të tjerë.  

    Zgjedhjet parlamentare në Gjermani: Pozicionet e partive lidhur me Software-in e Lirë

    03 July 2013

    Sot, Free Software Foundation Europe boton pyetjet e veta lidhur me Software-in e Lirë dhe zgjedhjet, referuar atyre parlamentare gjermane të kësaj vjeshte, që do të zhvillohen më 22 shtator. Pyetjeve që mbulonin çështje si kontrolli i përdoruesve mbi pajisjet e tyre elektronike, dhënia publikut e programeve të kompjuterave të financuar nga paraja publike, si Software i Lirë, dhe patentat mbi software-in, u janë përgjigjur krejt partitë politike.  

    Praktika e organizuar nga FSFE-ja mbi përputhshmërinë zbulon shkelje të GPL-së nga FANTEC, Welte fiton në gjykatë

    26 June 2013

    The Gjykata Rajonale e Hamburgut [Landgericht Hamburg] e deklaroi FANTEC GmbH-në fajtore për shkelje të licencës GNU General Public License në lojtësin e tyre FANTEC 3DFHDL të mediave. Në çështjen gjyqësore të Harald Welte-s kundër FANTEC GmbH gjykata vendosi që FANTEC-u duhet të paguajë një gjobë plus kostot shtesë të avokatëve, dhe duhet të japë informacion të saktë rreth zinxhirit të tyre të shpërndarjes së FANTEC 3DFHDL Media Player. 

    Teksa Microsoft-i heq dorë nga disa kufizime te Xbox-i, edhe më tepër të tilla zbatohen mbi produkte të tjera

    20 June 2013

    I përballur me protesta të përdoruesve, Microsoft-i është detyruar t’i bëjë kushtet e shitjes për konsolën e vet më të re për lojëra Xbox të duken më pak kufizuese. Megjithatë, kushtet “e reja” që shkaktuan një zemërim të tillë, nuk qenë të reja aspak: ato qenë të ngjashme me shumicën e licencave të tjera produktesh software-i pronësor, përfshi ato që përfshijnë produkte të tjera software-i dhe shërbime në linjë nga Microsoft-i. 

    Parlamenti gjerman i thotë qeverisë të kufizojë në mënyrë strikte patentat mbi software-in

    12 June 2013

    Të premten, më 7 qershor, parlamenti gjerman vendosi për një mocion të përbashkët mbi kufizimin e patentave mbi software-in (shihni përkthimin në Anglisht nga BIKT). Parlamenti i kërkon qeverisë gjermane të ndërmarrë hapa për kufizimin e akordimit të patentave mbi programe kompjuteri. Software-i do të duhej të mbulohej përjashtimisht nga të drejta kopjimi, dhe mbajtësit e të drejtave të kopjimit nuk do të duhej të zhvlerësoheshin prej palësh të treta përmes patentash software-i. I vetmi përjashtim ku patentat do të duheshin lejuar janë programet e kompjuterit që zëvendësojnë një përbërës mekanik ose elektromagnetik. Veç kësaj, parlamenti e bëri të qartë që veprimet qeveritare lidhur me patentat nuk duhet të përzihen kurrë me ligjshmërinë e shpërndarjes së Software-it të Lirë. 

    FSFE-ja përkrah objeksionin formal të EFF-s

    31 May 2013

    Siç njoftohej në buletinin tonë më të ri, W3C-ja dëshiron të sendërtojë në web kontrolle përdorimi . Electronic Frontier Foundation (EFF) ka publikuar tani një objeksion formal drejtuar grupit të punës hartues të draftit HTML. Free Software Foundation Europe i përkrah plotësisht objeksionet e EFF-s. 

    FSFE-ja në seancën e Parlamentit Gjerman kushtuar Patentave të Software-it

    23 May 2013

    Në prill Parlamenti Gjerman ('Bundestag') paraqiti një mocion kundër patentave të software-it. Në të i kërkohet qeverisë gjermane të ndërmarrë hapa për kufizimin e akordimit të patentave mbi programe kompjuteri. Pas dëgjimit të parë në Parlament, si përfaqësues i FSFE-së u ftua Matthias Kirschner, si ekspert i jashtëm në mbledhjen e komitetit ligjor më 13 maj. FSFE-ja botoi një deklaratë me shkrim dhe ne botuam shënimet e paraqitjes sonë gojore. Komiteti do të mbajë një mbledhje të dytë dhe më pas, më 6 qershor Parlamenti do të votojë në lidhje me mocionin. 

    Dita Ndërkombëtare Kundër DRM-së: kundërvihuni teknologjive të cunguara me dashje

    03 May 2013

    Këtë të premte, 23 maj 2013, FSFE-ja po i bashkohet fushatës së 8-të Ndërkombëtare "Dita kundër DRM-s" në thirrjen për t’i dhënë fund Administrimit Dixhital të Kufizimeve - Digital Restrictions Management (DRM). Beteja kundër DRM-s ka fituar forcë javët e fundit. Aktivistë të Lirisë janë bërë kundër DRM-së në HTML5, duke e vënë theksin te efektet e dëmshme mbi risitë dhe lirinë e përdoruesve të kësaj teknologjie. Ditën e sotme Kundër DRM-së, organizmi ynë simotër, Free Software Foundation, do t’i paraqesë në Boston Konsorciumit World Wide Web (W3C)paraqesë nënshkrimet e peticionit që i kundërvihet DRM-së brenda HTML5-s. 

    Blog: Mbi kufizimet fizike dhe dixhitale te pajisja juaj

    03 May 2013

    Sot, më 3 maj 2013, është dita ndërkombëtare kundër Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM). Zakonisht termi DRM i referohet kufizimeve të ndryshme që kompanitë – ose cilido furnizues lënde – imponon në media dhe të dhëna dixhitale. Këto kufizime janë aty për t’u lejuar furnizuesve të vendosin çfarë mund të bëni me median dhe të dhënat tuaja dhe çfarë jo. Ky zë blogu hedh dritë mbi një çështje të afërt: humbja e kontrollit dixhital dhe fizik mbi pajisjen tuaj.  

    Ndal DRM-së në HTML5 - Nënshkruani Peticionin!

    25 April 2013

    Bashkohuni me thirrjen tonë ndaj World Wide Web Consortium (W3C) dhe organizmave anëtare të tij për të kundërshtuar propozimin për Zgjerime Mediash të Fshehtëzuara (EME). Ky propozim synon trupëzimin e mbulimit të Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) brenda HTML-së dhe do të përjashtonte kështu shfletuesit Software i Lirë nga të qenët të përputhshëm me mjaft faqe web. 

    FSFE-ja i uron Ceata-s mirëseardhjen si organizëm shok

    24 April 2013

    Një grup veprimtarësh të Software-it të Lirë nga Rumania dhe Moldavia janë bërë e programit të FSFE-së për organizma shok. Aktive që prej 2008-s, Ceata u legalizua si fondacion në shkurt të 2013-s. Fundația Ceata dhe FSFE-ja do të punojnë tok për të nxitur dhe përhapur lirinë e software-it në Rumani dhe kudo në Europë. 

    Si të çlirohemi prej Skype-it

    02 April 2013

    Më 8 Prill, Microsoft-i do të ndërpresë shërbimin e vet Windows Messenger. Krejt përdoruesit e deriatëhershëm do të kalohen nën Skype. Free Software Foundation Europe i këshillon përdoruesit e mëparshëm të Windows Messenger-it ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të përqafuar Standarde të Hapura, të tillë si Jabber (XMPP), në vend se të hidhen te Skype-i. 

    Dhe fituesi i zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme (AP) të Anëtarëve Shok të FSFE-së është…

    19 March 2013

    …Heiki "Repentinus" Ojasild! Koha e zgjedhjeve për postin e drejtuesit të AP-së të Anëtarëve Shok për këtë vit përfundoi më 15 mars dhe qe interesante deri në fund. Albert Dengg që qe gjithashtu kandidat për PN-në e Anëtarëve Shok premtoi se do të jetë afër dhe do të vazhdojë punën e tij të madhe për FSFE-në në këtë fushë. 

    Fushata #ILOVEFS 2013

    21 February 2013

    Çdo vit, më 14 Shkurt njerëzit kremtojnë ditën dashurinë, marrëdhëniet intime me të tjerët... dhe për të tretin vit radhazi, mrekullitë e Software-it të Lirë. Anembanë botës njerëzit shprehin dashurinë e tyre gjatë ditës "E dua software-in e lirë" . Do të donim t’ju falënderonim për pjesëmarrjen, dhe të ndanim me ju disa thënie të bukura, postime blogjesh dhe mikroblogjesh të shkruara nga frymëzimi prej përkushtimit tonë ndaj Software-it të Lirë. Kur programuesit të lexojnë deklarimet tuaja, pa mëdyshje do të gjejnë energji shtesë për të vazhduar veprën e tyre.